Will Russia use nuclear weapons?
Russian President Vladimir Putin has warned that he is...

Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt, tha se politika e Rusisë është e karakterizuar nga agresioni kundër Ukrainës, megjithatë tha se ndikimi i Moskës aktualisht nuk paraqet ndonjë “rrezik akut” për Bosnjën.
“Ndikimi rus në Bosnjë duhet të vëzhgohet ashtu siç është, dhe duhet të shihet se si do të zhvillohet, por mendoj se aktualisht ne nuk kemi ndonjë rrezik akut për Bosnjë e Hercegovinën”, tha Schmidt në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.
Sipas tij, shumë njerëz në Bosnje kanë ndjenja të ndryshme kur e shohin Rusinë, “madje edhe në Republikën Sërpska”, njërin prej dy entiteteve të shtetit.
“Politika ruse është e karakterizuar nga agresioni kundër Ukrainës dhe siç e shoh unë Rusinë dhe të gjithë atë që ka të bëjë me [presidentin rus, Vladimir] Putinin, dhe përreth tij, ka shumë probleme. Ata nuk e kanë pritur se do të hasin në një rezistencë të tillë të njerëzve që po luftojnë për lirinë e tyre. Mendoj se shumë njerëz këtu [në Bosnje] kanë ndjenja të ndryshme kur e shohin Rusinë, edhe në Republikën Sërpska. Njerëzit këtu nuk duan luftë. Njerëzit nuk duan që jeta apo ekzistenca e tyre të varet nga kjo, të vuajnë nga çfarëdo lloj dhune apo force dhe mendoj se këtë e di [lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik”, tha Schmidt.
Sipas marrëveshjes së Dejtonit, të vitit 1995, Bosnja është e ndarë në Federatën boshnjake dhe kroate, që kanë dhjetë kantonte, në Republikën Sërpska të dominuar nga serbët dhe në qarkun e vogël vetëqeverisës të Bërçkos.
Dodik, udhëheqës i serbëve të Bosnjës, prej kohësh gëzon mbështetjen e Rusisë. Lideri i serbëve të Bosnjës ka kërcënuar se Republika Sërpska mund të shkëputet nga shteti.
Përfaqësuesi i Lartë foli edhe për ndryshimet që ka bërë në Ligjin zgjedhor në natën e zgjedhjeve të përgjithshme që u mbajtën më 2 tetor.
Ndryshimet që Schmidt bëri në Ligjin zgjedhor dhe Kushtetutën u mbështetën nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania, ndërkaq zyrtarët e Bashkimit Evropian thanë se ishte “vendim personal” i përfaqësuesit të Lartë.
“Qëllimi im është që të përmbush detyrat e mia që dalin nga Marrëveshja e Dejtonit, të nisin proceset, dhe të kujdesem që fryma e vetë marrëveshjes të mos shkelet. Prandaj, vendimet që marr janë vendime të mia dhe i ndërmarr ato nga kjo perspektivë. Unë nuk mund të pres pajtim për çdo gjë”, tha Schmidt.
Vendimi i fundit i Schmidtit përfshin rritjen e madhësisë së Dhomës së Popujve të Federatës së Bosnjë e Hercegovinës, për të “korrigjuar mbipërfaqësimin” në këtë institucion nga disa prej grupeve etnike. Ky ndryshim nënkupton se secili nga kombet konstituive (serb, kroat dhe boshnjak), do të ketë nga 23 delegatë, në vend të 17 siç kishin më herët.
Në vendimin e 2 tetorit, Schmidt deklaroi se masat e ndërmarra synojnë përmirësimin e funksionalitetit të entiteteve të Federatës së Bosnjë e Hercegovinës dhe sigurimin e zbatimit në kohë të rezultateve të zgjedhjeve të mbajtura më 2 tetor.
Kjo ishte pakoja e tetë e masave për përmirësimin e funksionalitetit në shtet, qëkur Schmidt mori mandatin e përfaqësuesit të Lartë në gusht të vitit 2021. Ai i ka marrë këto vendime në bazë të Fuqive të Bonit, që i lejojnë atij të ndryshojë ligjet, Kushtetutën e entiteteve ose të ndryshojë zyrtarët në këto entitete. Përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë ka autoritetin final sa i përket interpretimit të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit./ REL
Russian President Vladimir Putin has warned that he is...
Kardiologu i njohur maqedonas, Zhan Mitrev, njëherësh ...
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar në ...
On Tuesday, German Chancellor Olaf Scholz said a 200 billi...
Slovenia's parliament on Tuesday approved an amendment all...
South Korea's military has apologized for the failed launc...
Zëdhënësi për mediat i Vladimir Putinit, Dimitri Peshkov i...
The Taliban, struggling to lead Afghanistan through an eco...
Borxhi i përbashkët evropian për të luftuar një krizë të p...
Presidenti amerikan, Joe Biden i tha presidentit ukrai...
Protests continue in Iran, while the United States sai...
Former Bulgarian Prime Minister Boyko Borissov, whose ...
The Russian space agency, Roskosmos, is aiming to continue...
The death toll from Hurricane Ian is reported to have rise...
North Korea fired a ballistic missile over Japan on Tuesda...
Zyrtarët amerikanë thonë se Rusia po punon për të përforcu...
Four-year-old Lisa was going with her mother to the speech...
At least six newly mobilized Russian soldiers have died si...
Vladimir Putin's disastrous military adventure in Ukraine ...
The owner of a hotel in the village of Kassandra in Halkidik...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident occurred this evening on Nikolla Zoraqi St...
Three people were shot and wounded in Elbasan last night b...
A serious incident occurred this Tuesday in the Yrshek are...
An accident occurred this Tuesday on "Dituria" street in K...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Albania has achieved a record for the employment of foreig...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
The spokesman for the Iranian Foreign Ministry warned Bulg...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Construction company licenses will have a validity period ...
The Centralized Purchasing Operator recently opened a tend...
The new draft law "On the Bank of Albania" provides that t...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sol...