Change can wait a little longer...
The emergence of new faces in politics is always good news...
The emergence of new faces in politics is always good news...

Ministrat e Bashkimit Evropian votuan në fillim të javës për t?i dhënë statusin e vendit kandidat për anëtarësim Bosnje Hercegovinës. Vendimi përfundimtar duhet të miratohet nga udhëheqësit e bllokut që takohen sot. Por banorët e Sarajevës kanë mëdyshjet e tyre duke marrë parasysh ngurrimin që kanë disa vende për zgjerimin e BE-së me anëtar të rinj.
Banorët e Sarajevës nuk janë tërësisht të bindur se vendi i tyre do të arrijë të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
?Nuk pres shumë nga anëtarësimi në BE. Serbia është kandidate që nga viti 2012, ndërsa Turqia ka qenë kandidate për 20, ose 30 vjet. Nuk shoh që ky status do të përmirësojë shumë jetën dhe standardin e njerëzve në vendin tonë?, tha Haris Szonlic, banor i Sarajevës.
Procesi për t'u bashkuar me BE-në mund të zgjasë shumë vite dhe përfshin negociata të vështira për përshtatjen e ligjeve të shteteve të veçanta me ato të BE-së.
Koha e gjatë e pritjes për anëtarësimin në BE është një tjetër arsye pse boshnjakët janë skeptikë.
?Nuk mendoj asgjë të veçantë për statusin e kandidatit. Mund të duhen 10, ose 15 vjet. Mendoj se është një gjë e mirë, por nuk varet nga ne, por nga politikanët tanë?, tha Drita Çausheviç Sarvan.
?Ka kohë që flitet për këtë, por nuk është bërë asgjë konkrete. Nuk e di nëse është në dorën e Evropës, apo të politikanëve tanë. Nuk mendoj se politikanët tanë bëjnë mjaftueshëm për ne?, vlerëson banori tjetër Nedim Dzananoviç.
Brenda bllokut evropian ekziston një hezitim për të zgjeruar BE-në me anëtarë të rinj. Vendi i fundit që iu bashkua bllokut evropian ishte Kroacia, në vitin 2013.
?Unë besoj se çdo banor i Bosnjës dhe Hercegovinës dëshiron të hyjë në BE për shkak të mundësive të mëdha, por për momentin mendoj se po na gënjejnë dhe se nuk e dimë se në çfarë faze jemi dhe cili është statusi i Bosnjë-Hercegovinës?, thotë më tej Nedim Dzananoviç.
Megjithë hezitimin, pushtimi rus i Ukrainës ka nxitur BE-në që t'i kushtojnë më shumë energji përmirësimit të marrëdhënieve me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë./ VOA
The President of Kosovo, Vjosa Osmani, gave her annual...
Inaugurating a road he peed his pants. It is about the Pre...
A 6.2-magnitude earthquake has struck off Taiwan's east co...
The "Reich Citizens" group, whose members were recently ar...
Protestat në Iran, të cilat kanë hyrë tashmë në muajin e t...
Germany has given the green light to the purchase of dozen...
At least three people are dead as a powerful winter storm ...
The statement of the American special envoy for the Wester...
Kosova ka synuar që t’iu bashkohet organizatave perëndimor...
Neither the new influx of refugees from Ukraine nor the ec...
Një gjykatë turke dënoi të mërkurën kryebashkiakun e S...
Experienced federal prosecutor Andrew Adams head...
The American envoy for the Western Balkans, Gabriel Es...
Shtetet e Bashkuara po përgatiten të dërgojnë sisteme të m...
Zyrtarët e Ukrainës thanë të mërkurën se Rusia sulmoi ...
Përfaqësuesit e Parlamentit dhe Këshillit Evropian kan...
Irani po akuzon Azerbajxhanin fqinj se po nxit pakicën...
Prokurorët amerikanë kanë paditur pesë rusë dhe dy sht...
Në një fjalim në parlamentin gjerman, kancelari Olaf S...
Kiev said on December 14 that it had secured the release o...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
For 6 months now, CNA has been sending several letters to ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
At around 07:10, the services of the Farka Police Station ...
On July 10 of this year, the Police Supervision Agency arr...
A scandalous and criminal case has been registered in Durr...
A 21-year-old man has been arrested by Shkodra Police afte...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Today, our country will remain under the influence of stab...
The latest report compiled by the European Transport Safet...
The Albanian woman is on average 2 years older than the Al...
In the Chamber of Deputies (Camera dei Deputati) in Rome, ...
US Secretary of State Marco Rubio has significantly escala...
The United States has launched a new wave of attacks on Ir...
The leader of the Democratic League of Kosovo, Lumir Abdix...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
Around 97,100 people are employed in regulated professions...
Albania continues to be the main destination for vacatione...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.1 lek an...
Beekeeping has expanded significantly in recent years, bec...