Papa Leo kërkon që lufta SHBA-Izrael kundër Iranit të marrë fund për Pashkë
Papa Leo XIV shprehu shpresën se lufta SHBA-Izrael kundër ...

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se “vija e finishit” në luftën me Iranin është në horizont, dhe sapo konflikti të përfundojë, Shtetet e Bashkuara do të “rishikojnë” raportet e tyre me NATO-n, pasi disa shtete europiane refuzuan ta mbështesnin konfliktin me Iranin.
Në një intervistë për "Fox News", Rubio tha se “ka bisedime që po zhvillohen” për t’i dhënë fund luftës, me mundësinë “e një takimi direkt në një pikë”.
“Ne mund ta shohim vijën e finishit. Nuk është sot, nuk është nesër, por po vjen”, tha ai, duke mos elaboruar.
Shanset për një marrëveshje për përfundimin e luftës, që nisi më 28 shkurt, janë rritur ditët e fundit.
Presidenti iranian, Masud Pezeshkian, tha më 31 mars se vendi i tij ka “vullnetin e nevojshëm” për të përfunduar konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin, duke u bazuar në kushte të tilla sikurse garancitë e sigurisë.
Shtetet e Bashkuara thanë javën e kaluar se kanë paraqitur një plan 15-pikësh që përfshin çmontimin e ndërtesave bërthamore të Iranit, kufizimin e kapaciteteve të tij raketore dhe përfundimin e mbështetjes për forcat aleate rajonale.
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha më 31 mars se luftimet mund të përfundojnë brenda dy deri në tri javësh, duke forcuar më shumë besimin se një zgjidhje ka mundësi që të arrihet.
“Po këmbehen mesazhe, ka bisedime. Ka mundësi për një takim të drejtpërdrejtë në një pikë”, tha Rubio.
Duke folur përtej përfundimit të luftës, Marco Rubio tha se “fatkeqësisht” administrata e Trump-it do të duhet të “rishikojë vlerën e NATO-s dhe të aleancës për vendin tonë”.
Rubio dhe zyrtarë të tjerë amerikanë më parë kanë vënë në dyshim vlerën e aleancës nëse SHBA-ja nuk mund të përdorë lirshëm bazat në vendet aleate për të mbrojtur interesat e saj.
“Nëse tani kemi arritur në një pikë ku aleanca e NATO-s do të thotë… se nuk mund të përdorim më ato baza për të mbrojtur interesat e Amerikës, atëherë NATO është një rrugë njëkahëshe”, tha Rubio.
Disa aleatë europianë kanë refuzuar të përfshihen drejtpërdrejt në konflikt, në të cilin ka pasur sulme të përditshme amerikane dhe izraelite ndaj Iranit. Teherani është kundërpërgjigjur duke lëshuar raketa dhe dronë drejt objektivave në Lindjen e Mesme.
Irani, de facto, po ashtu ka bllokuar Ngushticën e Hormuzit, një rrugë ujore kyç që përdoret për transportin e rreth 20 për qind të naftës dhe gazit në botë, dhe ka goditur disa anije, pavarësisht se është përballur me sulme ajrore që kanë shkatërruar kapacitetet ushtarake të Teheranit.
Raportimet e mediave këtë javë pretenduan se Spanja dhe Italia – anëtare të NATO-s – kishin refuzuar që të jepnin leje që aeroplanët ushtarakë amerikanë të përdornin bazat e tyre ajrore për operacione ushtarake në Iran.
Presidenti Trump më 31 mars kritikoi ashpër Francën dhe Britaninë, dy aleatet më të afërta të SHBA-së, duke i akuzuar për mosmbështetjen e Uashingtonit dhe duke i thënë botës: “Shkoni, merreni vetë naftë” dhe “Mësoni të luftoni për veten tuaj”.
Trump tha se po e shqyrton seriozisht tërheqjen e SHBA-së nga NATO-ja, raportoi më 1 prill The Telegraph. Në një intervistë për këtë të përditshme britanike, Trump e quajti aleancën ushtarake perëndimore “tigër prej letre”.
“NATO-ja asnjëherë s’më ka mbushur syrin. Gjithmonë e kam ditur se është një tigër prej letre dhe [presidenti rus, Vladimir] Putin e di këtë po ashtu”, citohet të ketë thënë Trump.
Kryeministri britanik, Keir Starmer, iu përgjigj kritikave të Trumpit ndaj Britanisë dhe aleatëve të tjerë të NATO-s për mosmbështetjen e operacionit ushtarak amerikan në Iran.
“Pa marrë parasysh presionin mbi mua dhe të tjerët, pa marrë parasysh zhurmën, unë do të veproj në interesin kombëtar të Britanisë në të gjitha vendimet që marr”, tha Starmer gjatë një konference për media në Londër më 1 prill.
“Dhe, kjo është arsyeja pse kam qenë absolutisht i qartë se kjo nuk është lufta jonë dhe ne nuk do të përfshihemi në të”, shtoi ai./REL
Papa Leo XIV shprehu shpresën se lufta SHBA-Izrael kundër ...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se presidenti ...
Me 20 për qind të naftës botërore që nuk mund të kalojë në...
Një ngjarje tragjike raportohet se ka ndodhur në Krime ku ...
Senati francez ka votuar këtë mbrëmje për të ndaluar media...
Irani është i përgatitur për të paktën gjashtë muaj luftë....
Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, thotë se Irani ka v...
Presidenti sirian, Ahmed al-Sharaa, thotë se Siria është e...
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i ka thënë agj...
Trupa shtesë britanike dhe më shumë sisteme të mbrojtjes a...
Vendndodhja e udhëheqësit të ri suprem të Iranit, Mojtaba ...
Dronët ukrainas goditën të martën portin rus të Ust-Lugës ...
Garda Revolucionare e Iranit (IRGC) ka paralajmëruar se do...
Bashkimi Evropian (BE) ka shprehur keqardhje të martën për...
Bombardimet SHBA-Izrael mbi Iranin kanë goditur një fabrik...
Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla do të takohen me Pr...
Një restorant në Prishtinë ka vendosur të mirëpresë tifozë...
Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, ka zhvillu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar ashpër ndaj...
Autoritetet në Itali ndaluan një avion amerikan që po udhë...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Fierit ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me ...
Një sipërfaqe e madhe në fshatin Drizë të Fierit është për...
Policia e Vaut të Dejës ka parandaluar një ngjarje krimina...
Një plagosje me sëpatë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen ...
Ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpun...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Pranë arkivolit të ish-udhëheqësit suprem të vrarë iranian...
Tre persona u plagosën nga një sulmues i armatosur me thik...
Autoritetet në Australi po hetojnë origjinën e sferave të ...
Nën llambadarët vezullues në një sallë vallëzimi neoklasik...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe s...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Është miratuar në Komisionin e Ligjeve marrëveshja e kredi...