web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ultimatumi/ Shtëpia e Bardhë: Trump vendos për hapat ndaj Iranit

7 Prill 2026, 21:19, Kosova & Bota CNA

Ultimatumi/ Shtëpia e Bardhë: Trump vendos për hapat ndaj Iranit

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, deklaroi se vetëm presidenti Donald Trump është në dijeni të plotë të situatës dhe vendimeve që do të ndërmerren ndaj Iranit, ndërsa po afrohet afati i vendosur për hapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Deklarata e saj erdhi pas kërkesave për sqarim lidhur me komentet e bëra më herët nga Trump dhe zëvendëspresidenti JD Vance.

Ky i fundit paralajmëroi se SHBA ka mjete në dispozicion që ende nuk i ka përdorur, duke theksuar se presidenti mund të vendosë t’i përdorë nëse Irani nuk ndryshon qëndrimin e tij.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë hodhi poshtë pretendimet se deklaratat e Vance nënkuptonin përdorimin e armëve bërthamore, duke theksuar se nuk kishte asnjë sugjerim të tillë.

Sipas Leavitt, regjimi iranian ka afat deri në orën 20:00 me orën lindore për të arritur një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, ndërsa vendimi për hapat e mëtejshëm mbetet në dorën e presidentit Trump./ CNA





Lajmet e fundit nga