Zelensky i bën thirrje Putinit për të nënshkruar armëpushimin dhe për ta takuar "kurdo"
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka sfiduar homo...

Numri i incidenteve antisemite në Gjermani është rritur ndjeshëm në vitin 2024. Shoqata Federale e Qendrave të Kërkimit dhe Informacionit mbi Antisemitizmin (RIAS) dokumentoi 8.627 incidente vitin e kaluar, një rritje prej pothuajse 77% krahasuar me një vit më parë.
Statistikisht, kjo do të thotë se pothuajse çdo ditë kanë ndodhur 24 incidente antisemite, krahasuar me 13 incidente në ditë në vitin 2023. "Për hebrenjtë, antisemitizmi mbetet një fenomen i përditshëm në Gjermani", thuhet në raport.
Antisemitizmi i politizuar në rritje
Rritja e dukshme krahasuar me vitin e kaluar është veçanërisht e dukshme në kontekste shumë të politizuara. Në vitin 2024, antisemitizmi u manifestua veçanërisht shpesh në manifestime, përmes afisheve antisemite në hapësira publike dhe në universitete.
Shumica e incidenteve të dokumentuara me një kontekst të qartë politik dhe ideologjik ndodhën për shkak të aktiviteteve kundër Izraelit. Në tërësi, u kategorizuam 5857 raste të tilla.
Antisemitizmi i djathtë arrin nivelin më të lartë
Incidentet antisemite me sfond ekstremist të djathtë arritën gjithashtu nivelin e tyre më të lartë që nga fillimi i krahasimeve kombëtare në vitin 2020, me 544 raste të dokumentuara.
Shqetësuese është rritja e sulmeve të dhunshme: RIAS regjistroi tetë raste dhune ekstreme, 186 sulme dhe 300 kërcënime.
Rritje që nga sulmi i Hamasit
Që nga sulmi i grupit militant islamist Hamas kundër Izraelit më 7 tetor 2023, qendra kërkimore ka regjistruar një rritje të pandalshme të incidenteve antisemite në Gjermani. Sipas raportit, "ndarja e thellë" e shënuar nga sulmi i Hamasit dhe ngjarjet pasuese është "gjithnjë e më e prekshme".
Në këtë kontekst, I Ngarkuari i Qeverisë Federale për Antisemitizmin, Felix Klein, paralajmëroi me forcë që të mos bëhen akuza kolektive kundër hebrenjve. Lufta shërben si justifikim për shumë njerëz që të veprojnë në mënyrë antisemitiste, deklaroi Klein në programin "Morgenmagazin" (Revista e mëngjesit) të ARD.
Komuniteti hebraik në Gjermani bëhet kolektivisht përgjegjës për këtë. Kjo ka pasoja negative në cilësinë e jetës së tij. Klein kërkoi që kjo të luftohet me të gjitha mjetet e disponueshme politike dhe shoqërore./ DW
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka sfiduar homo...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian shtyu ...
Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike t...
Bashkimi Evropian do të zgjasë mbrojtjen e përkohshme të d...
Hyrja e Bullgarisë në eurozonë, ka shkaktuar protesta jashtë...
Zelensky u tha sot gazetarëve se dokumenti rus që përshkru...
Imazhe të reja satelitore me ngjyra nga Planet Labs që zbu...
Një zjarr shpërtheu pak kohë më parë në Universitetin e Vi...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur të m...
Komisioni Europian njoftoi sot përzgjedhjen e 13 projektev...
Komisioni Europian i ka dhënë dritën jeshile Bullgarisë pë...
Më shumë se 20 mijë njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre ...
Ukraina është ftuar në Samitin e NATO-s që do të mbahet...
Për të 26-ën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovë...
Uashingtoni ka rritur tarifat e tij për çelikun dhe alumin...
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt, pla...
Ministrat e Mbrojtjes të Grupit të Kontaktit për Ukrainën ...
Zvonko Veselinoviq, një biznesmen kontrovers nga Kosova, s...
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...