LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-missi rrëfen dhunën brutale nga ish-burri, publikon foto

2024-02-29 11:46:00, Lifestyle CNA
Ish-missi rrëfen dhunën brutale nga ish-burri, publikon foto
Drenusha Latifi

Ish-missi dhe këngëtarja Drenusha Latifi ka rrëfyer së fundmi detaje nga jeta e saj personale dhe nga raporti me ish-bashkëshortin. 

Ajo ka treguar lidhur me dhunën fizike të ushtruar nga ish-burri i saj gjatë kohës që ishin bashkë. Sipas saj një dhunë brutale ka ndodhur ditën kur ish-burri kishte tentuar të merrte një kredi në emër të saj, por banka nuk ia kishte aprovuar dhe i gjithë mllefi i tij ishte shprehur mbi bashkëshorten.

Në një emision televiziv në Kosovë ajo publikoi edhe edhe fotografitë e dhunës, të cilat janë sa të tmerrshme aq edhe shqetësuese për t’u parë, duke qenë se demonstrohet rrahja brutale e ushtruar nga ish-partneri i saj. 

Drenusha përndryshe ka qëndruar e martuar me Atillan për afro tetë vite, dhe bashkërisht kanë jetuar me dy fëmijët e tyre, Ynwan dhe Zakun në Suedi.

Aktualisht ajo ndodhet në Kosovë dhe ka marrë urdhër-mbrojtje nga burri i saj./CNA 

Ish-missi rrëfen dhunën brutale nga ish-burri, publikon foto

Lajmet e fundit nga