Tërmeti i fuqishëm godet Indonezinë/ Një person humb jetën
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 goditi Detin Molucc...

Ligjvënësit e Kosovës i kanë ratifikuar të enjten një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare, të cilat kapin vlerën e miliona eurove.
Ratifikimi i tyre vjen pas vonesave të shkaktuara nga pezullimi i punës së Kuvendit gjatë marsit, si pasojë e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, lidhur me një dekret të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e legjislaturës së dhjetë, i cili u rrëzua dhe ligjvënësit rifilluan punën.
Marrëveshjet e rëndësishme ndërkombëtare mund të miratohen vetëm me votat e 2/3 të deputetëve të Kuvendit me 120 vende.
Marrëveshjet e së enjtes u miratuan me votat e Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe nga një pjesë e pakicave, ndërsa deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e braktisën sallën paraprakisht, si shenjë pakënaqësie ndaj mosfutjes së një rezolute si pikë të parë të rendit të ditës.
Në mesin e marrëveshjeve që kaluan të enjten është edhe ajo për kredinë mes Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Energjia Diellore Fotovoltaike” në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), në vlerë prej 33 milionë eurosh.
Vlera e katër prej këtyre marrëveshjeve, duke përfshirë edhe atë me Bankën Evropiane për Investime, shkon në 121 milionë euro.
Banka Evropiane e Investimeve i kishte thënë Radios Evropa e Lirë në mars se ratifikimi i marrëveshjes “ishte i nevojshëm për ofrimin e financimit të propozuar”.
“Ratifikimi i marrëveshjes do t'i mundësonte Kosovës të ecë përpara me ndërtimin e njërit prej centraleve të saj më të mëdha fotovoltaike diellore, me një kapacitet deri në 100 megavatë. Projekti pritet të forcojë sigurinë energjetike të vendit duke rritur pjesën e energjisë së rinovueshme të prodhuar në vend dhe duke zvogëluar varësinë nga gjenerimi me bazë qymyri. Ai gjithashtu do të mbështeste qëllimet më të gjera të tranzicionit të gjelbër të Kosovës, pasi centrali pritet të gjenerojë rreth 169 gigavatë energji elektrike në vit dhe do t'i ulte ndjeshëm emetimet e dyoksidit të karbonit sapo të vihet në funksion”, thuhej në përgjigje.
E një zëdhënës nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) i kishte thënë Radios Evropës së Lirë se çdo vonesë në ratifikimin e dy marrëveshjeve të kredisë do të “mund të çonte në vonesa në kontraktimin dhe zbatimin e punimeve”.
Marrëveshjet me BERZH-in kapin vlerën e 75 milionë eurove.
Ndërkohë, Kuvendi dështoi t’i ratifikojë katër marrëveshje të tjera ndërkombëtare pasi deputetët opozitarë nga Partia Demokratike e Kosovës nuk ishin aty, ndërsa deputetët e LDK-së nuk pranuan që ato të procedoheshin në mënyrë të përshpejtuar siç kërkuan deputetët e partisë në pushtet./REL
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 goditi Detin Molucc...
Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka bërë thi...
Çmimet e naftës u rritën dhe aksionet shënuan rënie ditën ...
Rritja e çmimeve të karburantit si pasojë e luftës në Iran...
Presidenti amerikan Donald Trump, në një deklaratë lidhur ...
Ambasada amerikane në Irak ka paralajmëruar se grupet mili...
Misioni historik Artemis II i NASA-s, i pari që udhëton dr...
Mediat iraniane po raportojnë se Kamal Kharrazi, një zyrta...
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir, tha në nj...
Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom) ka bërë një përditësi...
Një zjarr masiv ka shpërthyer në rezervuarët e karburantit...
Ministria e Jashtme e Iranit thotë se pretendimi i Preside...
Partitë kryesore politike në Kosovë ende nuk kanë bërë ndo...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se “vija e ...
Papa Leo XIV shprehu shpresën se lufta SHBA-Izrael kundër ...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se presidenti ...
Me 20 për qind të naftës botërore që nuk mund të kalojë në...
Një ngjarje tragjike raportohet se ka ndodhur në Krime ku ...
Senati francez ka votuar këtë mbrëmje për të ndaluar media...
Irani është i përgatitur për të paktën gjashtë muaj luftë....
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Qytetarët e Kosovës do të përpiqen sot t’i japin drejtim n...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...