Second day of US-Ukraine negotiations after five hours of discussions in Berlin
Ukrainian President Volodymyr Zelensky and US envoys held ...

Parlamenti i Kroacisë, në seancën e 15 dhjetorit, miratoi Ligjin për ndërtimin e një qendre për menaxhimin e mbetjeve radioaktive në Tëgovska Gora.
Sipas Programit Kombëtar për zbatimin e Strategjisë për menaxhimin e mbetjeve radioaktive, burimeve të shfrytëzuara dhe karburantit bërthamor të harxhuar, të miratuar nga Qeveria e Kroacisë në fund të vitit 2018, Tërgovska Gora dhe kazerma Çerkezovac janë paraparë si lokacion për deponinë afatgjatë të këtyre mbetjeve.
Aty do të depozitohen mbetje radioaktive të nivelit të ulët dhe të mesëm nga centrali bërthamor Kërshko në Slloveni, si dhe mbetje radioaktive të gjeneruara në territorin e Kroacisë.
Lokacioni i depozitimit ndodhet rreth 800 metra në vijë ajrore nga kufiri me Bosnjë e Hercegovinën, dhe një kilometër nga burimi i ujit për komunën e Novi Gradit, nga i cili furnizohen me ujë afër 15 mijë banorë.
Autoritetet në Bosnjë e Hercegovinë kundërshtojnë hapjen e qendrës për menaxhimin e mbetjeve radioaktive, pasi vlerësojnë se ajo mund të rrezikojë jetën dhe shëndetin e banorëve në pellgun e lumit Una.
Ata gjithashtu vlerësojnë se do të rrezikohen 13 komuna në veriperëndim të Bosnjës, ku jetojnë afër 250 mijë banorë.
Pesë vjet më parë, Këshilli i Ministrave i Bosnjës miratoi vendimin për emërimin e një ekipi ekspertësh për monitorimin e gjendjes dhe aktivitetit lidhur me çështjen e deponimit të mbetjeve radioaktive dhe karburantit bërthamor të harxhuar në lokacionin Tërgovska Gora.
Detyra e tyre ishte të përgatisnin një analizë gjithëpërfshirëse profesionale të gjendjes dhe ndikimit të mundshëm të deponisë në këtë lokacion, si dhe të hartonin propozime për masa mbrojtëse për popullsinë në 13 komunat e Bosnjë e Hercegovinës në pellgun e lumit Una dhe për mbrojtjen e mjedisit.
Ndërkohë, Qeveria e Kroacisë, në arsyetimin e vendimit, theksoi se miratimi i ligjit është i domosdoshëm për përmbushjen e obligimeve ndaj Bashkimit Evropian dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, si dhe për të siguruar menaxhimin afatgjatë dhe të sigurt të mbetjeve radioaktive. /REL
Ukrainian President Volodymyr Zelensky and US envoys held ...
Legendary Hollywood director and actor Rob Reiner and his ...
Russian President Vladimir Putin issued a little-publicize...
Kili ka zgjedhur Jose Antonio Kast, të krahut të djathtë e...
US President Donald Trump's special envoy, Steve Witkoff, ...
A father and son are reported to be the perpetrators of th...
The Russian prosecutor's office has classified German broa...
Hamas's chief negotiator, Khalil Al-Hayya, said the killin...
Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i Ukrainës ka njoftuar s...
The death toll from today's attack on Bondi Beach in Austr...
The Greek Ministry of Infrastructure and Transport has ann...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Uk...
Five people have been arrested in Germany on suspicion of ...
At least 11 people were killed and nearly 30 others injure...
Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu has reacted with...
Thailand declared a curfew in its southeastern province of...
The morality police of the Taliban government in Afghanist...
Once part of the US strategic vision, today Kosovo barely ...
Hungarian Prime Minister Viktor Orbán's main challenger, P...
Të paktën 10 persona u vranë dhe rreth 18 të tjerë u plago...
Erion Isufi is the man known in the media as Lulzim Basha'...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A person has been arrested in connection with the assassin...
After two days of searching, the lifeless body of 37-year-...
7 Albanian, Paraguayan and Angolan citizens are arrested a...
Criminal proceedings have been initiated against 16 protes...
On Thursday, our country will be affected by stable weathe...
On Wednesday, our country will be affected by relatively s...
Meteorologist Tanja Porja shared some predictions today re...
The large regions of Northern Albania are experiencing a s...
Ukrainian drones struck a Moscow oil refinery for the seco...
Archaeologists believe they have discovered an earlier and...
Apple plans to raise the prices of its products as the cos...
The presidents of the US and Iran have signed an initial p...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
Net electricity production in the country reached 4.4 mill...
Albanian consumers have individual consumption per capita ...
In 2025, eight EU countries recorded a current individual ...