web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Roskoveci/ What kind of Albanians are you, you poor people who don't know...!

2022-08-27 20:12:00, Qyteti im Edison Ypi
Roskoveci/ What kind of Albanians are you, you poor people who don't
Roskovec

The only place in Albania where the heart works like a pump, the blood flows like a river, the stomach grinds like a mill, the limbs move like cranes, the ears listen to Vermosh, the eyes see the end of the world, the mouth beats like a drum, the butt farts like a ball, is Roskoveci .

The hilly fingers of Mallakastra and the valleys of Myzeqe, extended and entwined with each other like the hands of lovers, sun, sky, air, light, water, fields, hills, Roskovec is so fascinating that it takes your breath away, stirs your thoughts, disturbs your sleep, bring the dream.

Roskoveci është vendi më i begatë i rruzullit. Edhe gurët hedhin rrënjë e nxjerrin fruta në Roskovec, të gjitha mizat bëjnë mjaltë, çfarë lëviz dashurohet e shumzohet, çfarë mbin rritet e korret, çfarë rrjedh pihet, çfarë kafshohet hahet, çfarë ëndërrohet realizohet.

Kalorës madhështor dhe krenar rrëzë kodrave anës fushës, Roskoveci ka tre gra, Myzeqenë, Mallakastrën, Lushnjen. Me tre gratë e tija Roskoveci ka bërë një tufë me kalamaj vajza e djem njëri më i bukur dhe më i shëndetshëm se tjetri; Patosin, Krutjen, Kutallinë, Marinzën, Zharrëzën, Ngurrëzën, Gorrenë, Strumën, Cukalatin, Bubullimën, si dhe plot hyzmeqarë dhe hyzmeqarka nëpër fushë e pëmbi kodra që ç'u sheh syri u bën dora.

Në çdo vend të bukur njeriun e kap një merak dhe pyet veten; Mirë unë e dua këtë vend, por ky vend a më do vallë mua ?

Në Roskovec kjo pyetje s'ka kuptim. Në Roskovec nga kjo dilemë nuk vuan. Mendo a e do ti Roskovecin, se dashuria e Roskovecit për ty është e garantuar, e pakursyer.

Roskoveci që ka gjithçka nuk trembet nga asnjë konkurrencë.

Nuk ka në Shqipëri vend si Roskoveci që fqinjët i do më tepër se veten. Aq e vërtetë është kjo, sa kur ndodhesh në Roskovec dhe sytë i ke hedhur nga veriu, ndjehesh myzeqar. Pa luajtur nga vendi, sheh nga jugu, në çast kthehesh në mallakastriot. Kthen kokën nga perëndimi, shndrrohesh në fierak. E rrotullon nga lindja, bëhesh beratas.

Kur i afrohesh Roskovecit konstaton se pakngapak gjithçka e egër që ke brenda vetes, po të zbutet. Ndjen sa e dëmshme është të gënjesh, të thurësh intriga, të merresh me thashetheme. Kur në Roskovec je, ndjen shplodhje, vuan më pak, dhimbjet paksohen, hallet largohen, taksiratet harrohen.

Magjia e Beratit, energjia e Fierit, butësia e Lushnjes, konspiracioni i Myzeqesë, solemniteti i kishave dhe manastireve, perëndimet e përgjakura, laryshia e kodrave, pjelloria e tokës, kripa e detit, të gjitha mrekullitë e botës dhe ëmbëlsitë e jetës, takohen në Roskovec.

Kur pyet veten se ç'janë këto çudira që ndodhin në Roskovec, dhe nuk e gjen dot, të bëhet të besosh se diku aty rrotull Zoti ka mbledhur Krishtin, Muhametin, Budën, profetët, dhe të gjithë bashkë kokë më kokë po pinë kafe e po llafosen për të mirën e njerzisë.

Si të vishesh, si të krihesh, në cilën orë të nisesh, sa duhet të jetë temperatura, lagështia, nga duhet të fryjë era, çfarë të kesh ngrënë e pirë para se të nisesh për Roskovec, janë probleme që secili i zgjidh vet. Rëndësi ka kalorësin Roskovec të shkosh ta shohësh nga afër; sa të sigurtë e ka parzmoren, sa të madh e ka topuzin, a e ka të mprehtë shpatën, a e ka të thatë batutin, sa e ngul plugun, sa të thellë e bën qilizmën, si e ka Rosinantin, a e gjeti Dylqinjën.

Në Roskovec mund edhe të mos nisesh fare në stilin e Konfucit i cili ka thënë; "Nëse të shkrepet të shkosh diku, mos u nis, atje je". Por e mira është të mos ngatërrohesh me kinezërira filozofike dhe në Roskovec të shkosh.

When you come back from Roskovec, tell the sleepy sofas, the boulevard crawlers, the lazy people in the cafes, the sedentary people in the offices; What kind of Albanians are you, poor people, who do not know the magic of Roskovec? Shame you didn't see it. The black face that you have not felt. Hell awaits you if you don't go to Roskovec before you die.

 





Lajmet e fundit nga