"Mos kalo nga kjo rrugë"/ Si nisi konflikti mes dy vëllezërve në Kavajë që përfundoi në vrasje
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...

Hapet thirrja e dytë për mbështetjen e 2000 familjeve për vendosjen e paneleve diellore për ngrohjen e ujit. Njoftimin e ka bërë të ditur Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Pas suksesit të thirrjes së parë, ku 1981 familje në të gjithë vendin, kanë të instaluara sot në banesat e tyre panelet diellore për ngrohjen e ujit, të subvencionuara në masën 70% nga buxheti i shtetit, tashmë ka nisur puna për thirrjen e dytë. Një masë kjo e cila ndikon drejtpërdrejtë në reduktimin e faturës së energjisë elektrike për familjet që kanë instaluar këtë sistem.
Në zonën e Farkës në Tiranë, ku vizitoi një prej familjeve që përfitoi nga thirrja e parë, Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku sqaroi se thirrja e dytë ka nisur me hapjen e aplikimeve për subjektet e interesuara që ofrojnë këtë shërbim. Me përfundimin e kësaj faze, duke nisur nga data 24 shkurt, do të hapen aplikimet për qytetarët.
“Duke nisur nga dita e sotme 4 shkurt, si dhe herën e parë, ne do të ndajmë këtë proces me dy faza. Duke nisur nga sot të gjitha ato subjekte që dëshirojnë që të ofrojnë shërbime, instalimin dhe panelet diellore për të gjithë familjarët që do të aplikojnë, duhet të fillojnë të aplikojnë në faqen e Agjencisë së Eficiencës së Energjisë.
Dhe më pas nis faza e dytë, në datë 24 shkurt të gjithë abonentët familjarë që kanë dëshirë që të pajisen me këto panele diellore, të cilat subvencionohen 70% nga fondet e krijuara nga Agjencia e Eficiencës së Energjisë mund të fillojnë aplikimin e tyre, duke pasur parasysh se janë të disponueshme 2000 unite për t'u përdorur në këtë paketë të dytë”, sqaroi Balluku.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë shtoi më tej se diversifikimi i burimeve të rinovueshme është strategji kombëtare të cilën Qeveria Shqiptare po e ndjek prej vitit 2019, por ajo çka ne kërkojmë, shtoi më tej Balluku, është përfshirja e të gjithë qytetarëve në këtë strategji e cila do ta çojnë vendon tonë drejt një të ardhme të sigurtë në sektorin energjetik duke e kthyer Shqipërinë në një vend eksportues neto të energjisë deri në vitin 2030. /CNA
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka pritur sot në një ta...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka qenë i pranis...
Drejtuesi i Programit të OECD/SIGMA, Gregor Virant deklaro...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvil...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë sot disa informaci...
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm sot në prezantimin e ra...
Prezantohet sot raporti i monitorimit të OECD/SIGMA në fus...
Dorjan Teliti, Koordinatori për programin ekonomik në PD, ...
Programi i bashkëpunimit zviceran do të ripërshtatet, nuk ...
Komisioneri shtetëror, Ilirjan Celibashi, ka deklaruar sot...
Kryeministri Edi Rama, sot në një bashkëbisedim me qytetar...
Partia Demokatike, në një deklaratë gjatë paradites së sot...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot mbi trendin e largi...
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur komenteve dhe...
Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar sot pak nga ideja që si...
Kryeministri Edi Rama, në një bashkëbisedim me komentuesit...
Kryeministri Edi Rama, sot, në një bashkëbisedim me koment...
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taul...
Drejtuesi politik për Tiranën në PD, Belind Këlliçi i ftua...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në një lidhje tele...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një pa...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...