Merret vendimi/ Gjykata cakton masat e sigurisë për protestuesit
Gjykata Penale e Tiranës ka dhënë vendimin për protestuesi...
Gjykata Penale e Tiranës ka dhënë vendimin për protestuesi...

Zyrtarët iranianë pritet të takohen më 16 prill me ndërmjetësit pakistanezë për të diskutuar për propozimet e reja amerikane dhe për të vendosur për një rund të mundshëm të dytë bisedimesh, një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha se lufta mund të përfundojë “shumë shpejt”.
“Pas takimit të sotëm të delegacionit pakistanez, të kryesuar nga shefi i ushtrisë së Pakistanit, Asim Munir, me zyrtarë iranianë, pala iraniane do të bëjë shqyrtimin e nevojshëm dhe më pas do të merret një vendim për rundin e ardhshëm të negociatave mes Iranit dhe SHBA-së”, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve "Tasnim".
Shefi i ushtrisë së Pakistanit mbërriti në Teheran më 15 prill dhe u prit nga ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi. Një burim i lartë iranian i tha agjencisë "Reuters" se Munir, i cili kishte ndërmjetësuar rundin e parë të bisedimeve, ndodhej në Iran “për të ngushtuar hendekun” mes dy palëve.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baqaei, tha në një konferencë për media në Teheran më 15 prill se që nga përfundimi i bisedimeve, Irani ka shkëmbyer mesazhe me SHBA-në përmes Pakistanit.
Trump u shpreh optimist për arritjen e një marrëveshjeje të paqes. Megjithatë, presidenti amerikan shpesh ka pohuar se një marrëveshje është afër, vetëm për të përsëritur më vonë kërcënimet për të shkatërruar asetet e mbetura ushtarake dhe udhëheqjen e Iranit, si dhe infrastrukturën e tij energjetike.
“Mendoj se mund të përfundojë shumë shpejt. Nëse janë të mençur, do të përfundojë shpejt”, tha Trump duke iu referuar negociatorëve iranianë gjatë një interviste për "Fox Business News", e regjistruar më 14 prill dhe e transmetuar më 15 prill.
“Mendoj se është afër përfundimit… e shoh si shumë afër përfundimit”, tha Trump.
Më herët gjatë 15 prillit, ai i tha "New York Post" se negociatorët, të cilët i përfunduan bisedimet më 11-12 prill në Islamabad pa arritur marrëveshje, mund të takohen sërish në ditët në vijim.
Nënpresidenti amerikan, JD Vance, që udhëhoqi delegacionin amerikan gjatë rundit të parë të bisedimeve, rriti mundësitë për bisedime të mëtejme duke thënë se është arritur “përparim i madh”.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, u tha gazetarëve se një rund i ri bisedimesh “me shumë gjasa” do të mbahej në kryeqytetin pakistanez.
Armëpushimi dyjavor po shkon drejt fundit. SHBA-ja dhe Irani u pajtuan për armëpushimin më 7 prill dhe Trump ka thënë se nuk ka plane që ta zgjasë atë pas 22 prillit – kur dhe përfundon – duke sugjeruar se me gjasë një gjë e tillë nuk do të jetë e nevojshme.
Një çështje kyç e mosmarrëveshjeve ka të bëjë me aftësinë e Iranit për të pasuruar uraniumin. Perëndimi e ka akuzuar Teheranin se synon të krijojë një armë bërthamore, ndërsa Irani këmbëngul se programi i tij është për qëllime civile.
Një tjetër çështje e debatueshme ka qenë mbyllja efektive nga Irani e Ngushticës së Hormuzit, një rrugë ujore ku kalon rreth një të pestën e dërgesave globale të naftës dhe gazit para se të niste lufta.
Pas përfundimit pa marrëveshje të bisedimeve në Islamabad, Trump njoftoi një bllokadë amerikane që shënjestron anijet që shkojnë drejt ose largohen nga Irani. Ngushtica lidh Evropën me Azinë përmes Kanalit të Suezit dhe konsiderohet një nga rrugët më të rëndësishme detare të tregtisë në ekonominë globale.
Një këshilltar ushtarak i liderit suprem iranian, Mojtaba Khamenei, më 15 prill paralajmëroi se Teherani do të fundosë anijet amerikane në ngushticë nëse SHBA-ja vendosë të “patrullojë” në këtë pikë kyç të transportit detar. /REL
Kina ka bërë thirrje për lundrim të lirë dhe të sigurt ndë...
Rusia ka goditur me raketa dhe dronë Kievin dhe qytete të ...
Çmimet e karburantit në Gjermani tashmë janë larguar ndjes...
Hoteli luksoz në Dubai, Burj al Arab, do t'i nënshtrohet n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se udhëheq...
Udhëtimi i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutt...
Mbretëria e Bashkuar mund të përballet me disa mungesa ush...
Një zjarr i përmasave gjigande ka shpërthyer në njërën nga...
Irani mund të shqyrtojë mundësinë e lejimit të anijeve që ...
Shtëpia e Bardhë njoftoi këtë të mërkurë se Shtetet e Bash...
Një grup i lidhur me Rusinë hakeroi më shumë se 170 llogar...
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energ...
Papa Leo XIV mbërriti sot në Yaoundé, kryeqytetin e Kameru...
Ligjvënësit e BE-së në Komitetin e Buxhetit të Parlamentit...
Gjashtë persona janë arrestuar në Indonezi për përfshirjen...
SHBA-të dhe Irani kanë rënë dakord në parim për takim dipl...
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAIA) njoftoi ...
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ndau sot një deklarat...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se Kina ka...
Një tjetër ngjarje tronditëse ka ndodhur në Turqi në një s...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me sëpatë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen ...
Pesë automjete të tonazhit të rëndë janë përfshirë nga zja...
Një aksident u rregjistrua rreth orës 01:00 të së dielës, ...
Gjatë kontrolleve rutinë në fshatin Vlahen të Hasit, janë ...
Ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpun...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe Kremlini njof...
Pas muajve të trazuar të një konflikti të hapur me Shtetet...
Ceremonitë shumëditore mortore për udhëheqësin e ndjerë su...
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës ka mohuar pre...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe s...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Është miratuar në Komisionin e Ligjeve marrëveshja e kredi...