web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Reagon Valduci: Duka të mbajë përgjegjësi

2026-03-27 12:47:00, Sport CNA

Reagon Valduci: Duka të mbajë përgjegjësi

Menjëherë pas humbjes së Kombëtares ndaj Polonisë, ka reaguar Adriano Valduci.

Ai theksoi se ia dha skemën Armand Dukës për Kombëtaren, por ai nuk e dëgjoi, së bashku me Silvinjon.

“Tekniku brazilian duhet të ikë tani. Përgjegjësinë duhet ta marrë Duka. Skema ime fitoi te Kosova. Të njëjtën skemë i dhashë edhe Kosovës, e cila e mori dhe fitoi. Ia dhashë Silvinjos, por ai nuk pranoi dhe ja ku përfunduam.

Me skemën time 4-5-3, do ishim fitues të suksesshëm dhe një hap pranë Botërorit. Gjithsesi Duka të mbajë përgjegjësi dhe të largojë Silvinjon. Le të ketë gojë dhe të flasë tani.

Nuk i dëgjoi as këshillat e mia, megjithse unë ia dhashë skemën Fevziut t’ia jepte Dukës, sepse Blendi kishte shkuar edhe në Varshavë. Mesa duket këtë herë nuk funksionoi dhe duhet të mbajnë përgjegjësi. Kur flas unë duhet të dëgjojnë më shumë”, u shpreh Valduci.





Lajmet e fundit nga