Japonia prezanton termin e ri për ditët me temperaturë mbi 40°C pas verës rekord
Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka prezantuar një term ...

Kalim i sigurt nëpër Ngushticën e Hormuzit u kërkua nga shumë shtete në Paris. Në Konferecën e organizuar nga presidenti Macron u fol për sigurimin e saj përmes një misioni detar.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kryeministri britanik Keir Starmer, kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni dhe kancelari gjerman Friedrich Merz dolën para mikrofonëve së bashku në Paris. Paraqitja e përbashkët kishte për qëllim të dërgonte një sinjal të unitetit europian. Megjithëse Irani sërish kërcënoi me bllokim të ri, Macron e përshëndeti fillimisht njoftimin e Iranit për hapjen e Ngushticës së Hormuzit për kohëzgjatjen e armëpushimit, por theksoi se kjo nuk ishte e mjaftueshme.
Duke iu drejtuar Iranit, por edhe Shteteve të Bashkuara, Macron kërkoi hapje të përhershme të ngushticës. Ky ishte mesazh i përbashkët i rreth pesëdhjetë shteteve dhe organizatave që ishin lidhur përmes videokonferencës në Paris, ai deklaroi: "Ne kërkojmë hapjen e menjëhershme, të plotë dhe të pakushtëzuar të Ngushticës së Hormuzit nga të gjitha palët e përfshira. Ne kërkojmë rivendosjen e lëvizjes së lirë si para luftës dhe respektimin e plotë të së drejtës ndërkombëtare detare.”
"Mision rreptësisht paqësor dhe mbrojtës”
Sipas të dhënave të Pallatit Élysée, rreth 50 përfaqësues të shteteve dhe organizatave morën pjesë në konsultime. Shumica e tyre vinin nga Europa, por në bisedime morën pjesë edhe Kina, India dhe Australia. Nga ana tjetër, palët ndërluftuese – SHBA-ja, Izraeli dhe Irani – nuk ishin të pranishme.
Merz u shpreh i impresionuar nga vendosmëria e pjesëmarrësve në konferencë: "Të jem i sinqertë, më habiti disi se sa e madhe ishte pajtueshmëria në vlerësimin e situatës dhe sa të qarta dhe të njëjta ishin edhe përfundimet.”
Siç pritej, Macron dhe Starmer njoftuan synimin për të ngritur një mision shumëkombësh për sigurimin e Ngushticës së Hormuzit. Operacioni do të nisë sapo rrethanat ta lejojnë, tha kryeministri britanik Starmer: "Ky do të jetë një mision rreptësisht paqësor dhe mbrojtës, për të garantuar lundrimin tregtar dhe për të mbështetur pastrimin e minave.” Më shumë se një duzinë shtetesh kanë premtuar mbështetje.
Merz ofron mbështetje gjermane
Merz në Paris la të kuptohet se edhe Gjermania do të jetë pjesë e misionit: "Nga këndvështrimi ynë, një pjesëmarrje e tillë mund të përfshijë pastrimin e minave dhe vëzhgimin detar.” Prandaj, Gjermania do të marrë pjesë në bisedimet e mëtejshme të planifikimit ushtarak.
Megjithatë, kancelari federal shpjegoi gjithashtu se kjo pjesëmarrje gjermane do të kushtëzohej me përfundimin e luftimeve në terren dhe ekzistencën e një mandati ndërkombëtar për misionin./ DW
Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka prezantuar një term ...
Zyrtarët amerikanë u kanë thënë disa homologëve europianë ...
Që nga orët e para të mëngjesit, automjetet kanë 'përmbytu...
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar dënimin me bu...
12 arrestime, operacione në disa shtete, veprimtari në 5 k...
Një grabitje e armatosur e një banke në Napoli të Italisë ...
Dy pilotë dhe gjashtë pasagjerë humbën jetën, pasi një hel...
Qeveria finlandeze njoftoi planet për të futur një test nj...
Presidenti amerikan Donald Trump duket se ka ka shprehur b...
Marina Amerikane është në gjendje të vështirë pas humbjes ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklarois sot se Irani ...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërcënuar me sulme të...
Pentagoni po përgatit në heshtje terrenin për një operacio...
Udhëheqësit e Izraelit dhe Libanit ranë dakord për një arm...
Presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi një bisedë telef...
Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Pete Hegseth deklaroi so...
Papa Leo XIV ka sulmuar ashpër udhëheqësit që shpenzojnë m...
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, ka reaguar në lidhje me s...
Një ngarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Malishevë t...
Kosova ka përfituar 61.8 milionë euro parafinancim nga Pla...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me sëpatë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen ...
Pesë automjete të tonazhit të rëndë janë përfshirë nga zja...
Një aksident u rregjistrua rreth orës 01:00 të së dielës, ...
Gjatë kontrolleve rutinë në fshatin Vlahen të Hasit, janë ...
Ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpun...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Pas muajve të trazuar të një konflikti të hapur me Shtetet...
Ceremonitë shumëditore mortore për udhëheqësin e ndjerë su...
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës ka mohuar pre...
Presidenti amerikan, Donald Trump, mbajti një fjalim në pr...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe s...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Është miratuar në Komisionin e Ligjeve marrëveshja e kredi...