web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbatimi i Ligjit për të Huajt në Kosovë/ Vuçiç: U shmangën konflikte më të mëdha në rajon

14 Mars 2026, 21:29, Kosova & Bota CNA

Zbatimi i Ligjit për të Huajt në Kosovë/

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar në lidhje me zbatimin e Ligjit për të Huajt në Kosovë. Vuçiç u shpreh se vendimi i qeverisë së Kosovës është një lehtësim për popullin serb. Gjithashtu ai falënderoi evropianët për shmangien e çdo përshkallëzimi.

“Edhe pse nuk ka zgjidhje të bukura dhe të lehta, interpretime të ndryshme dhe gjithçka tjetër, kjo është prapëseprapë një lehtësim për ta. Jam mirënjohës për përpjekjet e evropianëve që donin të shmangnin një katastrofë dhe konflikte më të mëdha në këtë moment”, tha Vuçiç.

Qeveria e Kosovës, pas një takimi me të dërguarin e BE-së për dialogun, Peter Sorensen, u dakordësua që pjesëtarët e komunitetit serb pa dokumente kosovare të kenë mundësi të marrin leje të përkohshme qëndrimi prej 12-muajsh, si dhe të kenë përkohësisht si mjet identifikimi letërnjoftimet e lëshuara nga autoritetet serbe. 

Ndërkohë pas këtij vendimi, reagoi edhe shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e cila tha se është e gatshme ta ndërmjetësojë së shpejti një takim të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë. /CNA





Lajmet e fundit nga