LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dalin pamjet/ Pasi pranuan rikthimin, Bora puth Donaldin në emision

2022-09-29 18:10:00, Lifestyle CNA

Dalin pamjet/ Pasi pranuan rikthimin, Bora puth Donaldin në emision

Megjithëse pdashuria e tyre gjithmonë ka qënë "grricje e përqafime", ata së fudnmi janë rikthyer bashkë dhe këtë e konfirmuan, pas shumë lajmeve e fotove që qarkulluan në rrjet. 

Pak ditë para se të dilte promoja e emisionit "Më Lër Të Flas", Bora dhe Donaldi postuan një foto ku konfirmuan gjithçka dhe po ashtu njoftuan edhe fansat për të dnjekur intervistën e parë të Borës pas përfundimit të BBV, ku dhe ndodhi "ngjarja e madhe e trekëndëshit".  

Së fundmi po qarkullon edhe një video e shkëputur nga emisioni, ku bora dhe Donaldi shkëmbejnë një puthje. Mbase një puthje "malli, pendese e afeksioni", por sigurisht që kjo tërheq shumë vëmendje në këto momente.

Në promon e emisionit, Donaldi flet për lidhjen me Bora Zemanin duke shprehur: “Më shumë ziheshim sesa loznim, më shumë ziheshim se sa flisnim. Nuk thonim një fjalë të mirë”, shoqëruar me disa pamje të çiftit. Promoja nuk zbuloi shumë dhe gjithçka mbetet për t'u parë për të kuptuar edhe se si ata rregulluan raportin e tyre./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga