Gjermania zgjat mandatin e KFOR-it në Kosovë
Parlamenti gjerman miratoi të premten pasdite (8.07.2022) ...

Ambasadorja amerikane në Shkup, Kate Marie Byrnes, përmes një letre të hapur drejtuar qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, i ka bërë thirrje Maqedonisë së Veriut që të pranojë propozimin e Francës për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, gjë që do t’i hapte derë integrimit europian.
Në letrën e hapur, ambasadorja Byrnes ka thënë se “populli dhe institucionet e këtij vendi (Maqedonisë së Veriut) kanë mbështetjen e fuqishme të SHBA-së në rrugëtimin drejtë BE-së, për marrjen e një vendimi, i cili sado që mund të jetë i rëndë, është i rëndësishëm për të ardhmen e vendit”.
“Anëtarësimi në BE do ta bëjë vendin tuaj më të fortë. Anëtarësimi në një organizatë ndërkombëtare, aq më pak pjesëmarrja në ato procese, është punë e vështirë dhe vjen me vendime të vështira... Por, pranimi i këtij propozimi do të thotë që më në fund do të keni një vend në tryezën e negociatave të anëtarësimit. I vendos vendet anëtare të BE-së, shumë prej të cilave janë partnere dhe aleate tuaj të ngushta, në një dhomë me ju... Pasi të filloni negociatat, do të keni më shumë mjete dhe falë metodologjisë së re, qasje më të hershme në fondet dhe programet e BE-së – të cilat mund t’i përdorni për të realizuar qëllimet tuaja dhe për të ndërtuar të ardhmen që dëshironi për veten dhe fëmijët tuaj”, ka shkruar ambasadorja amerikane.
Sipas saj, propozimi i ri francez nuk cenon gjuhën dhe identitetin maqedonas dhe se përmbajtja e tij më shumë është teknike.
“Ai (propozimi) njeh gjuhën dhe identitetin maqedonas dhe i mbron ato nga sfidat e mëtejshme. Megjithëse mund të mos jetë i përsosur, propozimi bën atë që është e domosdoshme: mbron interesat tuaja thelbësore dhe nis negociatat dhe procesin dinamik të shqyrtimit. Në këndvështrimin tonë pragmatik, ai përfaqëson realisht mundësinë më të mirë për ta çuar, më në fund, vendin tuaj përpara në rrugën e tij drejt BE-së, duke forcuar kontrollin mbi të ardhmen tuaj”, vlerëson Byrnes.
Ajo shton se “zgjedhja për të ecur përpara është vendimi juaj si një komb sovran – dhe ne e dimë se është një zgjedhje e vështirë”.
“Në tryezën e bisedimeve, nëse mendoni se shqetësimet tuaja nuk po trajtohen, mund të bëni zgjedhje të tjera. Ju duhet të bëni hapin e parë për të arritur në të dytin”, thotë ambasadorja amerikane, Kate Marie Byrnes, në letrën e hapur drejtuar qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.
Të mërkurën edhe Presidenti i Francës, Emanuel Makron, përmes një letre i është drejtuar qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e propozimit francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarisë, i cili sipas Makronit, i hap rrugën integrimit europian.
“Një mundësi historike po hapet, zgjedhja është e juaja”, u tha qytetarëve maqedonas presidenti francez Makron, në letrën e publikuar të enjten nga ambasada franceze në Shkup.
Makron nuk pretendon se propozimi francez është i përsosur, por thotë se e fut vendin në Bashkimin Europian.
Në propozimin francez gjuha maqedonase definohet si e tillë, pra gjuhë maqedonase pa sqarime plotësuese apo fusnotë, ndërkohë që apostrofohet se Bashkimi Europian do t’i notojë deklaratat e dy shteteve, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, në raport me gjuhën.
Po ashtu në këtë propozim thuhet që Maqedonia e Veriut duhet të “nisë dhe të arrijë si çështje me prioritet ndryshimet kushtetuese, me qëllim përfshirjen në Kushtetutë të qytetarëve që jetojnë brenda kufijve të shtetit dhe që janë pjesë e njerëzve të tjerë, si bullgarët”.
Propozimi francez është mbështetur nga Bullgaria, e cila edhe vendosi të heqë veton ndaj Shkupit për nisjen e bisedimeve me BE-në, të cilën e kishte vendosur në nëntor të vitit 2020.
Partitë qeverisëse në Shkup mbështetin propozimin francez, por ai kundërshtohet nga opozita maqedonase e cila për çdo ditë po organizon protesta, të cilat u përshkallëzuan edhe në dhunë nëpër rrugët e Shkupit. REL
Parlamenti gjerman miratoi të premten pasdite (8.07.2022) ...
Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia japoneze, pasi d...
Ministrat e ekonomive më të mëdha në botë (G20) kanë s...
Ndërkohë që shumica e vendeve të Bashkimit Europian ka...
Zëvendëssekretari i Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geo...
Në Bosnje e Hercegovinë nisi të premten Marshi i përvitshë...
Një influencuese e njohur nga Maqedonia e Veriut, vajza e nj...
Ka ndërruar jetë në spital ish-kryeministri japonez, Shinz...
Presidenti rus Vladimir Putin kritikon Perëndimin se p...
Gara për të zëvendësuar Boris Johnsonin në postin e kr...
Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, është qëlluar...
Zëvendës sekretari i NATO-s, gjeneral Mircea Geoana, v...
Basketbollistja amerikane, Brittney Griner, pranoi fajësin...
Qeveria e Maqedonisë së Veriut njoftoi se në seancën e së ...
Biznesmeni Alush Koka, babai i shqiptarit të arrestuar...
Forcat ruse kontrollojnë tashmë rreth 22 për qind të t...
Deri më 24 shkurt, kur Presidenti Vladimir Putin urdhë...
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, në n...
Eurodeputetja dhe Raportuesja për Kosovën në Parlament...
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, në një d...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...