OFFICIAL/ Approach from Superior, Skënderbeu reinforces the attack
Antonio Delaj is officially a Skënderbeg player. Elbasani...

Federata e Futbollit, në bashkëpunim me Bashkinë Gramsh, ka nisur punimet për rikonstruksionin e stadiumit “Myslim Koçi”, një tjetër investim i rëndësishëm në funksion të përmirësimit të infrastrukturës sportive dhe zhvillimit të futbollit në të gjithë vendin. Ky projekt synon krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportive, veçanërisht për ekipet vendase dhe moshat e reja.
Me nisjen zyrtare të punimeve, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, inspektoi nga afër procesin e rikonstruksionit gjatë një vizite në Gramsh, ku u prit nga Kryetari i Bashkisë, Besion Ajazi. Gjatë inspektimit, Presidenti Duka u njoh në detaje me projektin, i cili parashikon rikonstruksionin e dhomave të zhveshjes, ndërtimin e tribunës së re, modernizimin e ambienteve ndihmëse, si edhe instalimin e tapetit me bar artificial në fushën e stadiumit “Myslim Koçi”, duke e përshtatur atë me standardet bashkëkohore për zhvillimin e ndeshjeve dhe stërvitjeve.
Në një prononcim për fshf.org, Presidenti Duka vlerësoi projektin për stadiumin e Gramshit, duke e cilësuar si një impiant modest, por modern, që plotëson standardet për zhvillimin e ndeshjeve kombëtare dhe ndërkombëtare të nivelit të dytë.
Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar falënderoi Bashkinë Gramsh për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin e futbollit, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit të futbollit në çdo qytet të Shqipërisë.

“Kënaqësi për mua të jem sot në Gramsh bashkë me Kryetarin e Bashkisë për të inspektuar punimet e ndërtimit të këtij stadiumi, modest por modern, i bukur, i cili plotëson të gjitha kushtet për organizimin e ndeshjeve jo vetëm të kampionatit kombëtar shqiptar, por edhe internacionale deri në një lloj niveli, pra një stadium i kategorisë së dytë.
Dua ta falënderoj kryetarin e bashkisë për bashkëpunimin në ndërtimin e stadiumit, por jo vetëm kaq, por për të gjithë bashkëpunimin në zhvillimin e futbollit edhe në këto anë, sepse futbolli nuk luhet vetëm në Tiranë, Durrës apo në qendrat e mëdha urbane, por duhet të luhet në çdo cep të Shqipërisë, në çdo cep të globit.
Kënaqësi që ju keni 250 fëmijë që luajnë futboll në zonën e Gramshit, keni një ekip vajzash që është nga më kualitativët në kampionatin kombëtar shqiptar dhe uroj që të kemi edhe me djemtë të njëjtin sukses që keni edhe me vajzat. Jam shumë i sigurt që stadiumi i ri dhe fusha tjetër që do të bëhet për stërvitje pas stadiumit, do t’i shërbejë jo vetëm ekipit të vajzave, por edhe ekipit të djemve për të shkuar akoma më përpara.
Uroj që të kemi sa më shumë fëmijë që të luajnë futboll jo vetëm në stadium, por edhe në fushën tjetër të stërvitjes që kemi në Gramsh dhe të edukohen nëpërmjet lojës tonë të futbollit. Edhe njëherë të falënderoj kryetar për të gjithë bashkëpunimin, për të gjithë mbështetjen që i jep futbollit, i njohim vështirësitë që keni në këtë qytet, por pasioni juaj ka bërë që ta ndihmoni atë.
Të falënderoj shumë dhe uroj që të takohemi për ta inauguruar stadiumin në sezonin e ri futbollistik në shtator”, – tha Presidenti Duka.
Kryetari i Bashkisë Gramsh, Besion Ajazi falënderoi Presidentin Duka dhe FSHF-në për mbështetjen e dhënë për zhvillimin e futbollit në Gramsh, duke e cilësuar stadiumin e ri si një investim shumë të rëndësishëm për qytetin, ekipet dhe moshat e reja.
Ai theksoi se impianti do të jetë modern dhe i kompletuar me të gjitha ambientet e nevojshme, duke u shndërruar në një vlerë të shtuar për komunitetin dhe brezat e rinj.
“Shumë faleminderit President. Faleminderit edhe për vizitën, inspektimin në këtë fazë të fillimit të punimeve, por doja t’ju falënderoja shumë për mbështetjen që i keni dhënë Gramshit dhe sportit këtu, veçanërisht dhe ekskluzivisht futbollit.
Është një investim shumë i rëndësishëm për qytetin tonë, është një investim shumë i rëndësishëm për ekipin, por edhe për moshat deri në arritjen e bërjes së realizimit të një projekti tjetër, ndoshta një kompleks sportiv stërvitor. Edhe moshat do të kenë mundësi ta përdorin stadiumin dhe ambientet e reja të stadiumit të qytetit tonë.
Doja të thoja që ky stadium i ri është fiks ashtu siç thatë ju, një stadium i vogël, por shumë modern dhe ashtu do të jetë, por është edhe një xhevahir i shtuar në kurorën e investimeve të qytetit tonë. Është një investim shumë i rëndësishëm, një investim që i shërben brezave dhe fëmijëve që të kenë mundësi ta përdorin në kohën dhe mënyrën më të shëndetshme të mundshme, larg veseve të këqija. Ky është një stadium që do t’i ketë të gjitha komponentët, dhomat e zhveshjes, tribunën shumë moderne, 1500 vende, do të ketë dhomat e arbitrave, të antidopingut, të mjekëve, të gjitha ambientet që parashikon një stadium i kompletuar.
Sigurisht do të kërkojmë edhe mbështetjen e mëvonshme të FSHF dhe tuajën personalisht që të vazhdojmë edhe me projektin tjetër, për të përmbyllur po themi atë zinxhirin e investimit në futboll për këta fëmijë dhe për qytetin tonë. Shumë faleminderit edhe njëherë për mbështetjen dhe ta dini që Federata Shqiptare e Futbollit dhe ju personalisht zini një vend shumë të veçantë në qytetin tonë”, – tha Kryetari i Bashkisë Gramsh, Besion Ajazi.
Antonio Delaj is officially a Skënderbeg player. Elbasani...
Real Madrid were eliminated from the Copa del Rey after lo...
Bayern Munich overturned the result and won 3-1 against Ko...
Inter won 1-0 against Lecce at the San Siro, moving back t...
Napoli suffered another setback in Serie A, after drawing ...
Elbasan and Flamurtari drew 1-1 in the 19th week of the Su...
Vllaznia won 1-0 against Egnatia in the Super Challenge of...
On the eve of the match against Como, Milan has also start...
Ernest Muçi is having a very positive period with Trabzons...
Albanian striker Ernest Muçi has scored again in Turkish f...
The ceremony for the presentation of FIFA emblems for 2026...
Tirana has made an excellent start to 2026, defeating Byli...
Partizan has officially announced the signing of midfielde...
The Executive Committee of the Albanian Football Federatio...
Vora Stadium will officially open its doors tomorrow, on t...
Xabi Alonso's presence on the Real Madrid bench had create...
The Superior Category returns this Wednesday, marking the ...
The Disciplinary Commission of the Albanian Federation has...
Inter will be without Hakan Çalhanoglu for at least the ne...
Galatasaray have submitted an official offer for Arbër Hox...
After revealing the property portfolio in Tirana, Kavaja, ...
Four months ago, on March 11, CNA sent an official letter ...
Sokol Sadushi, the president of the Supreme Court, is the ...
Journalist Elton Qyno has made a complaint regarding the w...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A vehicle has caught fire in the Pazar area of Korça. A...
A serious incident occurred this Sunday in Jalë. It is le...
This Sunday, an interventional operation is underway for t...
An Australian tourist was bitten by a snake while explorin...
On Monday, our country will be affected by stable weather ...
The heat wave that has swept across Europe is also causing...
The Director-General of the World Health Organization, Ted...
The Institute of Geosciences has today shared a forecast r...
The Israeli government officially recognized the massacres...
Pope Leo XIV today expressed his solidarity with the peopl...
Serbian President Aleksandar Vučić announced today that co...
A 4.1 magnitude earthquake struck Algarve, Portugal's popu...
During my research into the life and artistic photographic...
This year's edition of the Gjon Mili International Video A...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
The average gross monthly salary in the country was 84 tho...
This Sunday, one US dollar is bought for 82 lek and sold f...
The fishing sector has recorded a worrying performance dur...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.8 lek and so...