Vendimi i GJK për arrestin shtëpiak/ Berisha: I turpshëm, ajo gjykatë është një seksion i PS-së
Në deklaratën për mediat pas daljes nga SPAK-u, kryetari ...

Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, ka zhvilluar një konferencë për mediat lidhur me ftesën e presidentit amerikan, Donald Trump, që Shqipëria t’i bashkohet “Bordit të Paqes” për Gazën.
Spiropali tha se ndërsa Shqipëria mori këtë ftesë nga aleati i saj më i madh, opinioni publik u sulmua nga brenda me ato që ajo i quajti fantazi të opozitës.
Ndër të tjera, ministrja tha se ky zhvillim dërgon mesazhin se në politikën ndërkombëtare të sotme, madhësia gjeografike apo demografike e një vendi nuk është faktor përcaktues, por vlen aftësia për t’i kontribuuar paqes, stabilitetit e sigurisë. Sipas saj, kjo aftësi Shqipërisë i është çmuar prej vitesh.
“Në krye e mbi të gjitha, duhet pranuar se kjo ftesë është një vlerësim i lartë, për rolin e ri që Shqipëria ka marrë ndër vite në çështjet e paqes, sigurisë dhe stabilitetit, në rajonin tonë sigurisht, por edhe në gjirin e organizatave ndërkombëtare. Nuk ka dyshim se ftesa e Presidentit të Amerikës është edhe një vlerësim i drejtpërdrejtë për lidershipin e Kryeministrit Edi Rama, i cili është ftuar personalisht si anëtar i "Bordit të Paqes".
Fatkeqësisht, edhe për një ngjarje me një peshë të tillë, krejt të veçantë për Shqipërinë e vogël, ky lajm i mirë për emrin e Shqipërisë e të shqiptarit në botë, është pasuar nga një lumë marrëzish të derdhura në mexhlisin e informimit publik. Ndërkohë që Shqipëria ftohet si bashkëndërtuese e një mekanizmi të ri ndërkombëtar, i cili synon ndërtimin e paqes së qëndrueshme dhe funksionale në botë, duke nisur me një nga sfidat më të ndërlikuara dhe më të ndjeshme të sigurisë globale, siç është e ardhmja e rripit të Gazës, opinioni publik shqiptar sulmohet nga brenda me gjithfarë fantazish të kundërshtarëve të kësaj qeverie.
Pikërisht në një moment me simbolikë e peshë të veçantë, ku Shqipëria thirret si bashkëthemeluese e një qendre të re diskutimesh e vendimmarrjesh me impakt global, jo në Honolulu, po në Shtëpinë e Bardhë, periferia e skenës sonë politike përndizet a thua se Shqipëria u përjashtua me turp, jo ftua me nderim të posaçëm. Teksa ky zhvillim dërgon gjithashtu mesazhin e Amerikës së re, se në politikën ndërkombëtare të sotme, madhësia gjeografike apo demografike e një vendi nuk është faktor përcaktues, po vlejnë mbi të gjitha autenticiteti, koherenca dhe aftësia për t’i kontribuar paqes, stabilitetit e sigurisë - çka Shqipërisë ia njohin e çmojnë të gjithë prej disa vitesh tanimë - në Tiranë plas marazi e marrin dhenë lloj-lloj tregimesh me miliarda dollarë që do paguakemi për bordin, e me palestinezët që do t'i sillkemi në Shqipëri në këmbim të prezencës sonë në atë bord.
Tamam kur kjo ftesë e drejtpërdrejtë e Presidentit të SHBA për Kryeministrin e Shqipërisë, për t’iu bashkuar Bordit të Paqes si bashkëthemelues, konfirmon forcën dhe besimin e ndërsjellë në partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë pasqyrat mediatike mbushen me shëmbëlltyrat e dëshpërimit opozitar, a thua se në Bordin e Paqes do të ulet partia e një pjese të shqiptarëve, e jo Shqipëria e të gjithë shqiptarëve, kudo janë, në çdo truall ku jetojnë ata që flamur mbi të gjithë flamujt, kanë atë të Skënderbeut e të Ismail Qemalit”, tha Spiropali. /CNA
Në deklaratën për mediat pas daljes nga SPAK-u, kryetari ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqi...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me përplasjen trag...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur në foltoren e sotm...
Ditën e nesërme do të mbahet seanca e parë parlamentare pë...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në ...
Turi i foltores të PD-së është ndalur ditën e sotme në zon...
Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka ndarë në rrjetet s...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të takohet sot...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me ato që i quan “...
Kryeministri Edi Rama, në podcastin e tij “Flasim”, deklar...
Partia Republikane festoi 35-vjetorin e themelimit në një ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e kësaj së di...
Kreu i Shqipëria Bëhet në protestën e sotme para Kryeminis...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha në foltoren e sotme në Lapr...
Foltorja e opozitës është ndalur ditën e sotme në Laprakë....
Drejtuesi politik i Tiranës dhe njëkohësisht deputeti Beli...
Kryeministri Edi Rama është ftuar nga presidenti i SHBA-ve...
Kryeministri Edi Rama ka ngritur një grup pune të përbashk...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, i ka bërë thirrje Diasporës të...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Peqin-Elb...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur ...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Ndërsa viti 2026 është në gjysmën e dytë të tij, bota po p...
Thuhet se Koreja e Veriut ka arritur disa rezultate mbresë...
Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, th...
I dyshuari për sulmin në Berlin Pride u qëllua dhe u vra n...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në malin Elbr...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...