LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Temperaturat deri në 30°C/ Moti për ditën e sotme

2023-06-06 07:22:00, Sociale CNA

Temperaturat deri në 30°C/ Moti për ditën e sotme

Territori shqiptar vijon në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites por pasditja sjell vranësira disi më të dukshme në territor duke gjeneruar reshje të pakta e të izoluara shiu në pjesën më të madhe të vëndit, përjashtuar vijën bregdetare ku vranësirat do të jenë të pranishme por nuk priten reshje.

Në zonat malore priten mini-stuhi edhe breshëri. Orët e mbrëmjes do të largojnë vranësirat dhe shirat nga i gjithë territori i vendit.

Temperaturat e ajrit në do të rriten në mëngjes por mbeten të pandryshuara në mesditë duke rregjistruar vleren minimale në qytetin e Peshkopisë 11°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në Sarandë 30°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga