web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kapet iraniani në Kakavijë/ Ishte në kërkim ndërkombëtar

11 Shtator 2024, 14:53, Kronika CNA
Kapet iraniani në Kakavijë/ Ishte në kërkim
Foto ilustruese

Policia Kufitare e Kakavijës kapi në hyrje të RSH-së, shtetasin iranian të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për 52-vjeçarin me iniciale M. K., lindur në Iran dhe banues në Danimarkë.

Gjykata e Teheranit e ka dënuar 52-vjeçarin me 2 vjet burgim, për veprën penale "Falsifikimi i dokumenteve".

Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet iraniane, për ekstradimin e këtij shtetasi./ CNA





Lajmet e fundit nga