U kualifikuan në Botëror, lojtarët kërkojnë nga FIFA t'i përjashtojnë
Në Iran vazhdojnë protestat për më shumë liri dhe të drejt...

Janë luajtur këtë të premte ndeshjet e dyta të Grupit B në Eliminatoret e Kampionatit Europian U-17 për vajza, që zhvillohen në Shqipëri. Kombëtarja shqiptare U-17 e vajzave femra u ndesh me Moldavinë në sfidën e luajtur në stadiumin ?Elbasan Arena?, duke triumfuar me rezultatin 9-1.
Trajneri i përfaqësueses kuqezi, Agustin Kola e nisi ndeshjen me këtë formacion: Mone, Ndoci, Disha, Vasa, Bushati, Brahaj, Ago, Methoxha, Ndoj, Nika dhe Hasaj.
Vajzat kuqezi tregojnë që në start superioritetin e tyre dhe e spostojnë menjëherë lojën në fushën kundërshtare, duke iua afruar disa herë golit. Në minutën e 10-të Rosela Vasa godet portën me topin që nuk kontrollohet siç duhet nga portierja Chiciuc dhe përfundon në rrjetë. 1-0 për Shqipërinë që vetëm një minutë më pas gjen edhe golin e 2-0, kur Klesta Ago finalizon saktësisht në zonën e vogël pas një krosimi nga e majta, duke e depozituar topin në rrjetë. 20 minutat e paratë ndeshjes janë mjaft intensive teksa në një kundërsulm Moldavia gjen golin me Nichifor, e cila në minutën e 18-të finalizon saktë me një gjuajtje diagonale pas një aksioni individual në të djathtë, duke ngushtuar shifrat në 2-1. Megjithatë, vajzat kuqezi nuk dekurajohen dhe vetëm dy minuta më vonë gjejnë golin e tretë me anë të Xhesika Ndojit, që zotëron bukur një top në hyrje të zonës dhe mposht portieren moldave.

Në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, Shqipëria gjen edhe golin e katërt pas një goditje këndi me topin që përplaste në traversë dhe aty Vasa përfiton duke shënuar me një gjuajtje me kokë.
Pjesa e dytë nis sërish me Shqipërinë që sulmon në vazhdimësi dhe i afrohet sërish golit. Trajneri Kola hedh në fushë Laura Barin, e cila zëvendëson Bora Bushatin. Në minutën e 58-të është sërish Ago që pas një depërtimi driblon edhe portieren për të shënuar golin e pestë të Shqipërisë de të dytin personal. Sërish Ago në minutën e 64-t finalizon një aksion të rrjedhshëm, me një gjuajtje në hyrje të zonës me topin që përfundon në rrjetë pas grushtimit të pafat të portieres. Ndërkohë në fushën e lojës kanë hyrë dhe Ndoci e Likollari, për të freskuar forcat në fushë.
Rezultati shkon në 6-1 teksa vajzat kuqezi nuk mjaftohen me kaq dhe në minutën e 71-ë është radha e kapitenes Era Methoxha të gjejë golin pas një goditje nga këndi, me një gjuajtje model me kokë. Pas Methoxhës është radha e Vasës që ta çojë rezultatin në 8-1 pasi merr një top në qendër të zonës dhe godet saktë me të majtën, duke shënuar në minutën e 77-të golin e saj të tretë personal në këtë ndeshje. Në minutën e 80-të është radha e Ornela Brahaj të shijojë golin me një gjuajtje vërtetë fantastike nga distanca që gjen të papërgatitur portieren dhe çon shifrat në 9-1.

Sfida mbyllet me fitoren 9-1 të Shqipërisë U-17, që bëri një paraqitje shumë të mirë dhe e meritoi plotësisht goleadën.
Në ndeshjen tjetër të grupit të luajtur në stadiumin ?Egnatia? të Rrogozhinës, Kosova u mund nga Maqedonia e Veriut me rezultatin 2-1. Kosovaret kaluan të parat në avantazh me golin e shënuar nga Paci në minutën e 7-të, por Maqedonia e Veriut u kundërpërgjigj që në pjesën e parë me dy gola të shënuar nga Mitkovska në minutat 35 dhe 46.
Në përfundim të ndeshjeve të dyta, Maqedonia e Veriut renditet e para me 6 pikë, e ndjekur Kosova dhe Shqipëria mënga 3 pikë, ndërsa Moldavia është e fundit me 0 pikë.
Të gjitha ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Shqipëri, në datat 18, 21 dhe 24 tetor. Ndeshja e tretë dhe e fundit e vajzave kuqezi do të jetë kundër Kosovës, më 24 tetor në stadiumin ?Elbasan Arena?, në ora 14:30. Sfidat e tjera të grupit, të skuadrave mike do të zhvillohen në stadiumin ?Egnatia Arena? në Rrogozhinë.
Eliminatoret e Europianit U-17 për vajza
Liga B / Grupi B
Shqipëri ? Moldavi 9-1
Shënuese: Vasa 10?, 45?+3, 77?, Ago 11?, 58?, 64?, Ndoj 20?, Methoxha 71?, Brahaj 81? / Nichifor 18?
Kosova ? Maqedoni e Veriut 1-2
Shënuese: Paci 7? / Mitkovska 35?, 45?+1
Në Iran vazhdojnë protestat për më shumë liri dhe të drejt...
The footballer of the Kosovo representative, Mergim Vojvoda,...
Prej disa muajsh Besnik Feratit iu desh të linte fushë...
Kombëtarja shqiptare nis nga e shtuna përgatitjet në kuadë...
Nora Gjakova vazhdon të korrë suksese të njëpasnjëshme në ...
Tashmë është zyrtare, Frank Riberi i ka dhënë lamtumir...
Tirana pret Erzenin si “vendase” në Elbasan Arena ditën e ...
It has been a very beautiful, interesting, stimulating and...
Yesterday, the Italian media circulated the news that Kris...
The Superior Category plays the opening two matches of the...
Partizan will challenge Teuta in "Niko Dovana" at 17:45 to...
Rodrigo De Paul will not leave Atletico Madrid during the Ja...
Romelu Lukaku "disappears" again, he will not be included in...
Yesterday, Partizan finished preparations for today's match ...
It is now official, Steven Gerrard is no longer the coach of...
The Superior Category will raise the lid of the 9th week tod...
In the European Weightlifting Championship for youth and U-2...
The Albanian national team is getting ready to gather for th...
Barcelona e ka mposhtur Villarrealin me rezultatin 3-0...
Manchester United took the drastic decision today agai...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Tirana Police have shared details regarding the accident t...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At least 10 people have died after a fire broke out in a h...
Yemen's Houthis have claimed to have attacked two Saudi oi...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...