Rrëfimet trishtuese të mësueseve ukrainase/ Torturat pse refuzuan mësimdhënien në Rusisht
Në dy javët e fundit, forcat ukrainase thonë se kanë m...
Agjencia për mbikëqyrje bërthamore e Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për lirimin e drejtorit të centralit më të madh bërthamor të Ukrainës, i cili raportohet se është rrëmbyer nga patrulla e ushtrisë ruse.
Thirrja e drejtorit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grossi, më 1 tetor, erdhi një ditë pasi Ihor Murashov, u ndalua teksa po udhëtonte nga centrali i Zaporizhjës për në qytetin Enerhodar.
Murashov “u nxor nga vetura, iu mbyllën sytë dhe më pas u dërgua në drejtim të panjohur”, tha Enehoatom, kompania shtetërore ukrainase që mbikëqyr centralin e Zaporizhjës.
Grossi tha se shpreson që “Murashov do të kthehet te familja e tij në mënyrë të sigurt dhe të shpejtë në mënyrë që ai të vazhdojë punën e tij të rëndësishme në central”, tha Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore përmes një postimi në Twitter.
Ndalimi i Murashovit “ka një ndikim të madh” në sigurinë e tij dhe sigurinë bërthamore tha agjencia.
Është e paqartë pse Murashov është ndaluar. Autoritetet ruse nuk kanë dhënë asnjë deklaratë lidhur me këtë çështje.
Centrali i Zaporizhjës dhe zona përreth kontrollohen nga forcat ruse që nga marsi, ndërkaq stafi ukrainas vazhdon të operojë me këtë uzinë.
Reaktori i fundit i centralit të Zaporizhjës u fik në shtator për shkak të granatimeve pranë uzinës bërthamore.
Kievi dhe Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore kanë paralajmëruar se mund të shkaktohet katastrofë mjedisore si pasojë e luftimeve pranë centralit.
Rusia ka hedhur poshtë çdo thirrje për të krijuar një zonë të çmilitarizuar përreth centralit të Zaporizhjës.
Muajin e kaluar, bordi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore miratoi një rezolutë, përmes së cilës iu bë thirrje Rusisë që t’i japë fund pushtimit të centralit dhe “menjëherë të ndalojë çdo veprim” ndaj centralit dhe “ndaj çdo ndërtese bërthamore në Ukrainë”.
Rusia dhe Kina votuan kundër kësaj rezolute./ REL
Në dy javët e fundit, forcat ukrainase thonë se kanë m...
For more than 22 years since its establishment, the Kosovo...
There was little political stability in Bulgaria after the...
In a previous report to the UN, the former German Minister...
King Charles has canceled his participation in the climate...
When the Turkish parliament convenes for the first time afte...
Të premten, administrata e Presidentit Biden vëndosi saksi...
Bullgaria dhe Greqia nisën të shtunën shfrytëzimin e n...
Rusia njoftoi se ka tërhequr trupat nga qyteti i Limanit,...
Në Bosnjë e Hercegovinë 3.4 milionë qytetarë me të drejtë...
Greva në sektorin publik të Kosovës është pezulluar, bënë...
Zyrtarët në Kiev thanë se forcat ukrainase kanë mbërritur...
Kazakhstan, a country in Central Asia, is filled with Russ...
US Secretary of State Antony Blinken said on Friday (Septe...
The Turkish government has prepared a draft law, which...
The VAT rate for gas supplies through the natural gas ...
According to the United Nations Environment Programme, cra...
Australia ka kërkuar ndihmën e FBI-së për kapjen e hakerë...
"As an astrologer, I have studied the birth chart of Que...
The 20th century was always presented with some very stran...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident occurred this evening on Nikolla Zoraqi St...
Three people were shot and wounded in Elbasan last night b...
A serious incident occurred this Tuesday in the Yrshek are...
An accident occurred this Tuesday on "Dituria" street in K...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Albania has achieved a record for the employment of foreig...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
The spokesman for the Iranian Foreign Ministry warned Bulg...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Construction company licenses will have a validity period ...
The Centralized Purchasing Operator recently opened a tend...
The new draft law "On the Bank of Albania" provides that t...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sol...