Turkey: Election campaign with hostility towards refugees
Just before the runoff round in Turkey, the tone is becomi...

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy tha të shtunën se negociatorët republikanë ishin “më afër një marrëveshjeje” që do të zgjidhte krizën e borxhit, por se ende nuk kishin arritur një marrëveshje me Presidentin Joe Biden.
Ai tha se ende nuk mund të thotë një afat kohor për të arritur kompromisin përfundimtar që do të rriste kufirin e huamarrjes së vendit dhe do të shmangte një falimentim katastrofik. Negociatorët e Shtëpisë së Bardhë u larguan nga Kapitoli pas orës 2 të mëngjesit dhe u rikthyen disa orë më vonë.
“Do ta kemi marrëveshjen kur ajo të bëhet siç duhet”, tha zoti McCarthy, ndërsa mbërriti në Kongres.
Presidenti Joe Biden gjithashtu tha të premten në mbrëmje se negociatorët kanë përafruar qëndrimet.
Të dyja palët kanë sugjeruar se një nga pengesat kryesore është përpjekja e Partisë Republikane për të shtrënguar parakushtet ekzistuese për ata që marrin ndihma qeveritare, një synim i vjetër republikan që demokratët e kanë kundërshtuar me forcë. Shtëpia e Bardhë tha se propozimet republikane ishin “mizore dhe të pakuptimta”.
Një nga negociatorët republikanë, ligjvënësi i Luizianës, Garret Graves, tha se “nuk kishte asnjë shans” që republikanët të tërhiqeshin për këtë çështje.
Amerikanët dhe bota po ndjekin me ankth negociatat në Uashington që mund ta fusnin ekonominë amerikane në kaos.
Nëse nuk arrihet rritja e kufirit të huamarrjes që tani ka arritur në 31 trilionë dollarë, për të paguar faturat e vendit, kjo do të shkaktonte valë tronditëse në Shtetet e Bashkuara dhe ekonominë globale.
Pensionistët në ankth dhe të tjerë po bënin tashmë plane emergjente për pagesat që kanë frikë se nuk do i marrin. Pagesat e radhës të Sigurimeve Shoqërore priten të kryhen javën e ardhshme.
Presidenti Biden dhe zoti McCarthy duket se po i afrohen një marrëveshjeje dyvjeçare për shkurtimin e buxhetit që do të zgjaste gjithashtu kufirin e borxhit deri në vitin 2025, pas zgjedhjeve të ardhshme presidenciale.
Propozimi republikan për shtrëngimin e kritereve për ata që marrin ndihma nga programe të ndryshme qeveritare do të kursente 11 miliardë dollarë gjatë 10 viteve.
Presidenti Biden fillimisht dukej më i hapur për të negociuar ndryshime të vogla për kuponat e ushqimit falas, programi i njohur si Programi i Ndihmës Shtesë të Ushqyerjes, ose SNAP, por pozicioni i tij është ngurtësuar.
Marrëveshja do të duhet të jetë një kompromis politik në një Kongres të ndarë. Shumë nga republikanët e ekstremit të djathtë, përkrahës në Kongres të ish-Presidentit Donald Trump, kanë qenë prej kohësh skeptikë ndaj parashikimeve të Departamentit të Thesarit dhe ata po i bëjnë presion zotit McCarthy që të mos bëjë lëshime.
Ligjvënësit nuk pritet të kthehen në punë deri të martën, pasi e hëna është festë federale.
Senati që kontrollohet nga demokratët nuk është përfshirë në negociata, duke ia lënë bisedimet Presidentit Biden dhe zotit McCarthy. Udhëheqësi i shumicës në Senat, demokrati Chuck Schumer është zotuar se do të dërgojë një paketë kompromisi në tryezën e Presidentit Biden.
Javët e bisedimeve kanë dështuar të prodhojnë një marrëveshje pjesërisht për shkak se administrata e Presidentit Biden rezistoi për muaj të tërë të negociojë me udhëheqësin republikan të Dhomës së Përfaqësuesve McCarthy, duke argumentuar se borxhet e vendit nuk duhet të përdoren si mjet për prioritete të tjera partiake./VOA
Just before the runoff round in Turkey, the tone is becomi...
In the center of Belgrade, tens of thousands of people pro...
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, said that he is...
Germany has been a staunch antagonist of Russia regarding ...
Kreu i qeverisë së Kosovës Albin Kurti, është takuar ditën...
During the meeting with the Special Envoy of Germany for t...
Ukraine has asked Germany to supply it with Taurus missile...
The chairman of the Serbian List, Goran Rakic, asked t...
A man has been arrested after opening the door of a plane ...
The Serbian Progressive Party is holding an extraordinary ...
The Border Police Office at Rimini Airport, Italy, thr...
Këshilli për Sigurinë Kombëtare në Serbi është mbledhur di...
Vdekja e parë në Mbretërinë e Bashkuar e lidhur me drogën ...
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, said that h...
The President of Serbia, Aleksandar Vučić, has resigned fr...
The race for the new NATO leader is intensifying. But it i...
The Foreign Minister of North Macedonia, Bujar Osmani, who...
The President of the European Commission, Ursula Von d...
The United States of America on Friday strongly condemned ...
Lidhur me rastin e ngritjes së gatishmërisë luftarake ...
A mountain of documents for a flagrant case, in the na...
The Democratic Party has denounced a tender held by the Hi...
Since the summer of 2020, the Mayor of Tirana, Erion Velia...
The leader of the Democratic Party, Sali Berisha, denounce...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Following intensive controls and work based on police inte...
A road accident was recorded on Saturday morning on the Le...
A serious incident is reported to have occurred today in G...
A fatal accident has been recorded on the Fier-Lushnjë hig...
Today our country will be affected by stable weather condi...
Albania is leading a painful demographic process that plac...
On Friday, our country will be affected by stable weather ...
On Thursday, our country will be affected by stable weathe...
Four months of war have fundamentally changed relations be...
Australia has confirmed for the first time the presence of...
Two high-speed passenger trains collided on Friday afterno...
The United States government has announced that it will st...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
In the Balkans, few tourism markets are expanding at the p...
Demographic experts Ilir Gëdeshi and Russell King conclude...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.8 lek and so...
Urban development, transport, energy, forestry and agricul...