web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Operacion antidrogë në Malësinë e Krujës, Krujë dhe Thumanë

5 Qershor 2026, 08:34, Kronika CNA

Operacion antidrogë në Malësinë e Krujës, Krujë

Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në zonën e Malësisë së Krujës, Nikël dhe Thumanë.

Që në orët e para të mëngjesit, dhjetëra efektivë të policisë së Krujës, të mbështetur nga forca të ardhura nga Tirana, janë angazhuar në kontrolle intensive në terren.

Kontrollet po kryhen në sipërfaqe të hapura, pyje dhe terrene të vështira, me synim identifikimin dhe asgjësimin e çdo parcele të dyshuar.

Operacioni është pjesë e planit të masave për parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike gjatë sezonit aktual, ndërsa monitorimi i territorit është shtuar ndjeshëm në javët e fundit.

Kruja mbetet një nga zonat që kërkon vëmendje të vazhdueshme nga strukturat ligjzbatuese për shkak të problematikave të hasura ndër vite me kultivimin e kanabisit. Për këtë arsye, kontrollet në terren janë bërë më të shpeshta dhe më të detajuara.

Operacioni është ende në zhvillim dhe pritet që pas përfundimit të tij të bëhen të ditura rezultatet konkrete të kontrolleve dhe masat e marra nga policia./ CNA





Lajmet e fundit nga