web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Ish-sulmuesi i Skënderbeut gjen rrugën e rrjetës në Superligën turke

2022-09-18 20:53:41, Sport CNA

Ish-sulmuesi i Skënderbeut, Ali Soue, ka gjetur më në fund rrugën e rrjetës në Superligën turke. I huazuar nga rusët e Rostov te skuadra e Ankaraguçu, 28-vjeçari, arriti të gjente rrugën e rrjetës në përballje e ditës së sotme ndaj Sivasport.

Soue nuk fali me portën e boshatisur në minutën e 44-t. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të Ankaraguçu. Më herët për vendasit shënoi Beridze në minutën e 2-të. Kjo ishte ndeshja e katërt me fanellën e skuadrës turke për ish-sulmuesin e Skënderbeut, që kërkon të shndërrohet në protagonist.





Lajmet e fundit nga