Aksident në Rrugën e Kombit/ Përfundojnë në spital dy persona
Raportohet se pasditen e sotme janë përplasur dy makina në...

Gazetari Artan Hoxha ka folur për komunikimet apo takimet me persona të përfshirë në grupet kriminale.
Në një intervistë, Hoxha ka deklaruar se nuk e trembin kriminelët dhe në shumë raste i është dashur edhe të negociojë me ta.
Gazetari tha se ua njeh taktikat madje dhe është kërcënuar dhe i kanë dërguar vrasës me pagesë por kjo nuk e ndal në profesionin dhe misionin e tij.
Ai tha se lufton për vendin dhe fëmijët e tij dhe ndaj nuk e trembin kriminelët.
Gazetari thekson se kriminelët më të mëdhenj sipas tij janë politikanët.
“Për fat të keq unë i njoh njerëzit e botës së krimit. Nuk kam dashur t’i njoh, por jam detyruar. Edhe kur nuk kam dashur unë t’i njoh më kanë gjetur ata sepse Shqipëria është një vend i vogël. Ndonjëherë më është dashur edhe të negocioj me ta. Ua njoh taktikat, kërcënimet, jam rrezikuar jo një herë, por shumë herë. Më kanë nisur edhe vrasës me pagesë.
Duhet të gjeja atë balancën e duhur dhe të lija atë batutën e famshme që është të filmi “Kumbari” që thotë: Nuk është asgjë personale, është çështje biznesi. Pra unë jam në këtë punë që mos ngatërrohem me bizneset e tyre. Pra mos hysh në marrëveshje me ta. Sepse nëse bëhesh palë me ndonjë prej tyre, je automatikisht i rrezikuar nga grupi tjetër. Deri aty je si një pozicionin e arbitrit në një ndeshje volejbolli. Je ulur në një karrige dhe shikon ndeshjen, mban shënim, mundohesh ta kuptosh se kush po fiton, duhet të gjesh ku po bëhet intriga, ku bëhet hileja, duhet të sqarosh opinionin. publik, ta ekspozosh fenomenin, të bësh apel që duhet reaguar. Unë kam pasur mundësi pafund për të ikur nga ky vend, për të pasur një jetesë më të mirë.
E kam bërë emigracionin shumë shpejt që në 1991-shin. Kam pasur mundësi shumë te mira që t’i rrisja fëmijët e mi në vendet e Bashkimit Evropian dhe të mos kisha këtë stres që kam. Të gjithë më shohin në rrugë, unë jam me duar në xhepa. Nuk kam as badigardë. Neve na ruan vetëm profesioni dhe profesionalizmi në punën që bëjmë. Unë lëviz me duar në xhepa, mund të më gjesh në autobusin e unazës, në një taksi, jam në rrugë pikërisht sepse kam ndjekur profesionin tim. Në momentin që unë jetoj në këtë vend, po rris fëmijët e mi në këtë vend, unë mendoj që duhet të luftojmë për këtë vend. Shpeshherë më pyesin njerëzit:
A nuk ke frikë? Po të kisha prona, do kujdesesha për pronat që kam, por nuk i kam ato. Prona e vetme që kam është flamuri dhe unë luftoj për atë flamur kuqezi. Ky është vendi ynë dhe askush përveç nesh, asnjë ambasador, sekretar shteti, president i një vendi të huaj nuk do ta bëjë këtë vend. Këtë vend do ta bëjmë ne. Dhe që fëmijët e mi mos qeverisen nesër nga fëmijët e këtyre politikanëve maskarenj dhe kriminelëve gjakatarë, ne duhet të luftojmë vetë. Unë bëj luftë çdo ditë. Fëmijët i kam të rritur, tani janë në një moshë delikate se kanë kaluar adoleshencën dhe unë bëj luftë që mos ikin. Këtu është shumë e vështirë, sidomos kur zgjedh këtë rrugë.
Shpërblimi më i madh që merr sot është kur del në rrugë, kur shkon në çdo cep të Shqipërisë, vjen një njeri që nuk e ke takuar kurrë, të respekton, të paguan edhe kafenë, bën një foto. Ky është shpërblimi më i madh në punën që ne kemi zgjedhur dhe unë besoj fort që ne mund ta bëjmë dhe do ta bëjmë Shqipërinë. Unë luftoj që ta bëj alarmante këtë situatën me kriminelët që të ndërhyjmë shpejt, për të mbrojtur këtë Shqipëri turistike. Nuk vendosin ata për vendin tonë, vendosim ne. Ne duhet të përballemi me të keqen. Mes krimit të organizuar dhe politikanëve, kriminelët më të mëdhenj për mua janë politikanët. Por mos ishte kjo klasë politike, nuk do kishim këtë kriminalitet”, tha gazetari./ CNA
Raportohet se pasditen e sotme janë përplasur dy makina në...
Në një episod të zbërthyer nga bisedat e koduara nga SKYEC...
Shtetasi A.T, 53-vjeç ka tentuar të vetëvritet me kallashn...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e kërkuar nga Erzen Br...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Arbrit, ku mës...
Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një 19-vjeçar ...
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar...
Zhdukja e të shumëkërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinaj,...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, zbuloi gabimin fatal t...
Policia e Tiranës ka ndaluar të riun me iniciale R.M.,...
Policia e Vlorës ka arrestuar një 39-vjeçar me inicial...
Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm, në...
Autoritete italiane në bashkëpunim me SPAK kanë kryer ...
Të tjera detaje janë zbuluar nga arrestimi i efektivit...
Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim prit...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rret...
Një aksident është regjistruar këtë të hënë rreth orës...
Një shqiptar i shpallur në kërkim që prej vitit 2015 ë...
Rreth orës 22:00, Policia e Kavajës është njoftuar se shte...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sauk. ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...