Goditet nga një dron baza ushtarake italiane në Kuvajt
Një bazë ushtarake italiane në Kuvajt, e përdorur së bashk...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për ndarjen nga jeta të filozofit dhe sociologut gjerman me famë botërore, Jurgen Habermas.
Në postimin e tij në rrjetet sociale, Kurti shkruan se përveçse si filozof dhe sociolog, Habermas do të kujtohet edhe për kontributin e tij si polemist në debatet shoqërore që shënjuan formësimin e identitetit etiko-politik të Gjermanisë dhe Europës pas-naziste.
Filozofofi i shquar mbrojti bombardimet e NATO-s në Kosovë në vitin 1999, ku sipas tij kjo ndërhyrje kishte gjithë legjitimitetin e nevojshëm moral.
Kryeministri i Kosovës shprehet se dje u nda nga jeta një social-demokrat europianist që mbronte me zell idenë e një Europe të bashkuar e demokratike nën idealet e të drejtave të njeriut, lirisë, barazisë e solidaritetit.
Reagimi i plotë:
Me keqardhje mësuam dje për shuarjen e Jürgen Habermasit, një prej mendimtarëve më të shquar bashkëkohor. Një intelektual poliedrik që nuk i përtoi asnjëherë diskutimeve filozofike e politike, duke praktikuar gjithnjë besimin e palëkundur të tij në forcën e vetme të arsyeshme, atë të argumentit më të mirë. Kontributet e tij filozofike prekin të gjitha lëmitë tradicionale të hulumtimit filozofik, nga filozofia praktike tek ajo teorike, ani se më i njohur ishte gjithnjë për lëvrimet e tij në fushat tradicionale të së parës, pra ato të etikës dhe të filozofisë sociale e politike. Sidoqoftë, duke qenë një njeri i letrave në traditën më të mirë të Iluminizmit europian, një kapelë e vetme profesionale nuk i ra tamam asnjëherë. Sociologjia, ekonomia politike, dhe politologjia ishin disiplina ku Habermasi u ndie si në shtëpinë e vet po aq sa në katedrën e filozofisë. Mu për këtë arsye, neo-kantianizmi i tij dallonte jo pak nga ai i sivëllait të tij amerikan, John Rawls. Kanti i Habermasit është një Kant që ka shkuar në shkollë me mendimin shoqëror, historik e politik të Hegelit, Marksit e Weberit. Në fakt, nuk mund të ishte ndryshe për një student të Adornos e Horkheimerit, dy themeluesve të famshëm të Shkollës së Frankfurtit, që promovonin një teori kritike shoqërore të mbështetur në studime ndërdisiplinare të informuara si nga tradita e hulumtimit filozofik ashtu edhe ajo e teorisë shoqërore e politike. Përveçse si filozof e sociolog, do të kujtohet gjithashtu për kontributin e tij si polemist në debatet shoqërore që shënjuan formësimin e identitetit etiko-politik të Gjermanisë dhe Europës pas-naziste. Këto polemika i zhvillonte gjithnjë në frymën e demokracisë deliberative dhe duke e kuptuar vetveten si njëri nga qytetarët e kurrsesi si ekspert i privilegjuar.
Për publikun e gjerë shqiptar, Habermasi do të bëhej i njohur pikërisht në rolin e polemistit dhe intelektualit publik që nuk dinte të qëndronte indiferent ndaj temave të nxehta të ditës. Në fund të shekullit të kaluar, kur ne po kalonim ditët më kritike si popull i kërcënuar ekzistencialisht nga Jugosllavia e Tretë, përkatësisht Serbia e Millosheviqit, dhe kur opinioni botëror ishte i ndarë më dysh në lidhje me ndërhyrjen ushtarake të NATO-s, Habermasi arriti ta shquante dallimin thelbësor të kësaj ndërhyrjeje. Ndonëse e paautorizuar nga Këshilli i Sigurimit, sipas Habermasit, ndërhyrja e NATO-s në luftën e Kosovës kishte gjithë legjitimitetin e nevojshëm moral. Andaj, sipas tij, ajo do duhej të shërbente si nxitës për një reformë të mirëfilltë të OKB-së dhe të mbarë sistemit të marrëdhënieve ndërkombëtare në drejtim të krijimit të një rendi botëror ku zbatimi i Konventës së Gjenevës për parandalimin dhe ndëshkimin e gjenocidit do të shndërrohej në një obligim të mirëfilltë ligjor të bashkësisë ndërkombëtare. Që tragjedia e kosovarëve të mos përsëritej, argumentonte ai, do duhej të ecnim në drejtim të asaj që ai e quante “kushtetutëzim” të ligjit ndërkombëtar.
Por dje humbëm edhe një social-demokrat europianist që mbronte me zell idenë e një Europe të bashkuar e demokratike nën idealet e të drejtave të njeriut, lirisë, barazisë e solidaritetit. Tani që kjo ide ndodhet nën kërcënime të llojllojshme, zëri i Habermasit do t’i mungojë të majtës mbarë europiane. Megjithëkëtë, jam i bindur se vepra e tij do të mbetet një referencë e rëndësishme gjersa ballafaqohemi me sfidat e së ardhmes. /CNA
Një bazë ushtarake italiane në Kuvajt, e përdorur së bashk...
Papa Leo ka bërë sot thirrje për një armëpushim të menjëhe...
Ukraina dëshiron para dhe teknologji në këmbim të dhënies ...
Vijojnë sulmet mes Izraelit dhe Iranit. Pamjet e reja këtë...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka dekla...
Ushtria e Iranit ka kërcënuar se do ta “ndjekë dhe do ta v...
Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump ka hedhur...
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Arghchi thotë se nuk ka...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar në lidh...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është shprehur ...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i ka ...
Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një tjetër thirrj...
Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) kanë paralajmëruar se një...
Sulme me dronë dhe raketa goditën shënjestrat në Bagdad dh...
Ambasada amerikane në Bagdad u ka bërë thirrje qytetarëve ...
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi ka paralajmëru...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbledhur kabinetin ...
Grupi i armatosur palestinez Hamas i ka bërë thirrje Irani...
Jurgen Habermas, filozof dhe sociolog gjerman me famë botë...
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja ...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Peqin-Elb...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur ...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Ndërsa viti 2026 është në gjysmën e dytë të tij, bota po p...
Thuhet se Koreja e Veriut ka arritur disa rezultate mbresë...
Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, th...
I dyshuari për sulmin në Berlin Pride u qëllua dhe u vra n...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në malin Elbr...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...