Skandali me dokumentet sekrete/ Kush po e saboton presidentin e SHBA-së?
Pyetja më intriguese këto ditë në SHBA është kjo: Kush do ...

Në të ardhmen qytetarët izraelitë do të mund të marrin më lehtë dhe më shpejt liçencën për të marrë armë të caktuara, ka bërë të ditur zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu natën e së dielës pas një takimi emergjent. Detajet për këtë nuk janë bërë të ditura. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu u bëri thirrje qytetarëve izraelitë të mos e marrin vetë në dorë ligjin, por të lenë ushtrinë, qeverinë dhe forcat e sigurisë të bëjnë punën.
Ata që mbështesin terrorin nuk do të marrin ndihma sociale

Në kabinetin qeveritar u vendos po ashtu të merren masa edhe kundër anëtarëve të familjeve të atentatorëve që mbështesin terrorin. Këtu do të bënte pjesë edhe shkurtimi i ndihmave sociale, si edhe heqja e mundësisë së shërbimeve shëndetësore. Nuk është e qartë se si do të verifikohet, nëse një person është mbështetës ao jo i terrorit. Përveç kësaj në kabinetin qeveritar u vendos që ushtria dhe policia të mbledhin armët ilegale. Hapa të tjerë si "forcimi i ngulimeve hebreje" u shty për një afat tjetër.
Kabineti qeveritar izraelit u mblodh për të diskutuar gjendjen në vend pas atentatit kundër vizitorëve të një sinagoge në Jeruzalemin lindor me shtatë të vdekur dhe sulmit me armë me dy të plagosur, po ashtu në Jeruzalemin lindor. Kryeministri izraelit, Netanjahu kishte bërë të ditur para takimit emergjent, se ai do t'u japë një përgjigje "të fortë" sulmeve të përgjakshme. Reagimi do të jetë i shpejtë dhe preçiz. "Ne nuk duam shkallëzimin e gjendjes, po jemi të përgatitur për çdo skenar".
Protesta kundër qeverisë së Netanjahut

Ndërkohë të shtunën në mbrëmje ka pasur protesta kundër qeverisë ultra të djathtë të Netanjahut. Protesta drejtohej kryesisht kundër planeve të qeverisë të reduktojë ndikimin e gjykatave. Planet e ministrit të Drejtësisë, Jariv Levin parashikojnë ndryshime për miratimin e ligjeve, kështu duhet të mjaftojë shumica në parlament për të miratuar ligje, edhe nëse Gjykata Kushtetuese më pare i ka shpallur si ligje që shkelin kushtetutën. Kampi ultra i djathtë religjioz kishte akuzuar edhe më parë gjykatën më të lartë se përzihet më shumë se duhet në vendimet politike.
Gjendja e sigurisë në Izrael dhe në zonat palestineze u ashpërsua jashtëzakonisht së fundmi. Në një sulm të forcave izraelite të sigurisë në një kamp refugjatësh në Dxhenin të enjten u vranë nëntë persona, sipas të dhënave palestineze. Kaq shumë të vdekur pas një misioni të tillë nuk ka pasur prej kohësh. Kurse organizata terroriste Hamas që sundon në Rripin e Gazës u shpreh pa e fshehur gëzimin pas atentatit në një sinagogë në Jeruzalemin lindor me disa të vdekur. Hamasi militant është shpallur nga Gjermania, BE, SHBA si edhe vende të tjera arabe si organizatë terroriste. Në Jordanin Perëndimor dhe Jeruzalemin lindor jetojnë më shumë se 600.000 persona në ngulimet izraelite. Palestinezët e pretendojnë këtë territor për shtetin e tyre të ardhshëm me pjesën lindore të Jeruzalemit si kryeqytet të tyre./DW
Pyetja më intriguese këto ditë në SHBA është kjo: Kush do ...
In politics, illogical actions usually have two explanatio...
Former President Donald Trump kicked off his 2024 preside...
According to customers and experts, tipping culture in the...
Fears of escalating violence between Israelis and Pale...
The former Bulgarian Prime Minister, Boyko Borisov, de...
Kur në fillim të muajit dhjetor Doris Weßels u fut për her...
Çekët po votojnë për të zgjedhur pasuesin e presidenti...
Një person i armatosur sulmoi të premten ambasadën e A...
Shtetet e Bashkuara së bashku me Gjermaninë dhe Britaninë ...
Policia e Kosovës tha të premten se persona të panjohur që...
Shtetet e Bashkuara thanë të premten se kanë sanksionu...
Rreth 80 tanke Leopard 2 të prodhimit gjerman do të dërgoh...
A senior German official said on Friday (January 27) t...
Polish Prime Minister Mateusz Morawiecki has said that Pol...
Rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Republikën Çeke...
Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Evropian për Veprim t...
Ndërsa korporatat e mëdha gjermane si Volkswagen ose BASF ...
After the arrest of an employee of the Federal Informa...
UN: Warning against hatred and racism Në nëntor 2005 ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
For 6 months now, CNA has been sending several letters to ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident occurred this evening in the village of Vranis...
An operation carried out by the National Police and the P...
The police have issued an official response regarding the ...
A serious accident has reportedly occurred on the Cërrik-M...
The latest report compiled by the European Transport Safet...
The Albanian woman is on average 2 years older than the Al...
The number of theft-related crimes has increased following...
Renowned doctor Shkëlqim Balili shared some important heal...
An outbreak of the parasitic infection Cyclosporiasis has ...
Kosovo has declared Serbian Minister Snezhana Paunovic an ...
European Commissioner for Enlargement, Marta Kos, has resp...
The disappearance of 20 tons of Emmental cheese on the ro...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
The number of foreign exchange offices declined in 2025, f...
In addition to the effect on the decline in demand for rea...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sol...
The tax administration has announced the completion of the...