Dështojnë bisedimet SHBA–Iran, Vance kthehet pa marrëveshje
Bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit kanë përfun...

Hungarezët po votojnë sot në zgjedhjet parlamentare, në të cilat gara kryesore është ndërmjet kryeministrit aktual, Viktor Orban, që është që 16 vjet në pushtet, dhe udhëheqësit opozitar, Peter Magyar.
Qendrat e votimit janë hapur në orën 06:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.
Zgjedhjet hungareze po vëzhgohen me kujdes nga Kievi dhe Moska, si dhe nga Bashkimi Evropian, teksa presidenti amerikan, Donald Trump, ka ofruar mbështetje për Orbanin, i cili ka mbajtur lidhje të ngushta me Rusinë, edhe pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 2022. Sondazhet kanë sugjeruar se partia konservatore proevropiane e Magyarit – i cili ka premtuar “ndryshim të sistemit” – po udhëheq dukshëm ndaj partisë së Orbanit, Fidesz.
Të dyja kampet kanë bërë akuza për ndërhyrje të jashtme gjatë fushatës në Hungari, që ka 9.5 milionë banorë.
Analistët presin një dalje rekord në zgjedhje prej 75 për qind.
Në garë po marrin pjesë vetëm pesë parti – më së paku parti pjesëmarrëse në zgjedhje që nga demokratizimi i Hungarisë më 1990 – pasi disa parti janë tërhequr nga gara për të rritur shanset e fitores të partisë Tisza.
Rezultatet paraprake pritet të dalin pak pasi të mbyllen vendvotimet, por nëse gara është e ngushtë, fituesi mund të mos shpallet derisa të përfundojë numërimi i të gjitha votave deri të shtunën e ardhshme, sipas Zyrës Kombëtare Zgjedhore.
Orban, 62 vjeç, po synon mandatin e gjashtë radhazi.
Si anëtar i BE-së, ai ka arritur të bllokojë apo zbusë shumë vendime të BE-së për sanksionet ndaj Rusisë, pasi Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 2022. Po ashtu ka penguar disa vendime për mbështetjen e BE-së për Ukrainën.
Magyar, 45 vjeç, hyri në skenën politike dy vjet më parë, duke fituar mbështetje në mes të stagnimit ekonomik.
Udhëheqësi i partisë Tisza, Peter Magyar, u ka bërë thirrje hungarezëve “që të rimarrin atdheun” për të konfirmuar vendin e Hungarisë në BE si dhe ka premtuar se do të luftojë korrupsionin dhe do të ofrojë shërbime më të mira për qytetarët.
Orban në tubimet zgjedhore ka paralajmëruar “që të mos vihet gjithçka në rrezik”, duke bërë thirrje që të “mbrohet ajo çfarë kemi arritur.
Kryeministri hungarez e ka bërë Ukrainën temë kyç të fushatës së tij, duke e paraqitur këtë shtet fqinj, që po lufton kundër pushtimit të nisur nga Rusia, si shtet “armiqësor” ndaj Hungarisë.
Ai po ashtu është zotuar se do të vazhdojë shtypjen ndaj “organizata të rreme të shoqërisë civile, gazetarëve të blerë, gjykatësve dhe politikanëve”.
Sipas organizatës Ambesty Iternational, Hungaria, së bashku me Bullgarinë, janë shtetet më të korruptuara të BE-së./ Rel
Bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit kanë përfun...
Një i dyshuar me hanxhar sulmoi rastësisht tre persona në ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka bërë një po...
Gati 400 persona janë dënuar në Nigeri për lidhje me grupe...
Kostoja mesatare e një galoni benzine të rregullt në Shtet...
Komanda Qendrore e SHBA-së tha të shtunën se dy shkatërrue...
Delegacionet amerikane dhe iraniane shkëmbyen tekste me shkr...
Ndërsa bisedimet e drejtpërdrejta midis SHBA-së dhe Iranit...
Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë konfirmon se janë ...
Kryeministri libanez, Nawaf Salam, ka njoftuar se do të sh...
Hungarezët votojnë në zgjedhjet parlamentare më 12 prill, ...
Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një reagim në rrj...
Kanë nisur në Islamabad të Pakistanin, bisedimet midis Ira...
Zgjedhjet parlamentare të 12 prillit janë për Hungarinë më...
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në opozitë, Lumi...
Një burim i lartë iranian ka deklaruar ditën e sotme se SH...
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është e...
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për nd...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për ndarje...
Në Islamabad të Pakistanit po zhvillohen përgatitjet për b...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar sot në fshatin ...
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara ng...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka sekuestruar armën e shë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku shtetasi I.Y...
Ndërsa viti 2026 është në gjysmën e dytë të tij, bota po p...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Rusia dësh...
Irani po përshtat dhe po rrit aftësitë e raketës së vet ba...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Presidenti kazak Kassym-Jomart Tokayev ndau disa kritika g...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...