
Olaf Sholc and the Russian Agency
In politics, illogical actions usually have two explanatio...
Pyetja më intriguese këto ditë në SHBA është kjo: Kush do që ta sabotonte garën e Xho Bajden për një mandat të dytë si presidenti? Ose më konkretisht: Kush ia tregoi historinë e dokumenteve të klasifikuara televizionit CBS News?
Mos harroni se ishte CBS dhe jo Shtëpia e Bardhë, e cila njoftoi më 9 janar se Prokurori i Përgjithshëm Merrik Garland kishte deleguar prokurorin e Çikagos të shqyrtonte dokumentet sekrete të gjetura në zyrën e vjetër të presidentit në “Penn Biden Center” në Uashington, dhe se në këtë çështje ishte përfshirë edhe FBI-ja.
CBS raportoi se zbulimi i dokumenteve të klasifikuara ndodhi më 2 nëntor të vitit të kaluar, pak ditë përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit dhe citoi, por nuk identifikoi dy burime që i treguan për hetimin që ka nisur. Detajet e ofruara nga ato burime ishin të paqarta, sepse nuk mund të identifikonin temat e dokumenteve të gjetura apo nivelin e tyre të klasifikimit.
Ajo që ata zbuluan është se materialet mbaheshin në një dollap të mbyllur, një detaj ky në favor të mbrojtjes së presidentin, duke i dhënë atij mundësinë të pretendojë se gjithsesi dokumentet ishin të sigurta nga sytë e kureshtarëve. Cilido që qëndronte pas daljes së këtij informacioni ka dashur që ta “plagosë” presidentin, por jo për vdekje.
A ndodhi kjo rrjedhje informacioni nga njerëz brenda Departamentit të Drejtësisë, të neveritur nga fakti që shkelja ligjore e presidentit Bajden po trajtohej me shumë delikatesë, ndërsa rezidenca e Donald Trump ishte kthyer përmbys nga një bastisje e FBI-së?
Apo sinjalizuesit ishin pjesëtarë të FBI-së, të irrituar nga ritmi i ngadaltë i hetimit të agjencisë së tyre mbi materialet kompromentuese të gjetura në laptopin personal të djalit të presidentit Hanter Bajden, një hetim që mund të sjellë rreziqe për sigurinë kombëtare dhe mund të çojë në një nismë për shkarkimin e presidentit?
Kjo nuk ka shumë gjasa, sepse nëse informacioni do të kishte ardhur nga organizatat e përfshira ose në fillimin e hetimit ose në hetimin që po vijon, ata do të kishin më shumë të dhëna për materialet e gjetura në dollap. Një teori alternative është se ka qenë dikush brenda Shtëpisë së Bardhë, që donte largimin e Xho Bajden nga gara presidenciale e vitit 2024.
Tek e fundit, Bajden ishte në prag të njoftimit zyrtar se do të kandidonte për një mandat të dytë. I nxitur nga rezultatet befasisht të favorshme gjatë zgjedhjeve të mesit të mandatit dhe një rritje e mëvonshme në sondazhe, presidenti po ndihej më i fuqishëm së më parë. Ai ishte i gatshëm të sfidonte sërish republikanët e MAGA (Make America Great Again), siç i quan ai, dhe të pretendonte një mandat të dytë.
Por të tjerë në partinë e tij mund të mos ishin dhe aq optimistë. Ata e dinin se paraqitja e dobët e republikanëve në zgjedhjet e nëntorit 2022 i detyrohej pjesërisht për shkak të vendimit të Gjykatës së Lartë “Roe vs Wade”, që motivoi shumë votuesit e së majtës por edhe sepse Donald Trump mbështeti disa kandidatë të dobët.
Në prag të zgjedhjeve të nëntorit, shumë demokratë zgjodhën të mos bënin fushatë me presidentin Bajden. Disa e panë të përshtatshme të lëviznin jashtë qytetit kur ai shfaqej në shtetet e tyre. Ata e dinin se ai nuk ishte votues. Por më pas situata për Bajden u përmirësua. Ai mori meritat për sukseset relative në ato zgjedhje - demokratët mbajtën shumicën në Senat dhe e humbën për pak mandate shumicën në Kongres.
Për shkak të ngadalësimit të rritjes ekonomike në Kinë dhe pakësimit të pamatur nga Bajden të Rezervës Strategjike të Naftës së vendit tonë, çmimet e naftës dhe benzinës ranë ndjeshëm, duke sjellë edhe rënien e inflacionit. Recesioni ekonomik i pritshëm, që ka të ngjarë të vijë nga rritja e normave të interesit nga Rezerva Federale, nuk ka ndodhur ende.
Pra javët e fundit, Bajden shijoi lajme relativisht në favor të tij dhe dukej gati të shfrytëzonte rasti për të rishpallur kandidaturën e tij. Sondazhet për të u përmirësuan nga katastrofike në të mjerueshme. Në këtë drejtim e ka ndihmuar edhe ecuria e bursave, që kanë fituar terren javët e fundit të vitit 2022.
Por sondazhet ishin në përgjithësi të qarta: 70 për qind e amerikanëve, përfshirë 57 për qind të demokratëve, nuk duan që Bajden të garojë për një mandat të dytë. Madje ata nuk duan as ri-kandidimin e Donald Trump. SHBA-ja është gati që të shohë përpara, drejt një brezi të ri udhëheqësish.
Por Xho Bajden nuk dëshiron të hapë rrugë. Ai është dukshëm i bezdisur që zhurma e skandalit me dokumentet sekrete po ia zbeh shkëlqimin që fitoi disi në zgjedhjet e mesit të mandatit, duke i thënë një gazetari javën e kaluar se “nuk është penduar” për çështjen e dokumenteve sekrete dhe se në to “nuk ka asgjë më rëndësi”.
Të tjerët, përfshirë shumë njerëz në partinë e tij, e shohin ndryshe këtë çështje. Shumë ligjvënës demokratë kanë bërë thirrje për një hetim të plotë të shkeljes së ligjit me mbajtjen privatisht të dokumenteve sekrete. Dhe kritikat po shtohen çdo ditë e më shumë. Senatorët Dik Darbin, Tim Kejn, Xho Mançin dhe Debi Stejbnau, janë ndër ata që e kanë qortuar presidentin për keqpërdorimin e dokumenteve sekrete.
Gjatë fundjavës së kaluar, edhe aleatja e tij e fortë, ish-kryetarja e Kongresit, Nensi Pelosi, refuzoi që t’i jepte Bajden dritën jeshile për të kandiduar sërish, duke deklaruar në një intervistë televizive se vendimi për këtë çështje i takon presidentit, gjë që vështirë se përbën një mbështetje të fortë.
E pyetur nga gazetarja e “New York Times” nëse “mosha e madhe është një faktor pozitiv për të?”, ish-kryetarja e Kongresit e pranoi që nuk ishte, edhe pse më pas e zbuti deklaratën duke shtuar se mosha është “diçka relative”. Vetë Nensi, 82 vjeçe, e di se çfarë duke thënë.
Skandali me dokumentet sekrete, ka shkaktuar një rënie tjetër në sondazhe për Bajden. Keqpërdorimi i kësaj situate, ka bërë që administrata e tij të duket e paaftë në sytë e publikut. Duke pasur parasysh një perspektivë ekonomike në përkeqësim, me shpenzimet e prodhimit, strehimit dhe shitjes me pakicë që janë në rënie sidomos në shtetet jugore, është e vështirë të shihet që mbështetja për presidentin do të përmirësohet së shpejti.
Ndërkohë, shumë demokratë janë në radhë për të kandiduar në zgjedhjet e vitit 2024. Gevin Njuzëm, J.B.Pricker, Kamala Herris, Pit Batigig dhe të tjerë shpresojnë që Bajden të mos synojë një mandat të dytë. Për të gjithë ata që duan të garojnë, skandali me dokumentet sekrete nuk mund të kishte ndodhur në një kohë më të mirë.
Në rast se Biden do të kishte shpallur ri-kandidimin, ata do të ishin frenuar nga frika se sfidimi i presidentit në zgjedhjet brenda partisë do të distanconte sidomos votuesit zezakë që janë besnikë ndaj Xho Bajden, pa të cilët asnjë demokrat nuk ka shanse të fitojë.
Nëse Bajden njofton se nuk do të kandidojë, të gjitha ata e kanë fushën e lirë. Gjithsesi kush e zbuloi sekretin e presidentit? Nuk e dimë, por demokratët kudo që ndodhen duhet të gëzohen, dhe jo më pak ata që janë të etur të zënë vendin e Xho Bajdenit.
In politics, illogical actions usually have two explanatio...
Former President Donald Trump kicked off his 2024 preside...
According to customers and experts, tipping culture in the...
Fears of escalating violence between Israelis and Pale...
The former Bulgarian Prime Minister, Boyko Borisov, de...
Kur në fillim të muajit dhjetor Doris Weßels u fut për her...
Çekët po votojnë për të zgjedhur pasuesin e presidenti...
Një person i armatosur sulmoi të premten ambasadën e A...
Shtetet e Bashkuara së bashku me Gjermaninë dhe Britaninë ...
Policia e Kosovës tha të premten se persona të panjohur që...
Shtetet e Bashkuara thanë të premten se kanë sanksionu...
Rreth 80 tanke Leopard 2 të prodhimit gjerman do të dërgoh...
A senior German official said on Friday (January 27) t...
Polish Prime Minister Mateusz Morawiecki has said that Pol...
Rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Republikën Çeke...
Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Evropian për Veprim t...
Ndërsa korporatat e mëdha gjermane si Volkswagen ose BASF ...
After the arrest of an employee of the Federal Informa...
UN: Warning against hatred and racism Në nëntor 2005 ...
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, njoftoi se Ma...
The affair of the incinerators also affected the media...
The Democratic Party denounced this Saturday that the Mini...
The village of Lin is one of the most picturesque in Alban...
The affair of the incinerators has not only gone throu...
In Albania, the reform of the judicial system dismissed ov...
The Institute of Political Studies has conducted an an...
The judge of the Court of Tirana, Lazër Sallaku, was d...
The High Prosecution Council accepted the proposal of the ...
The criminalistics expert, Ervin Karamuço, has made st...
An elderly woman fell into the Devoll river, just a few mi...
Three cult objects (teqe) have been stolen during the ...
The Tirana police arrested a 23-year-old man with the ...
Doctors warn that thousands of women are at risk from ...
This weekend, our country will be affected by stable w...
For today, our country will be affected by relatively ...
Adults, parents and teachers, you who have and are in cont...
The Kosovo Police, in the continuation of the implementati...
Pope Francis named 21 new cardinals in a ceremony in S...
A new analysis has identified the oldest sandals ever disc...
The Smithsonian National Zoo is organizing festive activit...
The writer and professor, Sadik Bejko, has given a message...
55 works of 42 Albanian painters that are part of the fund...
The much talked about film "In the Frame of Love", where t...
The well-known writer Besnik Mustafaj celebrates his 65th ...
Today, on September 30, 2023, the US dollar is bought ...
Sot, më 29 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...
The government this Thursday has approved the ratifica...
The new national strategy for Scientific Research, Tec...