LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ujësjellësi i Durrësit jep njoftimin e rëndësishëm

2023-03-10 22:56:00, Sociale CNA

Ujësjellësi i Durrësit jep njoftimin e rëndësishëm

Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës ka bërë një njoftim të rëndësishëm.

Ujësjellësi lajmëron abonentët se për shkak të një defekti në stacionin e pompave në Fushë-Kuqe, mund të ketë probleme në furnizimin me ujë gjatë fundjavës.

Bëri me dije se ka pasur një ndërprerje të energjisë elektrike dhe për pasojë tubacioni kryesor ka pësuar një dëmtim të rëndë.

"Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës (SHRUKD) njofton abonentët se për shkak të një difekti që ka ndodhur në stacionin e pompave në Fushë Kuqe mund te ketë probleme ne furnizimin me ujë gjatë dy ditëve të ardhshme. Për shkak të motit të keq ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike dhe për pasojë tubacioni kryesor ka pësuar dëmtim të rëndë. Brigada e avarisë ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për riparimin e difektit. SHRUKD kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë të përkohëshme", thuhet në njoftim./ CNA.al

Ujësjellësi i Durrësit jep njoftimin e rëndësishëm

Lajmet e fundit nga