Investments in the Regional Hospital of Durrës/ Manastirliu: Ready for the application of autonomy
Another investment in the Regional Hospital of Durrës ...

Kafeja është një ndër pijet më të konsumuara në botë. Vlerësohet se gati 10 milionë tonë kafe janë konsumuar në mbarë borë gjatë viteve 2020-2021. Edhe pse dikur besohej se kafeja mund të kishte pasoja negative mbi shëndetin, shumë studime kanë treguar prej kohësh ekzistencën e efekteve të dobishme që lidhen me konsumimin e saj.
Konsumatorët e rregullt të saj duket se janë më pak të rrezikuar të preken nga sëmundjet kardiovaskulare dhe të mëlçisë, diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve neuro-degjenerative si sëmundja e Alzheimerit. Një studim i fundit, i kryer nga Universiteti Semelveis në Budapest të Hungarisë, ka treguar se konsumi i gjysmë deri në 3 filxhanë kafe në ditë, e ul rrezikun e goditjes në tru, sulmit në zemër dhe vdekjes nga çdo shkak.
Megjithatë, nuk është ende e qartë se cilat janë këto përfitime. Duke qenë se këto efekte janë regjistruar edhe tek ata që konsumojnë kafe pa kafeinë, ato nuk duket se lidhen drejtpërdrejt me rolin e kafeinës, e cila është vetëm një nga disa përbërësit e kafesë.
Tani një studim i ri, i kryer nga studiues në Universitetin e Bolonjës dhe IRCCS Azienda Ospedaliero-Universitaria di Bologna - Policlinico di Sant’Orsola, ka zbuluar se pirja e kafesë çdo ditë ndihmon edhe në mbajtjen të ulët të presionit të gjakut.
Sipas hulumtimeve, ata që pinë kafe rregullisht kanë dukshëm një presion më të ulët të gjakut, sesa ata që nuk pinë kafe. “Ne e dimë që kafeina mund të ndihmojë në rritjen e presionit të gjakut. Por përbërës të tjerë bio-aktivë të saj, duket se e kundërshtojnë këtë efekt, me një rezultat përfundimtar pozitiv në lidhje me nivelet e presionit të gjakut”- thotë Arrigo Cicero, profesor në Departamentin e Shkencave Mjekësore dhe Kirurgjike të Universitetit të Bolonjës dhe autori kryesor i parë i studimit.
Hipertensioni, i njohur zakonisht si presioni i lartë i gjakut, është një çrregullim i presionit të gjakut (intensiteti me të cilin gjaku rrjedh në enët e gjakut) i karakterizuar nga një vlerë më e lartë në gjendje pushimi sesa vlerat normale fiziologjike.
Vlerat normale në moshën e rritur janë midis 115 dhe 120 mmHg për maksimumin (sistolik) dhe midis 75 dhe 80 mmHg për minimumin (diastolik). Kur kalojnë 140 për maksimumin dhe 90 për minimumin atëherë ka hipertension.
Në Itali rreth 16 milionë njerëz (33 për qind meshkuj dhe 31 për qind) vuajnë aktualisht nga presioni i lartë i gjakut, por vetëm 50 për qind e tyre janë të vetëdijshëm për këtë problem. Kjo ndodh sepse gjendja është përgjithësisht asimptomatike, gjë që do të thotë se nuk e kuptoni se po vuani nga ky problem, derisa të shkoni te mjeku ose të kontrolloni vazhdimisht presionin e gjakut.
Megjithatë, në disa raste mund të shfaqet me simptoma të qarta si skuqje e fytyrës, valë të nxehti, probleme me pagjumësinë, dhimbje koke, marramendje dhe të përziera.
Është e rëndësishme që të diagnostikohet në kohë dhe të mos nënvlerësohet, sepse nëse nuk trajtohet në kohë rritet rreziku i zhvillimit të sëmundjeve të zemrës (si insuficienca kardiake, sulmi në zemër ose vdekja e papritur kardiake), dështimi i veshkave ose goditjet në tru edhe në moshë të hershme.
Për të analizuar lidhjen midis konsumit të kafesë dhe parametrave të presionit të gjakut periferik dhe qendror, studiuesit regjistruan një kampion prej 720 burrash dhe 783 grave, pjesë e Studimit të Zemrës Brisighella (një studim vëzhgues i koordinuar nga Klaudio Borgi, profesor në Departamentin e Mjekësisë dhe Kirurgjisë i Universitetit të Bolonjës).
Për secilin nga individët e identifikuar, u krahasuan nivelet e presionit të gjakut dhe zakonet e konsumimit të kafesë, së bashku me një sërë të dhënash të tjera klinike. Rezultatet e studimit treguan se presioni i gjakut periferik, ishte dukshëm më i ulët në subjektet që konsumonin 1 deri në 3 filxhanë kafe në ditë sesa tek ata që nuk pinin fare kafe.
Një konsum në përputhje me rekomandimin shkencor të Autoritetit Evropian të Sigurisë Ushqimore (EFSA), që thotë se 400 mg kafeinë në ditë (rreth 3-5 filxhanë kafe) është doza e duhur për shumicën e individëve.
“Falë këtij studimi thotë Cicero, u arrit për herë të parë të konfirmoheshin efektet e dobishme të kafesë edhe në lidhje me presionin qendror të aortës, atë afër zemrës, ku vërehet një fenomen me vlera gati identike me ata që pinë zakonisht kafe në krahasim me ata që nuk e konsumojnë këtë pije”.
Në fakt, të dhënat treguan vlera më të ulëta për konsumuesit e kafesë si në presionin sistolik (të lartë) po ashtu edhe në atë të pulsit (diferenca midis presionit maksimal dhe atij minimal), por edhe në nivelin e qarkullimit periferik po ashtu edhe për presionin qendror të aortës. “Të gjitha rezultatet konfirmojnë efektet pozitive të kafesë për reduktimin e rrezikut nga sëmundjet kardiovaskulare”- përfunduan studiuesit.
Another investment in the Regional Hospital of Durrës ...
Një ndërhyrje e rrallë e shkallës së vështirsësisë së lart...
Shkencëtarët e kanë ditur prej vitesh se dietat e pashënde...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta Mana...
Zgjedhja e ushqimit të duhur është një nga mënyrat më ...
Mjekja kardiologe, Eva Duraku, mëngjesin e sotëm ka bërë n...
Edhe një tjetër investim me standarde bashkëkohore për...
Në një takim me infermierët e punësuar nga portali “In...
The Minister of Health, Ogerta Manastirliu, has shared a c...
The death of the world's oldest person at the age of 118 a...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po ndër...
Dy studime të veçanta, që përfshinë mijëra pacientë me COV...
It gives wonderful taste and beauty to our dishes, it is r...
Nga 1 janari deri më sot janë regjistruar 25 mijë thirrje ...
Një lajm i hidhur është raportuar ditën e sotme. Mësoh...
The Ministry of Health has published the balance of the nu...
Modernizohet Shërbimi i Anatomisë Patologjike me ndërt...
During a regular medical visit, you may have wondered why ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Recently, an operation on the brain of a patient was succe...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, arrested on 13 charges ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious accident occurred this afternoon on the Elbasan-...
The Police Supervision Agency has arrested two police offi...
The 18-year-old who stabbed a citizen in the premises of t...
A road accident occurred this Thursday on the Tirana-Elbas...
Demographic trends in Europe are revealing a new complex r...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Today, our country will remain under the influence of stab...
The latest report compiled by the European Transport Safet...
A magnitude 5.9 earthquake struck New Zealand's South Isla...
The only Albanian MP in the Serbian Parliament, Shaip Kamb...
European Union Enlargement Commissioner Marta Kos has reac...
In the Chamber of Deputies (Camera dei Deputati) in Rome, ...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
Around 97,100 people are employed in regulated professions...
Albania continues to be the main destination for vacatione...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.1 lek an...
Beekeeping has expanded significantly in recent years, bec...