Zgjedhjet daneze si test/ A mund të bëhet Groenlanda shteti i ri i SHBA-së?
Vota e Groenlandës në zgjedhjet parlamentare të Danimarkës...

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, mbrojtja e Hashim Thaçit nisi të hënën të marrë në pyetje dëshmitarin e parë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), në gjykimin ndaj Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit për pengim të drejtësisë.
Dëshmitari, i cili kishte nisur dëshminë më 27 shkurt si i ftuari i parë i Prokurorisë në këtë rast, u mor në pyetje nga avokatja e Thaçit, Sophie Menegon. Në gjykatore u bë e ditur se ai është pjesë e stafit të Prokurorisë.
Seanca, që nisi në orën 9:30, herë pas here kaloi në pjesë të mbyllura për publikun.
Gjatë seancës, Menegon u fokusua në procedurat që lidhen me dëshmitarët në rastin tjetër ndaj Thaçit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, duke argumentuar se disa prej tyre e kanë bërë vetë publik faktin se janë ftuar për të dëshmuar.
Si shembuj ajo përmendi Rrustem Mustafën, të njohur si Remi, Bislim Zyrapin, Sylejman Selimin dhe Shukri Bujën. Për të tre, Menegon tha se kishin deklaruar vetë në media se ishin ftuar për të dëshmuar në Hagë.
Dëshmitari i Prokurorisë tha se ata nuk ishin vendosur nën masa mbrojtëse, pasi ishin figura publike dhe kanë folur më herët publikisht për këto çështje.
Në seancën e 27 shkurtit, i pyetur për procedurat, ai kishte thënë se dëshmitarët zakonisht udhëtojnë për në Hagë 7–10 ditë para datës së dëshmisë, për t’u përgatitur duke analizuar deklaratat e mëhershme dhe materiale të tjera. Sipas tij, dëshmitarët kanë të drejtë të korrigjojnë ose ndryshojnë dëshminë e tyre.
Sipas aktakuzës, për disa muaj gjatë vitit 2023, të akuzuarit kanë ndërhyrë në çështjen gjyqësore ndaj Thaçit dhe tre ish-eprorëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Në seancën paraprake, Thaçi, Smakaj, Kilaj, Fazliu dhe Kuçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi ta.
Në deklaratën hyrëse, Prokuroria ka thënë se Thaçi ka udhëhequr tri grupe në përpjekje për të ndikuar dëshmitarë të caktuar në rastin e parë kundër tij.
Ajo ka deklaruar se posedon dëshmi, përfshirë audio-incizime të realizuara në qendrën e paraburgimit në Hagë, ku pretendohet se Thaçi udhëzon të akuzuarit që të ndikojnë që dëshmitarë të caktuar, përfshirë edhe të mbrojtur, të ndryshojnë dëshminë e tyre. Prokuroria ka thënë gjithashtu se te disa nga të akuzuarit janë gjetur materiale që dyshohet se u janë dhënë nga Thaçi.
Thaçi, ish-president i Kosovës, akuzohet edhe për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, së bashku me tre ish-eprorë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Të katërtit i kanë mohuar akuzat.
Në këtë rast, nga java e kaluar janë duke u zhvilluar deklaratat përmbyllëse, gjatë të cilave mbrojtja argumentoi se nuk ekzistojnë prova të mjaftueshme për krimet e pretenduara, ndërsa Prokuroria kërkoi që të katërtit të shpallen fajtorë.
Pas përmbylljes së deklaratave, çështja do të kalojë te trupi gjykues, i cili ka afat tre muaj për të marrë një vendim ose mund të kërkojë zgjatjen e këtij afati.
Njoftimi i sotëm vjen në ditën kur Kosova shënon 18-vjetorin e pavarësisë, ndërsa pritet edhe një protestë që do të adresojë, sipas organizatorëve, trajtimin e padinjitetshëm të të akuzuarve në Hagë. /REL
Vota e Groenlandës në zgjedhjet parlamentare të Danimarkës...
Qeveria libaneze ka njoftuar se ka ndaluar aktivitetet ush...
Konflikti përhapet në Liban Në orët e para të së hënës, I...
Një sulm i dytë është nisur drejt një baze ushtarake brita...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (CENT...
Rafael Grossi, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkom...
Qytete të Gjirit Persik kanë përjetuar një mëngjes të traz...
Komisioni Rregullator i Aviacionit Civil të Jordanisë ka n...
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) nuk ka a...
Një zëdhënës i ushtrisë izraelite ka folur lidhur me sulme...
Dy ditë më parë u konfirmua se Udhëheqësi Suprem Ali Khame...
Kufijtë e konfliktit në Lindjen e Mesme vijojnë të zgjeroh...
Sulmi i fundit i Hezbollahut ndaj Izraelit ka vendosur Lib...
Gjermania nuk do të marrë pjesë aktive në veprimet ushtara...
Pasagjerët u detyruan të evakuoheshin të dielën nga Aeropo...
Sekretarja e Jashtme e Mbretëria e Bashkuar, Yvette Cooper...
Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës është shprehur se n...
Familjet që jetojnë në një bazë ushtarake britanike në ish...
Sulmet ndaj Iranit dhe kundërsulmet e tij hakmarrëse ka të...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, k...
Tenderi 50 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve rrugore ...
Sot do të sjellim një tjetër shkrim ku zbërthehet pasuria ...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar sonte në rrugën ...
Gjatë kontrolleve të kryera nga Policia e Shtetit për zhur...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Sektori publik mori rolin kryesor në thithjen e forcës së ...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Qeveria e Austrisë njoftoi të hënën se planifikon të rrisë...
Të shtëna me armë janë shënuar sot jashtë konsullatës amer...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se mund të urd...
Pentagoni rishikoi bilancin zyrtar të viktimave nga lufta ...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ministria e Financave do të zhvillojë javën e ardhshme rih...
Pas rritjes së fortë të kursimeve në vitet pas pandemisë, ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...