Russian gas supplies/Merkel, steadfast in her decisions
The former German chancellor, Angela Merkel, has defen...

I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha të enjten se Kosova dhe Serbia nuk duhet të shpërdorojnë mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre para zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian në vitin 2024.
Ai i bëri këto komente pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Prishtinë, ku tha se është diskutuar për rrugën përpara drejt këtij normalizimi, çështjen e energjisë dhe të targave të makinave. Zoti Lajçak tha se të hënën do të qëndrojë në Beograd për të diskutuar për këto çështje me udhëheqësit e Serbisë.
Ai tha se situata politike në vendet euro-atlantike është shumë e favorshme për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Nuk jemi të shpërqendruar nga zgjedhjet dhe kemi aleancë unike të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, mbështetje të fortë nga Mbretëria e Bashkuar, të gjithë janë të përqendruar në dialog dhe të gjithë presin që dialogu të prodhojë normalizim”, tha ai.
Zoti Lajçak tha se nuk ka një afat të caktuar për marrëveshjen.
“Nuk do të thosha që viti tjetër është vendimtar, por e kam thënë më shumë se një herë se e kemi këtë dritare mundësie që do të zgjasë deri në zgjedhjet evropiane dhe amerikane në vitin 2024. Mendoj që është përgjegjësia jonë që të mos e shpërdorojmë këtë mundësi”, tha zoti Lajçak.
Diplomacia perëndimore është vënë në përpjekje për të nxitur përparim në bisedime dhe të martën Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken bisedoi në telefon me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç mbi rëndësinë e bisedimeve.
Muajin e kaluar kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron angazhuan këshilltarët e tyre të cilët qëndruan në rajon për të mbështetur bisedimet. Pas vizitës së tyre u tha se ka një nismë franko-gjermane për përmbylljen e bisedimeve Kosovë – Serbi, por nuk është propozim përfundimtar.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se Franca dhe Gjermania kanë paraqitur një dokument me të cilin kërkojnë që Serbia të lejojë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, por pa e njohur pavarësinë e saj, ndërsa në shkëmbim Serbisë do t’i ofrohet përshpejtimi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Por, kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se po diskutohen modele të ndryshme, por nuk ka diçka përfundimtare apo vendimtare që do të mund të thuhej se ky është propozim franko-gjerman.
As Parisi dhe as Berlini nuk e kanë konfirmuar ekzistencën e një oferte të tillë. Zoti
Lajçak nuk foli për ekzistimin e nismës por vlerësoi përfshirjen e presidentit Macron dhe kancelarit Scholz si dhe telefonatës së sekretarit Blinken me udhëheqësit e të dyja vendeve.
Serbia e cila mbështetet në përkrahjen e Moskës, kundërshton pavarësinë e Kosovës që u shpall në vitin 2008 me mbështetjen e vendeve kryesore perëndimore. Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është kusht për integrimin e saj në Bashkimin Evropian dhe të dyja vendet janë përfshirë në bisedime që nga viti 2011 por me pak përparime./ VOA
The former German chancellor, Angela Merkel, has defen...
Në mbledhjen e mbyllur, të mbajtur të enjten në Këshil...
Volodimir Zelenski ia bëri kërkesën aleatëve të tij G7 më ...
Incredible images have captured an extremely rare case of ...
Një aktore iraniane e Netflix -it ka zhveshur hixhabin dhe...
Russian President Vladimir Putin and his Turkish count...
The European Parliament's Foreign Policy Committee approve...
When he announced last Friday the annexation of Luhansk an...
Aleatët e Ukrainës në NATO njoftuan se do të dërgojnë sist...
Amid the war in Ukraine, European leaders are turning to A...
The German Minister of Foreign Affairs, Annalena Baerbock,...
"I wake up every morning thinking this could be my last da...
Ukraina tha më 12 tetor se ka çliruar pesë vendbanime të t...
President Joe Biden warned of consequences for Saudi A...
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, said that h...
Aleatët dhe partnerët e NATO-s do të ndihmojnë Kievin ...
Irani ka përshkallëzuar shtypjen e protestave në zonat...
Udhëheqësit e grupit të shtatë vendeve më të pasura në...
A leak has been discovered at the Russian Druzhba oilfield...
Papa Françesku dënoi "bombardimet e pamëshirshme" ndaj pop...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
CNA has uncovered the tentacles of the head of the Supreme...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
New details are being learned regarding the incident that ...
Several gunshots were reported this evening in Elbasan. T...
A section of the Fier-Vlora highway was engulfed in flames...
A road accident occurred this Monday near Gramsh. As repo...
Another humanitarian aid shipment from Germany has arrived...
Residents of the village of Memëlisht in the Municipality ...
On Monday, our country will be under the influence of rela...
On Sunday, our country will remain under the influence of ...
US President Donald Trump responded with harsh rhetoric to...
US President Donald Trump said on Monday that Israeli Prim...
Hungary's Prime Minister, Péter Magyar, took many people b...
The mediators in the Middle East conflict between the Unit...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Deputy Minister of Economy and Innovation, Enkelejd Musabe...
This Monday, one US dollar is bought for 81 lek and sold f...
In Golem and Durrës, the season seems dynamic: buses with ...
This Sunday, one US dollar is bought for 81 lek and sold f...