Kosova pa Kuvend dhe pas 28 tentativash
Deputetët e Kosovës kanë dështuar për herë të 28-ë të kons...

Shtetasi amerikan, Joseph Tater është larguar nga Rusia, pasi është mbajtur në Moskë prej gushtit të vitit të kaluar, nën akuzat për abuzim të stafit të hotelit – çka ai e ka mohuar – dhe më pas është zhvendosur në një klinikë psikiatrike, ka raportuar agjencia ruse e lajmeve TASS.
Tater është ndaluar në Moskë më 12 gusht 2024, nën akuzën e “huliganizmit” dhe është mbajtur në burg për 15 ditë. Ndalimi i është vazhduar pasi Komiteti rus i Hetimeve, ka nisur të hetojë një akuzë më serioze, atë të përdorimit të dhunës kundër një zyrtari policor.
Më 6 prill, një gjykatë e ka urdhëruar Taterin të zhvendoset nga një qendër ndalimi për trajtim të detyrueshëm psikiatrik. Sipas medias shtetërore, gjykata ka thënë se ai nuk është penalisht përgjegjës për veprimet e tij, pasi është diagnostikuar me çrregullime mendore.
Sipas TASS-it, Tater është lëshuar prej klinikës psikiatrike më 6 qershor.
Disa burime kanë thënë për agjencinë ruse se klinika nuk ka pasur arsye që të mbajë Taterin dhe e ka liruar për trajtim jospitalor.
TASS ka thënë se Tater nuk është më në Rusi, por që nuk dihet vendndodhja e tij
Ambasada amerikane në Moskë dhe as Departamenti amerikan i Shtetit nuk kanë komentuar për këtë rast.
Më herët, agjencia e lajmeve Reuters e ka cituar një burim të Kremlinit të ketë thënë se Tater ka qenë njëri prej nëntë amerikanë që po mbahen në Rusi, që Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar t’i përfshijnë në këmbim të të burgosurve.
Ky informacion ka ardhur pasi këshilltari i Kremlinit për politikë të Jashtme, Yuri Ushakov ka thënë se këmbimi është diskutuar mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe presidentit rus, Vladimir Putin, në bisedën e tyre telefonike të zhvilluar më 20 maj.
Uashingtoni dhe Moska veçse i kanë kryer dy këmbime të të burgosurve, prej kur Trump e ka nisur mandatin në janar.
Në prill, shtetasja ruso-amerikane, Ksenia Karelina, e cila ishte burgosur në Rusi për dhënie donacioni prej 51 dollarësh për një qendër bamirësie ukrainase, por me bazë në SHBA, është liruar në këmbim të Arthur Petrovit, shtetas gjermano-rus, që dyshohet të ketë eksportuar mikroelektronikë sensitive.
Në shkurt, Shtetet e Bashkuara e kanë liruar kriminelin kibernetik rus, Aleksandr Vinnik në këmbim të mësuesit amerikan, Marc Fogel./ REL
Deputetët e Kosovës kanë dështuar për herë të 28-ë të kons...
Të paktën tre persona janë vrarë dhe 17 të tjerë janë plag...
Mëngjesin e 12 majit, në një shtëpi në një qark në veriper...
Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet ...
Si të përgatitemi për një takim me Presidentin e SHBA-së D...
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka dhënë një intervistë p...
Bashkimi Evropian ka ofruar mbështetje për Gjykatën Ndërko...
Vendet e Bashkimit Evropian e kanë miratuar një plan që u ...
Organizata ndërkombëtare policore (Interpol) ka thënë se 2...
Zgjati pothuajse një vit. Ishte 13 qershori i vitit 2024 k...
Përçarja midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe ish...
Ambasadori rus në Londër, Andrei Kelin, ka thënë se sulmet...
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gat...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të propo...
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi ...
Suedia ka arritur një marrëveshje me Estoninë për të streh...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të enjten se...
Friedrich Merz, kancelari gjerman i sapoinauguruar, ndodhe...
Udhëheqësi serb i Bosnjës, Milorad Dodik, nuk e ka apeluar...
Presidenti amerikan Donald Trump foli në telefon me homolo...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një shtetas 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi p...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Presidenti rus Vladimir Putin është në pushtet prej 26 vit...
Të shtëna me armë zjarri shpërthyen në Ohio të SHBA-së në ...
Qytetarët e Kosovës do të përpiqen sot t’i japin drejtim n...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...