Europe on fire/ 238 dead from the heat in Portugal in just one week
At least 238 people have lost their lives as a result ...

The chairman of the Democratic Union for Integration party, Ali Ahmeti, says that the approval of the French proposal that paves the way for negotiations for North Macedonia's membership in the European Union is a historic moment for the country's citizens. Mr. Ahmeti said on Sunday in an interview for the Voice of America that the claims that the country's authorities have made concessions regarding the Macedonian language, history and identity are unjustified. The chairman of the largest Albanian party in North Macedonia, which is a partner in the coalition, said that the opposition parties that were against the approval were motivated by political interests.
Zëri i Amerikës: Zoti Ahmeti, koalicioni qeveritar e kishte konsideruar të domosdoshëm vendimin dhe BE dhe SHBA e përshëndetën atë, por partitë e opozitës maqedonase dhe një pjesë e publikut ishin me forcë kundër saj. A pritni që çeljen e pritshme e bisedimeve me BE-në të ndryshojë qëndrimin e forcave politike që ishin kundër dhe të zbusë tensionet?
Ali Ahmeti: Mendoj se opozita u përfshi nga një valë emocionesh, nga një valë folklorizmi, thënë më shkurt pati një tendencë për manipulim të masave, gjoja se po humbet identiteti kombëtar maqedonas, po humbet gjuha maqedonase, po asimilohet kombi maqedonas me atë të bullgar. Të gjitha këto ishin më tepër për politika ditore dhe për t’u shtuar pikë partive të tyre, sesa diçka substanciale që kishte në gjithë këtë fushatë, apo gjithë këtë propagandë që e bënë dhe kjo më në fund u pa, edhe masat në përgjithësi e kuptuan që e tërë kjo bëhet vetëm e vetëm për të përmirësuar pozicionin e tyre politik në shoqëri, sesa diçka thelbësore në gjithë këtë aktivitet që ata e bënë.
Zëri i Amerikës: Ministri i Jashtëm Bujar Osmani në një konferencë për shtyp po flet pikërisht për protokollin me Bullgarinë. A mund të thoni me siguri se përsa i takon gjuhës, historisë dhe identitetit maqedonas, siç janë trajtuar në këtë protokoll, shqetësimet janë të pajustifikueshme?
Ali Ahmeti: Mendoj që fare janë të pajustifikueshme, sepse gjuha maqedone njihet zyrtarisht nga Bashkimi Evropian, identiteti maqedonas njihet zyrtarisht nga Bashkimi Evropian, dhe këto i konfirmoi në fjalën e saj përfaqësuesja evropiane në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe unë jam shumë i sigurtë që të gjitha përpjekjet kanë shkuar në atë drejtim saqë as të mos fyhet identiteti, as gjuha, sepse këto janë çështje të trashëguara nga e kaluara, janë çështje të padrejtësive shekullore që u kanë ndodhur popujve të vegjël dhe tani ky është moment historik për bashkëqytetarët tanë maqedonas, për të legjitimuar përfundimisht në bashkësinë ndërkombëtare, identitetin e tyre, gjuhën e tyre dhe kanë patur përkrahje të plotë nga partitë politike shqiptare – në këtë rast të gjitha partitë politike shqiptare kanë qenë në unison, që kjo çështje të tejkalohet – dhe të arrihet momenti i duhur dhe shumë i mirëpritur dhe i shumëpritur nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut për të hapur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Zëri i Amerikës: Sipas propozimit francez, Maqedonia e Veriut do të duhet të rishikojë kushtetutën për sa i takon njohjes së pakicave kombëtare, konkretisht asaj bullgare. Por shumica parlamentare nuk i ka dy të tretat e votave të nevojshme për rishikimin dhe as miratimin e këtij kushti. Si mendoni se mund të tejkalohet kjo pengesë që mund të zvarrisë procesin e bisedimeve?
Ali Ahmeti: Nuk mendoj që ky problem do jetë problemi kryesor që të pengohet zhvillimi i mëtejshëm i procesit drejt anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Çështja e kushtetutës do hapet pas dy vitesh. Kështu është axhenda e protokollit që e parashikon, siç parashikon edhe çështje të tjera që duhen zgjidhur brenda kësaj periudhe dyvjeçare. Kështu që, pas dy vitesh, të gjitha forcat politike duhet të rrjeshtohen nëse do të jenë për Europën, a do jenë për demokraci të mirëfilltë, a do jenë për sundim të ligjit, a do jenë për shtet ligjor dhe a do jenë të përgatitur që të bëjnë hapin e duhur. Dhe partitë politike kanë momentin historik që të rrjeshtohen drejt në këtë moment vendimtar historik për vendin tonë.
Zëri i Amerikës: Ju jeni shprehur që protestat që herë-herë ishin të dhunshme, kishin një prapavijë qëllimi pro-ruse. Ku e mbështesni këtë përfundim?
Ali Ahmeti: Tani të them të drejtën nuk më pëlqente dalja në skenë e kryesuesit të opozitës maqedonase, zotit Kristjan Mickovski, me atë bluzën e tij të gjelbërt që imitonte Zelenskin. Maqedonia nuk është Ukrainë dhe as Europa nuk është Rusi. Ne nuk na imponohet anëtarësimi në Bashkimin Europian. Nuk na është imponuar anëtarësimi në NATO. Por janë nevojat domosdoshmëri që ne të jemi pjesë e Bashkimit Evropian, ashtu siç jemi pjesë e NATO-s. Cila do ishte Maqedonia në këto situata kaq të vështira kur Europa është në luftë, të ishte Maqedonia jashtë strukturave të NATO-s?
Zëri i Amerikës: Por kjo në vetvete zoti Ahmeti nuk tregon që ka prapavijë ruse. A keni ju informacione për një motivim të tillë pro-rus?
Ali Ahmeti: Ka shumë aktivitete që i bëjnë diplomatët rusë në Maqedoninë e Veriut. Ka shumë mediume që investohen nga shoqata të ndryshme që janë të lidhura drejtpërsëdrejti me Kremlinin. Dhe ne i përcjellim të gjitha këto zhvillime. Dhe është një proverb popullor “në qoftë se do të dish se ç’ka tek shtëpia, shih se çfarë flasin fëmija”. Ne i kemi përcjellë të gjitha protestat, i kemi përcjellë të gjitha deklaratat. Me aq simpati flisnin për Rusinë, me aq simpati flisnin për politikat e Putinit dhe këta ishin pjesëmarrës, të zellshëm bile, në protesta dhe prania e tyre ka qenë shqetësuese. Opozita mban përgjegjësi për këtë propagandë që bëhet në vendin tonë, në kryeqytetin tonë.
Zëri i Amerikës: Zoti Ahmeti, në protesta është vërejtur shpesh edhe gjuha e urrejtjes kundër shqiptarëve. A mund të ketë pasoja për marrëdhëniet ndëretnike brenda vendit kjo qasje, duke pasur parasysh, siç e përmendët edhe ju, se partitë shqiptare të gjitha votuan pro propozimit francez?
Ali Ahmeti: Nuk mendoj, nuk ndaj mendimin që do të ketë përplasje ndëretnike, sepse gjërat deri më tani kanë shkuar mirë. Janë të kujdesshëm palët, do të thoja edhe shqiptarët, edhe bashkëqytetarët tanë maqedonas, se vendit nuk i duhet një konflikt ndëretnik, vendit nuk i duhet përplasje mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Për këtë jemi të vetëdijshëm dhe për këtë ka shumë argumente që flasin se kjo nuk do të ndodhë. Por, e keqja është që partitë politike kanë trashëguar nga e kaluara një mangësi, sepse në të kaluarën përherë kanë dalë në fushata elektorale me karta nacionaliste, me fyerje reciproke, për të fituar elektoratin e tyre. Dhe ne si Bashkim Demokratik për Integrim kemi bërë përpjekje dhe kemi investuar në vazhdimësi që me kartën nacionaliste nuk duhet të luhet, por duhet të demonstrojmë shtetformësi. Duhet të demonstrojmë përgjegjësi dhe të ndërtojmë strategjinë për të ardhmen e vendit, për të ardhmen e gjeneratave. Ky ka qenë përcaktimi ynë, dhe ne asnjëherë nuk jemi marrë me politika nacionaliste, por jemi marrë me zbatim dhe materializim të asaj që u takon shqiptarëve, të marrëveshjes paqësore të Ohrit, me avancimin e të drejtave të shqiptarëve, me avancimin e atyre të drejtave të mohuara apo të mbivotuara nëpër institucione, në emër të demokracisë, në emër të pluralizmit, por asgjë nuk kanë avancuar shqiptarët. Kështu që ne kemi bërë përpjekje maksimale që të zbatohet dhe të materializohet marrëveshja paqësore e Ohrit me të gjitha vlerat që i ka në brendi./CNA.al
At least 238 people have lost their lives as a result ...
Russia has lost nearly 50,000 soldiers killed or wound...
Croatian Foreign Minister Gordan Gërliq Radman, throug...
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar ...
The Croatian authorities have banned the entry into th...
The foreign ministers of North Macedonia and Bulgaria ...
A Ukrainian plane, which was transporting ammunitio...
Russia is preparing for the next phase of its offensiv...
The Ministry of Defense of Serbia provided detailed in...
While the Kosovo Police officials were trying to stop ...
The Ukrainian cargo plane that crashed in Greece was r...
An Antonov cargo plane belonging to a Ukrainian airlin...
Autoritetet ukrainase në të gjithë vendin po njoftojnë...
When Russian forces attacked the town of Borodyanka in...
Almost 17 years after receiving the status of a candid...
During the joint meeting with the leaders of the count...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, po vazh...
The commercial exchanges between Kosovo and Albania, i...
The President of the European Commission has reacted after...
The Assembly of North Macedonia approved the "French propo...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A conflict occurred this Thursday evening in the toy area ...
A person has died today on Orikum beach. According to repo...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
The European Union Office in Kosovo has called on all poli...
Serbian President Aleksandar Vučić, at a press conference ...
For the first time since the launch of the euro, European ...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...