The Mulization or Molization of the DP?!
At the last meeting of the National Council of the DP,...
At the last meeting of the National Council of the DP,...

Mund të jetë e dhimbshme të shohësh një familjar apo një mik, duke u përballur me probleme të shëndetit mendor. Ja cilat janë disa nga simptomat më të zakonshme të depresionit, të cilat duhet t’iu shqetësojnë, por dhe këshilla se si t’i qëndroni pranë familjarit apo mikut tuaj që mund të jetë duke u përballur me të.
1. Vështirësi për t’u ngritur nga shtrati
Është diçka tërësisht normale të kënaqesh duke fjetur apo të kalosh pak kohë shtrirë në shtrat. Gjithsesi, nëse të duket sikur e ke të vështirë të gjesh motivimin për t’u ngritur nga shtrati apo për t’u përgatitur në mëngjes për të shkuar në punë, kjo mund të jetë një shenjë fillestare e depresionit. Depresioni mund të na bëjë të ndihemi të lodhur dhe të rraskapitur fizikisht, deri në pikën ku edhe detyrat e vogla, si ngritja në mëngjes apo dushi, mund të në duken të lodhshme apo të vështira për t’u kryer.
2. Zakonet e gjumit
Lodhja fizike dhe mendore që vjen me depresionin, mund të ndikojë gjithashtu në zakonet tona të gjumit. Ndryshimet në gjumë mund të shfaqen në shumë mënyra. Ndonjëherë kjo do nënkupton të fjeturit gjatë gjithë ditës, pra përdorimin e gjumit si një mënyrë për të kaluar kohën apo të preferosh gjumin ndaj aktiviteteve të tjera të përditshme.
Herë të tjera, ndryshimet e gjumit mund të krijojnë periudha pagjumësie, të cilat mund ta bëjnë të vështirë të rënien në gjumë apo të qëndruarit në gjumë gjatë natës. Mungesa e gjumit cilësor dhe të qetë, mund të rrisë nivelet tona të ankthit dhe të intensifikojë ndjenjat e shqetësimit. Ndonjëherë, kjo krijon një cikël ku mendimet tona të shqetësuara na mbajnë zgjuar dhe ndikojnë negativisht mbi gjumin tonë, gjë që më pas çon në mendime me akoma më shumë ankth.
3. Ndryshime në oreks
Oreksi dhe zakonet tona të të ngrënit, mund të ndikohen gjithashtu nga depresioni. Disa njerëz mund të kenë një oreks të shtuar, ndërsa të tjerë kanë më pak oreks ose mund të mos jenë fare të uritur. Prandaj nëse vëreni ndryshime tek zakonet tuaja të gjumit, si ato të listuara më sipër, mund të vëreni gjithashtu ndryshime edhe mbi mënyrën e të ushqyerit. Kjo për shkak se gjumi ndihmon në rregullimin e hormoneve të urisë, të cilat na ndihmojnë të frenojmë ngrënien e tepërt, apo të shmangim ngrënien në nivele të pamjaftueshme.
4. Nervozizëm i vazhdueshëm ose luhatje humori
Depresioni mund të na bëjë të përjetojmë shpërthime të nervozizmit dhe luhatje të humorit. Në një moment ndihemi të zemëruar, dy minuta në vonë qajmë në mënyrë të pakontrolluar, ose mbyllemi në vetvete dhe ndihemi fizikisht të mpirë. Luhatjet në humorin tonë mund të ndryshojnë nga njëri moment në tjetrin.
Ndonjëherë këto ndryshime mund të shkaktohen nga sfida të vogla apo të parëndësishme. Por herë të tjera, ato mund të shfaqen befas tërësisht të paprovokuara nga ndonjë gjë. Nëse vëreni një model nervozizmi ose luhatje humori që zgjat më shumë se disa ditë, atëherë kjo mund të lidhet me depresionin.
5. Vështirësi për të përjetuar gëzim, apo për t’u lidhur me njerëzit
Kur jemi në depresion, mund të heqim dorë nga të gjithë kënaqësitë që na dhurojnë gjërat që duam, dhe ta bëjmë më të vështirë lidhjen tonë me njerëzit më të afërt. Ne mund ta fillojmë të humbasim interesin për pasionet personale, miqësitë, detyrat e shkollës, aktivitetet shoqërore, seksin apo jetën në përgjithësi.
Kur zbulojmë se nuk po e shijojmë ose nuk po gjejmë më kënaqësi tek gjërat që shijonim më parë, kjo mund të jetë një shenjë depresioni. Gjithashtu ne mund të izolohemi nga miqtë e ngushtë, anëtarët e familjes ose të tjerët që kujdesen për ne, gjë që mund t’i thellojë simptomat e depresionit.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Pink October is otherwise known as breast cancer aware...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Stduimet tregojnë se një njeri mesatar shton 0.5 deri në 1...
Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për diagnostikimin ...
The head of the National Vaccination Program, Rovena Daja,...
Stërvitjet herët në mëngjes janë normë për shumë njerëz. P...
Mjekja pediatre, Valbona Shahinaj thotë se në disa raste k...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Man...
When a person struggles emotionally and has low energy dur...
So you've decided to lose weight? It is a laudable goal an...
This is a very controversial topic, and the common percept...
Through a post on Facebook, the Minister of Health, Og...
The Ministry of Health and Social Protection has publi...
The Minister of Health and Social Protection, Ogerta M...
You feel it the moment you go outside or open the wind...
The Ministry of Health and Social Protection has publi...
Recent research suggests that lack of sleep can cause a pe...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
The head of the National Emergency, Skënder Brataj, ha...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, arrested on 13 charges ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The suspected perpetrator attempted to kill a 59-year-old ...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Two internationally wanted persons have been arrested in D...
A person has been arrested in Përmet after he had adapted ...
On Friday, our country will remain under the influence of ...
Demographic trends in Europe are revealing a new complex r...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Today, our country will remain under the influence of stab...
The Trump administration decided on Thursday to shorten th...
The Minister of State Administration and Local Self-Govern...
Andy Burnham has been officially declared the new leader o...
Viktor Orbán had taken measures in case he lost power — at...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
The Albanian economy continued to expand in early 2026, bu...
For three days of festival, up to 120 euros just for parki...
Oil prices have risen again in recent days on internationa...
This Friday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sold...