LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Operacioni që “fundosi” Breçanin dhe personazhet e botës së krimit/ Si nisi hetimi?

2023-11-22 20:08:00, Kronika CNA
Operacioni që “fundosi” Breçanin dhe personazhet e
Foto ilustruese

Pak ditë më parë, SPAK në bashkëpunim me Policinë kryen një aksion në kryeqytet ku u arrestuan 5 persona mes të cilëve ish zëvendës drejtori i policisë Tiranë Erzen Breçani, shefi i krimeve Dedan Gjoni, Besmir Murati dhe Bujar (Ajazi) Germizi, emër i njohur i botës së krimit në Kukës.

Gjykata e Posaçme vendosi masën detyrim me paraqitje për Jonida Babametos, oficeren e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit.

Ndërsa në kërkim janë personazhe të tjerë të përfshirë në grupe kriminale të trafikut të drogës si dhe të dyshuar për vrasje si: Ismail Zeneli, Artan Sulejmani, Albert Prenga, Bajram Germizi, Bajram Grabova dhe Ervin Mata.

Gazetarja Glidona Daci e ftuar në emisionin “Në shënjestër” ka zbuluar se si kanë nisur hetimet në lidhje me këtë operacion që fundosi Breçanin dhe personazhet e botës së krimit.

Ajo është shprehur se ka patur dyshime nga ana e SPAK për përfshirjen e disa personazheve në trafikun e drogës.

Ka patur disa procedime që më pas janë bashkuar në një të vetme. SPAK ka patur kodet e SKY dhe më pas ka kërkuar letërporosi nga autoritetet e huaja ku dyshohej se këto personazhe ishin të përfshirë në trafik droge.

“Ka patur dyshime për përfshirjen e disa personazheve në trafikun e drogës. Ishin disa procedime që u bashkuan një një të vetme. Kanë patur kodet e SKY, kanë kërkuar leterëporosi. SPAK ka patur këto kode, ka patur dyshime për personat kyç të përfshirë në këtë grup . Por ka bashkëpunuar me autoritete të Brazilit e vendeve të tjera”, tha gazetarja./ CNA

Lajmet e fundit nga