Exchange rate, June 29, 2026/ Foreign currencies continue the crisis
This Monday, one US dollar is bought for 81.8 lek and sold...
This Monday, one US dollar is bought for 81.8 lek and sold...

Akuza: Spiunazh veçanërisht i rëndë në shërbim të Rusisë. Të hënën oficeri gjerman tregoi në Gjykatën e Lartë Rajonale në Dyseldorf shkaqet pse ka spiunuar për Rusinë. Gjatë leximit të aktakuzës, një përfaqësues i Prokurorisë Federale tha se 54-vjeçari ishte përgjegjës për sistemet e luftës elektronike si kapiten në Bundeswehr. Një vit më parë ai ka kontaktuar disa herë me ambasadën ruse në Berlin dhe konsullatën e përgjithshme në Bon për të ofruar bashkëpunimin e tij.
Ai zbuloi sekretet zyrtare që supozohej t'i shkonin shërbimit inteligjent rus. Oficeri dyshohet se ka ofruar informacione me iniciativën e tij.
Frika nga përshkallëzimi bërthamor
Qëllimi i tij ishte "t'i jepte forcave të armatosura ruse një avantazh në sfondin e situatës aktuale politike". Ushtari profesionist dëshmoi në gjykatë se ishte i motivuar nga frika e një përshkallëzimi bërthamor në Ukrainë. Kjo është arsyeja pse ai donte ta çonte familjen në një kohë më të sigurt. Ai, siç tha, mendohet se së shpejti do të përdoreshin armët taktike bërthamore në Ukrainë. Ai pohon se me palën ruse ka kërkuar kontatke për të marrë informacione në kohën e duhur se kur do të shpërthejë një luftë bërthamore. "Unë pashë vetëm këtë rrugë," tha ushtaraku në gjykatë.
Ai tani pendohet shumë për këtë dhe, duke parë prapa, e sheh si një gabim. Oficeri tha se ishte në një gjendje shumë të keqe mendore në atë kohë. "Isha në gjendjen time më të keqe,” vazhdoi i pandehuri. Ai thotë se asokohe ka humbur 18 kilogramë, se mezi flinte dhe ishte i pllakosur nga ankthi.
Kryetari i trupit gjykues theksoi se motivimi i përmendur ishte shumë i vështirë për të kuptuar. Me sa duket ishte më e lehtë për të pandehurin të tradhtonte vendin e tij sesa të shkonte te mjeku. 54-vjeçari tha se sot është e pakuptueshme edhe për te si ka mundur ta bëjë këtë.
Indoktrinimi përmes videos në Tiktok
I akuzuari pohon se një mesazh "ndoshta në Tiktok" i ka dhënë atij impulsin për të kontaktuar konsullatën ruse. Kapiteni pranoi se ai kishte ndjekur në atë kohë një influencer pro-rus, të lidhur me AfD-në në Tiktok, por "nuk e mbante mend saktësisht se çfarë mesazhi ishte".
I pandehuri ishte anëtar i AfD-së
Në të njëjtën kohë, ai kontaktoi AfD-në dhe aplikoi për anëtarësim. Sipas gjykatës, aplikimi i tij për anëtarësim u miratua në korrik 2023. Sipas deklaratave të tij, 54-vjeçari kishte kontaktuar edhe me partinë e Majtë. Megjithatë, ai u zmbraps për shkak të qëndrimit të tyre ndaj Bundeswehr-it.
Dyshimet e para për veprimet e tij janë paraqitur, siç tha vetë, në fund të korrikut 2023, kur "ndihej më mirë mendërisht". Ai thotë se tani më ka kërkuar të largohet nga partia, por "nuk e di nëse kjo tashmë është zbatuar".
Gjykata e Lartë Rajonale e Dyseldorfit ka caktuar shtatë ditë gjykimi në këtë proces, i cili parashikohet të zgjatë deri më 24 qershor 2024. Nëse shpallet fajtor, i pandehuri mund të dënohet deri në dhjetë vjet burg./DW
Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu vowed to lau...
Meta's Facebook and Instagram are subject to an investigat...
Rezultatet e barometrit të shkollave gjermane të publikuar...
The mandate for the formation of the Government of Serbia,...
"The Western Balkans and North Macedonia are the targe...
Landy Párraga, former Miss Ecuador and model, was shot...
Chinese President Xi Jinping will visit France, Serbia and...
The situation of the civilian population in the Gaza Strip...
Ukraine's Defense Ministry's Main Intelligence Directorate...
Berlin's popular Kreuzberg neighborhood remains closely as...
First there was French President Macron's keynote speech a...
Ukrainian President Volodymyr Zelenskiy again appealed...
French President Emmanuel Macron has said he is ready ...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken është nisu...
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni njoftoi të dielë...
The arrest of independent journalists in Russia has co...
An operation by the Port Authority is underway in the ...
Diplomatic efforts were stepped up on Sunday with the ...
The head of the parliamentary group of the DP, Gazment...
Në fjalimin mbajtur në darkën vjetore të korrespondent...
After revealing the property portfolio in Tirana, Kavaja, ...
Four months ago, on March 11, CNA sent an official letter ...
Sokol Sadushi, the president of the Supreme Court, is the ...
Journalist Elton Qyno has made a complaint regarding the w...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 31-year-old man fell from a cliff on Mount Gopes in the ...
A vehicle has caught fire in the Pazar area of Korça. A...
A serious incident occurred this Sunday in Jalë. It is le...
This Sunday, an interventional operation is underway for t...
On Monday, our country will be affected by stable weather ...
The heat wave that has swept across Europe is also causing...
The Director-General of the World Health Organization, Ted...
The Institute of Geosciences has today shared a forecast r...
The US and Iran have agreed to "stand down" after an excha...
Pakistan launched air strikes and sent ground troops into ...
The Israeli government officially recognized the massacres...
Pope Leo XIV today expressed his solidarity with the peopl...
During my research into the life and artistic photographic...
This year's edition of the Gjon Mili International Video A...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Monday, one US dollar is bought for 81.8 lek and sold...
The Tax Administration is continuing payments to compensat...
The average gross monthly salary in the country was 84 tho...
This Sunday, one US dollar is bought for 82 lek and sold f...