Stërvitjet turko-azere, paralajmërim për Iranin
Irani po akuzon Azerbajxhanin fqinj se po nxit pakicën...

Përfaqësuesit e Parlamentit dhe Këshillit Evropian kanë arritur të mërkurën marrëveshjen për liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Të mërkurën ekipet negociuese të Parlamentit dhe Këshillit arritën marrëveshjen e shumëpritur për liberalizimin e vizave për Kosovën”, thuhet në njoftimin për media të Parmantit Evropian.
Më 30 nëntor, ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së ishin pajtuar për t'i dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian.
“Heqja e vizave do të hyjë në fuqi kur sistemi evropian i udhëtimit, ETIAS, të jetë funksional, në çfarëdo rasti jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024”, thuhet në këtë njoftim.
ETIAS kërkon që qytetarët e huaj, të cilët udhëtojnë pa viza në territorin e BE-së, t'i regjistrojnë të dhënat e tyre në këtë sistem para udhëtimit.
Në emër të PE-së negociatat me Këshillin i ka zhvilluar raportuesi për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, holandezi Thijs Reuten.
“Më në fund qytetarët e Kosovës do të jenë në gjendje të udhëtojnë për pushime, vizita familjare apo për arsye biznesi në BE, pa pasur nevojë të aplikojnë për viza. Ky është një moment shumë i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të këtij vendi”, tha ai.
Video shpjeguese për procesin e liberalizimit të vizave
Tani marrëveshja duhet të votohet në Komisionin për liritë qytetare, drejtësi dhe çështje të brendshme (LIBE) në Parlamentin Evropian, e më pas edhe në seancën plenare. Pas kësaj konfirmohet nga Këshilli i BE-së.
Kjo marrëveshje konsiderohet sukses i Presidencës Çeke të Bashkimit Evropian.
Liberalizimi i vizave do t'u mundësojë qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë lirshëm në atë që njihet si zona Schengen, e që përbëhet prej 26 shtetesh evropiane.
Kosova, aktualisht, është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në këtë zonë.
Kjo, përkundër faktit se Komisioni Evropian, qysh në vitin 2018, ka konfirmuar disa herë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por kanë qenë disa vende anëtare që vazhdimisht kanë shprehur rezerva./ REL
Irani po akuzon Azerbajxhanin fqinj se po nxit pakicën...
Prokurorët amerikanë kanë paditur pesë rusë dhe dy sht...
Në një fjalim në parlamentin gjerman, kancelari Olaf S...
Kiev said on December 14 that it had secured the release o...
Nexhat Uglanin from the ranks of the Bosnian community was...
Një organizatë bamirëse për refugjatët ka dënuar qeverinë ...
Qatar has sent more than £260,000 in gifts, hospitality an...
The heads of state of Kosovo have signed the application f...
At least 3 people lost their lives and 43 others were save...
The envoy of the European Union for the Kosovo-Serbia dial...
Interior Secretary Suella Braverman said she is aware of a...
Iran looks set to be excluded from a United Nations women'...
Komisioni Kombëtar Shëndetësor i Kinës, duke filluar nga 1...
Brussels is still reeling from news over the weekend that ...
Shpërthime janë dëgjuar në qendër të kryeqytetit ukrainas ...
The suitcases get ready, the ticket is booked. To go from ...
Adrian Oku from Kavaja has come directly from Albania to l...
Common sense tells us that the Russia-Ukraine conflict mus...
A massive storm, with strong winds across the United S...
The European border protection agency, FRONTEX, is sup...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
For 6 months now, CNA has been sending several letters to ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
At around 07:10, the services of the Farka Police Station ...
On July 10 of this year, the Police Supervision Agency arr...
A scandalous and criminal case has been registered in Durr...
A 21-year-old man has been arrested by Shkodra Police afte...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Today, our country will remain under the influence of stab...
The latest report compiled by the European Transport Safet...
The Albanian woman is on average 2 years older than the Al...
In the Chamber of Deputies (Camera dei Deputati) in Rome, ...
US Secretary of State Marco Rubio has significantly escala...
The United States has launched a new wave of attacks on Ir...
The leader of the Democratic League of Kosovo, Lumir Abdix...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
Around 97,100 people are employed in regulated professions...
Albania continues to be the main destination for vacatione...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.1 lek an...
Beekeeping has expanded significantly in recent years, bec...