LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kthjellime dhe vranësira/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

2023-03-14 07:10:00, Sociale CNA

Kthjellime dhe vranësira/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Deri në orët e mesditës parashikohet që kthjellimet të jenë mbizotëruese në pothujase gjithë vendin tonë, ku intervalet e gjata me diell do të jenë më prezente në zonat bregdetare dhe në qytetet e zonës së ulët.

Ndërsa në pjesën e dytë të ditës do të kemi shtim gradula të vranësirave të cilat më të dukshme priten të jenë në zonat Veriore të territorit Shqiptar, por nuk do të mund të sjellin reshje.

Temperaturat e ajrit do të rritem në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 2°C deri në 22°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor kryesisht duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë./CNA.al

Lajmet e fundit nga