
Sipas të dhënave të gjykatës, faturat e paguara në një platformë të mediave sociale në internet dhe intervistat me një përdorues tjetër ndihmuan FBI-në të identifikonte anëtarin e Gardës Kombëtare Ajrore në Masaçusets si të dyshuarin për rrjedhjen e dokumenteve ushtarake shumë të klasifikuara.
Hollësitë e reja u bënë të njohura, pasi 21 vjeçari Jack Teixeira, doli në gjykatë për t'u përballur me akuzat në bazë të Ligjit për Spiunazhin për marrjen dhe mbajtjen e paautorizuar të informacioneve të klasifikuara dhe të mbrojtjes kombëtare.
Një gjykatës federal urdhëroi që ai të mbahej i arrestuar deri në seancën e paraburgimit javën e ardhshme.
Jack Teixeira u arrestua të enjten nga agjentë të armatosur rëndë, pas një hetimi penal njëjavor për zbulimin e të dhënave të qeverisë, një shkelje që ekspozoi para botës vlerësime sekrete mbi luftën në Ukrainë, aftësitë dhe interesat gjeopolitike të vendeve të tjera dhe çështje të tjera të sigurisë kombëtare.
Hetuesit besojnë se Jack Teixeira ishte drejtuesi i një grupi bisedash private në internet në Discord, një platformë e mediave sociale e njohur për njerëzit që luajnë lojëra online. Sipas një deklarate të FBI-së, të dhënat e pagesave që FBI-ja mori nga platforma Discord, e cila ka thënë se po bashkëpunon me byronë, ndihmuan hetuesit të identifikonin Jack Teixeiran.
Sipas deklaratës me shkrim të paraqitur në gjykatë, FBI-ja intervistoi të hënën një person që kishte dijeni për postimet në internet të Jack Teixeiras. Ai person, i cili nuk është identifikuar në deklaratë, i tha FBI-së se një emër përdoruesi i lidhur me të dyshuarin Teixeira filloi të postonte qysh në dhjetor informacione që dukej të ishin të klasifikuara.
Deklarata sugjeron se Jack Teixeira fillimisht i shtypte në kopje të reja dokumentet por më pas i mori në shtëpi për t'i fotografuar, sepse ai "ishte i shqetësuar se mund të zbulohej duke bërë transkriptimet e tekstit në vendin e punës".
Kjo ndryshon nga ajo që postuesit e tjerë i kanë thënë agjencisë Associated Press dhe mediave të tjera, se përdoruesi që ata e quanin "O.G" filloi të postonte imazhe dokumentesh sepse ishte i pakënaqur që përdoruesit e tjerë nuk po e merrnin seriozisht.
Deklarata e paraqitur në gjykatë pretendon gjithashtu se Jack Teixeira u diktua më 6 prill - ditën kur gazeta New York Times publikoi për herë të parë një shkrim në lidhje me rrjedhjen e dokumentave - duke kërkuar për fjalën "rrjedhje" në një sistem të klasifikuar. FBI-ja thotë se kjo linte të kuptonte se Teixeira po përpiqej të gjente informacion mbi hetimin për gjetjen e përgjegjësisë për rrjedhjet.
Administrata e presidentit Biden ka bërë përpjekje intensive për të vënë nën kontroll pasojat e mundshme diplomatike dhe ushtarake nga rrjedhjet që kur u njoftua për herë të parë për to javën e kaluar, duke marrë masa për të siguruar aleatët dhe për të vlerësuar përmasat e dëmit.
Dokumentet e klasifikuara – të cilat nuk janë konfirmuar nga zyrtarët amerikanë – variojnë nga informacione që tregojnë pozicionet ushtarake të Ukrainës deri te vlerësimet e mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën dhe tema të tjera të ndjeshme, përfshirë rrethanat kur Presidenti rus Vladimir Putin mund të përdorë armë bërthamore.
Nuk ishte menjëherë e qartë se si Jack Teixeira do të kishte pasur qasje tek të dhënat, por një zyrtar i Departamentit të Mbrojtjes i tha agjencisë AP të enjten se si specialist i teknologjisë së informacionit përgjegjës për rrjetet e komunikimeve ushtarake, anëtari në moshë të re i Gardës, kishte pasur një nivel sigurie më të lartë.
Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, në një deklaratë të lëshuar pas arrestimit, tha se Pentagoni do të kryejë një rishikim të "qasjes së inteligjencës, përgjegjshmërisë dhe procedurave të kontrollit" për të parandaluar që një rrjedhje e tillë të ndodhë përsëri./ CNA.al
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të viz...
On Thursday, former President Donald Trump answered qu...
Kosovo cannot be conditioned by Serbia on holding or not t...
Trupat ukrainase janë detyruar të tërhiqen nga disa pjesë ...
President Joe Biden addressed the Irish Parliament in ...
US authorities on Thursday arrested a 21-year-old man who ...
Kosovo and Montenegro have signed an agreement for air...
For the first time since the beginning of the Russian ...
For the first time, Russia is ready to introduce the p...
Russia said on Thursday it would not extend the deadli...
Ish-Presidenti Donald Trump pritet të shkojë të enjten...
US Defense Secretary Lloyd Austin says Ukraine remains con...
The US claims the UN Secretary General is willing to p...
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, has reacted...
North Korea fired a ballistic missile into the sea bet...
US President Joe Biden told a crowd in Belfast on Wedn...
Britain must ensure, without discrimination, the protectio...
Zyrtarët ukrainas denoncuan të mërkurën Rusinë pas shfaqje...
The Greek MEP, Eva Kaili, involved in the "Qatar-Gate"...
Ndërsa Turqia po përballet me një shkallë të lartë inflaci...
For 6 months now, CNA has been sending several letters to ...
The word "fatherland" with properties is not enough. The m...
The justice reform claimed that it would bring faster, fai...
The Justice Reform and the vetting process were trumpeted ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Details are being revealed regarding the gunshot murder th...
New details have emerged from the shooting murder that occ...
A serious incident occurred this Saturday afternoon in Shk...
A serious road accident occurred this afternoon on the Elb...
A serious incident occurred this Saturday in neighborhood ...
27% of the retirement age population is being pushed inevi...
On Saturday, our country will be affected by stable weathe...
An important investment in the service of patients with tu...
The defense of former Kosovo President Hashim Thaçi has fi...
Ten people have died after a Cessna 402 plane crashed in t...
Businessman Vasile Tofan was nominated this Saturday as th...
A written statement from Iran's Supreme Leader, Ayatollah ...
A special scientific conference was held by the World Bekt...
The German Embassy in Tirana has invited the Albanian publ...
Professor and literature scholar Ali Xhiku has passed away...
During my research into the life and artistic photographic...
The new old-age pensions in 2025 were on average 16,500 le...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
The escalation of the conflict in the Middle East has once...
In addition to food, household appliances, oil, and more, ...