Lufta në Iran shtyn BE-në drejt kursimit të energjisë
Grupet kyçe të Bashkimit Europian për naftë dhe gaz do të ...

Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë pajtuar të mërkurën për një armëpushim dyjavor, nën ndërmjetësimin e Pakistanit.
Gjatë kësaj kohe, palët pritet të zhvillojnë bisedime për një marrëveshje për paqe të përhershme.
Më poshtë mund t’i lexoni reagimet nga anembanë botës për armëpushimin e përkohshëm:
BASHKIMI EUROPIAN
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e përshëndeti armëpushimin dyjavor midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, duke thënë se ai do t’i ulë tensionet.
“E mirëpres armëpushimin dyjavor për të cilin SHBA-ja dhe Irani u pajtuan mbrëmë. Ai sjell uljen e tensioneve, që është shumë e nevojshme” tha ajo, duke shtuar se është thelbësore që negociatat të vazhdojnë për një zgjidhje të qëndrueshme.
GJERMANIA
Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, gjithashtu e përshëndeti armëpushimin në luftën në Lindjen e Mesme dhe bëri thirrje për një përfundim përfundimtar të konfliktit.
Qëllimi tani është “të negociohet një fund i qëndrueshëm i luftës në ditët në vijim”, tha ai në një deklaratë.
“Kjo mund të arrihet vetëm përmes diplomacisë”.
Ai shtoi se Gjermania do të kontribuojë “për të garantuar lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit”.
FRANCA
Presidenti francez, Emmanuel Macron, e përshëndeti armëpushimin, duke e quajtur marrëveshjen “gjë shumë e mirë”.
“Presim që në ditët dhe javët në vijim ajo të respektohet plotësisht në të gjithë rajonin dhe të lejojë zhvillimin e negociatave”, tha Macron në fillim të një takimi të zyrtarëve të lartë të mbrojtjes dhe sigurisë.
“Dëshira jonë është të sigurohemi që armëpushimi të përfshijë plotësisht edhe Libanin”, shtoi ai.
MBRETËRIA E BASHKUAR
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka udhëtuar drejt Gjirit për të zhvilluar bisedime me liderët rajonalë, në përpjekje për t’u siguruar që Ngushtica e Hormuzit të hapet përgjithmonë pas armëpushimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, njoftoi zyra e tij.
“E mirëpres marrëveshjen e armëpushimit të arritur gjatë natës, e cila do të sjellë një moment lehtësimi për rajonin dhe botën”, tha Starmer në një deklaratë.
“Së bashku me partnerët tanë duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për ta mbështetur dhe ruajtur këtë armëpushim, për ta kthyer atë në një marrëveshje afatgjatë dhe për ta rihapur Ngushticën e Hormuzit”, shtoi ai.
SPANJA
Spanja thotë se njerëzimi iu afrua katastrofës me ultimatumit të Trump ndaj Iranit.
Bota iu afrua “rrezikshëm shumë” një katastrofe pasi presidenti amerikan, Donald Trump, kërcënoi të shkatërronte qytetërimin iranian në ultimatumit e tij ndaj Teheranit, tha ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares, pas shpalljes së armëpushimit.
Ai i tha radios RNE se ultimatumi i Trump-it ishte “absolutisht i papranueshëm për njerëzimin” dhe se është shumë herët për të përcaktuar nëse konflikti ka përfunduar përfundimisht.
“Kur lideri i një superfuqie ushtarake bën kërcënime të tilla, unë i marr seriozisht”, shtoi ai.
KINA
Kina tha se e mirëpret armëpushimin midis SHBA-së dhe Iranit.
“Kina mirëpret që palët përkatëse njoftuan arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Mao Ning, duke shtuar se Kina do të vazhdojë të punojë për rikthimin e paqes në Lindjen e Mesme.
EGJIPTI
Egjipti, i cili javët e fundit ka ndihmuar në ndërmjetësimin e mesazheve midis SHBA-së dhe Iranit, e mirëpriti njoftimin e presidentit amerikan Donald Trump për armëpushim dyjavor.
Në një telefonatë gjatë natës me të dërguarin amerikan Steve Witkoff, ministri i Jashtëm egjiptian, Badr Abdelatty, “shprehu vlerësimin e tij të thellë për këtë hap të rëndësishëm amerikan për t’i dhënë një shans diplomacisë dhe për të nisur një proces serioz negociatash amerikano-iraniane”.
Ministria e Jashtme tha se armëpushimi është një “mundësi thelbësore që duhet shfrytëzuar për të hapur rrugën për negociata” dhe theksoi se Egjipti është i përkushtuar të “vazhdojë përpjekjet e palodhura” së bashku me Pakistanin dhe Turqinë.
EMIRATET E BASHKUARA ARABE
Një zyrtar i lartë i Emirateve të Bashkuara Arabe tha se vendi i tij ka dalë fitues nga lufta SHBA-Iran pas shpalljes së një armëpushimi dyjavor.
“Emiratet e Bashkuara Arabe dolën fituese nga një luftë që sinqerisht kërkuam ta shmangnim”, tha këshilltari presidencial Anëar Gargash në një postim në X.
“Sot jemi të përgatitur të lundrojmë në një peizazh të koklavitur rajonal me më shumë burime, një kuptim më të thellë dhe një kapacitet më të fortë për të ndikuar dhe formësuar të ardhmen”, shtoi ai.
TURQIA
Turqia bëri thirrje që të gjitha palët ta respektojnë armëpushimin e arritur midis SHBA-së dhe Iranit.
“Ne këmbëngulim që armëpushimi i përkohshëm të zbatohet plotësisht në terren dhe shpresojmë që të gjitha palët t’i përmbahen marrëveshjes”, tha Ministria e Jashtme në një deklaratë. /REL
Grupet kyçe të Bashkimit Europian për naftë dhe gaz do të ...
Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, do të dëshmojë p...
Kyriakos Mitsotakis njoftoi ndalimin e aksesit në mediat s...
Ushtria izraelite ka kryer një valë sulmesh ajrore në Liba...
Shtëpia e Bardhë ka shpallur fitoren pas njoftimit të armë...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar për zhvilli...
Presidenti Donald Trump ka deklaruar se ka rënë dakord për...
Irani ka kërcënuar se do të shënjestrojë objektet energjet...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se administra...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zhvilloi një bisedë te...
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, i kërkoi Trumpi...
Irani kërkon të vendosë tarifa për anijet që kalojnë nëpër...
Papa Leoni XIV i quajti kërcënimet kundër të gjithë popull...
Protestues të zemëruar kanë sulmuar konsullatën e Kuvajtit...
Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavit...
Aleatët iranianë, Kina dhe Rusia, i kanë vënë veton një re...
Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë kategorikisht pretendime...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë ka deklaruar s...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar d...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan ka reaguar lidhu...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Fierit ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me ...
Një sipërfaqe e madhe në fshatin Drizë të Fierit është për...
Policia e Vaut të Dejës ka parandaluar një ngjarje krimina...
Një plagosje me sëpatë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen ...
Ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpun...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Pranë arkivolit të ish-udhëheqësit suprem të vrarë iranian...
Tre persona u plagosën nga një sulmues i armatosur me thik...
Autoritetet në Australi po hetojnë origjinën e sferave të ...
Nën llambadarët vezullues në një sallë vallëzimi neoklasik...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe s...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Është miratuar në Komisionin e Ligjeve marrëveshja e kredi...