Të dielën zgjedhjet lokale në 5 bashki të vendit/ Sot heshtje zgjedhore
Ditën e nesërme, datë 9 nëntor 2025, do të zhvillohen zgje...

Zëdhënësja e antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka denoncuar qeverinë për aksionin për ndërtimet pa leje.
Sipas Vangjelit ky është një tjetër show.
Më tej, Vangjeli deklaroi se nëse aksioni do të ishte real, ministrja duhet ta niste punën nga kullat në qendër të Tiranës.
Deklarata e Genta Vangjelit
Pak ditë më parë, Ministrja e Brendshme Albana Koçiu, e shoqëruar nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe drejtoresha e IKMT-së, inskenuan një tjetër ‘show’ publik pranë liqenit të Thatë në Tiranë, për të treguar ‘përkushtimin’ e qeverisë kundër ndërtimeve pa leje.
Nëse ky aksion do të ishte real, Ministrja Koçiu duhet ta kishte nisur punën vetëm pak metra larg zyrës së saj, në qendër të kryeqytetit, aty ku po ngrihen kullë pas kulle.
Le të fillonte nga lejet e ndërtimit apo katet shtesë të ‘Tirana’s Rock’, ‘Book Building’, ‘MET Building Tirana’, ‘Eyes of Tirana’, ‘WEST Residence’, ‘Kulla Pyll’, ‘Kubi i Bllokut’, ‘Bound Tower’ e shumë të tjera.
Pa harruar rezidencat luksoze si Tirana Festival City, Square 21, Fiori di Bosco, Tirana Splendor e dhjetëra projekte të tjera gjigante që kanë rrethuar kryeqytetin me beton dhe para të pista.
Projekti i Edi Ramës për ta mbushur Tiranën me kulla shumëkatëshe është quajtur nga ai vetë ‘vizion europian’, ndërkohë që për qytetarët e thjeshtë ai është kthyer në një lavatriçe gjigante pastrimi parash.
Ndërsa deri në vitin 2018, sheshi qendror i Tiranës ishte i mbrojtur për shkak të vlerës historike. Vetëm pas ndryshimeve të bëra nga qeveria, kufiri i mbrojtjes u zhduk dhe kulla të reja nisën të ngrihen njëra pas tjetrës.
Sot, një metër katror në këto godina kushton deri në 5.000 euro, çmime këto të papërballueshme për banorët e thjeshtë të cilët nuk kanë vend në to, prandaj shumica e tyre janë bosh, shenjë e qartë e pastrimit të parave që po ndodh në sy të të gjithëve.
Kujtojmë se në shtatë vitet e fundit, në Tiranë janë dhënë leje ndërtimi për rreth 12 milionë metra katrorë sipërfaqe banimi e komerciale, një pjesë e madhe e të cilave në qendër të qytetit, ndërsa asnjë aksion i qeverisë nuk guxon të afrohet te kullat.
Arsyeja është e thjeshtë: pas tyre qëndron vetë Edi Rama.
Partia Demokratike i bën thirrje SPAK-ut të hetojë me urgjencë:
Lejet e ndërtimit të dhëna, dhe zbatimi i punimeve në respekt të tyre,
Burimin e fondeve dhe skemat e pastrimit të parave që fshihen pas këtyre projekteve,
Lidhjet midis ndërtuesve dhe funksionarëve të lartë shtetërorë.
Këto ndërtime janë kthyer në simbol të korrupsionit dhe pastrimit të parave në Shqipëri, duke u bërë pjesë e raporteve ndërkombëtare dhe të jehonës negative në mediat botërore.
Ditën e nesërme, datë 9 nëntor 2025, do të zhvillohen zgje...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka ndarë detaje...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi është s...
Partia Socialiste ka mbyllur fushatën elektorale për bashk...
Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia është shprehu...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se paketa fiskale e ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë me dije se opozita do ...
Erion Veliaj nga burgu i Durrësit ku qëndron i mbyllur për...
Erion Veliaj nga burgu i Durrësit do të emërojë nënkryetar...
“Cenoi imazhin e Kuvendit të Shqipërisë”. Me këtë motivaci...
Partia Demokratike ka kërkuar përjashtimin me 10 ditë nga ...
Kandidatët e PS-së për 5 bashki, të cilët do të garojnë në...
Kryeministri Edi Rama i ka dhënë porositë e para kandidate...
Qeveria programon në buxhetin 2026, 823 miliardë lekë të a...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar progres-raportin e BE-s...
Sot në podcast-in e tij "Flasim", kryeministri Edi Rama ka...
Në seancë plenare janë ndërprerë diskutimet dhe është kalu...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka kërku...
Kreu i PD-së, Sali Berisha në një prononcim për mediat ka ...
Zëvendëskryetari i grupit parlamentar të PD-së, Belind Kël...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...