Tirana in the "Top 5" of the most unaffordable cities in Europe for buying a home
House prices have risen much faster than local incomes in ...
House prices have risen much faster than local incomes in ...

Marrëdhënia e Rusisë me Serbinë, një shtet në zemër të Ballkanit, do të përdoret thuajse me siguri për të rrezikuar sigurinë evropiane për të ardhmen e parashikueshme. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, një ish-politikan eurofil i shndërruar në një udhëheqës autokrat, vazhdon të çojë përpara përpjekjet destabilizuese të Rusisë në rajon.
Marrëdhënia e ngushtë e Rusisë me Serbinë, i jep mundësi Kremlinit të zhvillojë lidhje të ngushta me elementë nacionalistë në diasporën serbe në të gjithë Ballkanin, për të destabilizuar Kosovën, Bosnjen dhe shtetet e tjera properëndimore në rajon.
Pas shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë në vitet 1990, miliona serbë etnikë u gjendën në shtetet e ndryshme që dolën nga ai konflikt. Për pasojë, ndarjet etnike e përndjekin ende rajonin dhe e udhëheqin politikën e jashtme të Beogradit.
Beogradi vazhdon ta pretendojë Kosovën si pjesë të Serbisë, duke përmendur një pretendim historik për këtë territor dhe paligjshmërinë e supozuar të shpalljes së njëanshme të pavarësisë nga ana e Prishtinës. Duke shfrytëzuar lidhjet e thella kulturore me Serbinë, Moska i ofron Beogradit mbështetje jetike diplomatike dhe retorike për çështjet territoriale. Në këmbim, Serbia vepron si një “Kalë Troje” i Rusisë në Ballkan për të lehtësuar përhapjen e ndikimit rus në mesin e diasporës serbe në Ballkan.
Në perëndim të Serbisë, Rusia mban një marrëdhënie të ngushtë me Milorad Dodik, anëtarin serb të presidencës trepalëshe të Bosnjës. Me mbështetjen e Moskës, Dodik dhe entiteti autonom i Republikës Srpska të Bosnjës po krijojnë institucione qeverisëse rajonale që rivalizojnë ato të autoriteteve qendrore në Sarajevë.
Këto institucione variojnë nga një gjyqësor i veçantë, deri tek rindërtimi i forcave të armatosura të Republika Srpska. Dodik deklaroi më 6 qershor se Republika Srpska synon të shkëputet nga Bosnja. Në kundërpërgjigje, Gjermania njoftoi se do të vendosë për herë të parë në një dekadë trupa në Bosnje, duke përmendur paqëndrueshmërinë e ringjallur që buron nga situata e tensionuar në vend.
Kërcënimet e Dodik vazhdojnë ta destabilizojnë Bosnjen, dhe të vonojnë pranimin e vendit në institucionet perëndimore, gjë që e kënaq Moskën. Dodik u takua me presidentin rus Vladimir Putin më 18 qershor, duke ripohuar dëshirën e Republikës Srpska për të thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe për t’iu kundërvënë sanksioneve perëndimore kundër Rusisë.
Në atë takim, Putin shprehu vlerësimin e tij për përpjekjet e Dodik për të penguar Bosnjen të respektojë sanksionet perëndimore për shkak të luftës në Ukrainë. Mbështetja e Rusisë për diasporën serbe shtrihet deri në Kosovë, ku po vazhdon të vonojë zgjidhjen e mosmarrëveshjes serbo-kosovare.
Kjo mosmarrëveshje është shumë e rëndësishme për kuadrin aktual të udhëheqësve të politikës së jashtme të Rusisë. Për Putinin dhe të ngjashmit e tij, shkëputja e Kosovës nga Serbia nuk është një reflektim i vullnetit të popullit kosovar, por një përpjekje cinike e NATO-s për të shkatërruar Serbinë, një aleate të Rusisë.
Përveç kësaj, Putin përmend enkas “shpërfilljen” sipas tij të Perëndimit ndaj ligjit ndërkombëtar për çështjen e Kosovës, për të larguar vëmendjen nga aktivitetet dashakeqe të Rusisë brenda ish-republikave të Bashkimit Sovjetik.
Serbët e Kosovës bllokuan rrugët kryesore në veri të Kosovës më 31 korrik, për të protestuar ndaj përpjekjes së Prishtinës për t’i detyruar ata të zëvendësojnë targat e tyre serbe me ato të shtetit të Kosovës. Prishtina është shumë e ndjeshme në lidhje me përdorimin e targave të Serbisë nga serbët e Kosovës, pasi kjo është një shenjë e refuzimit të popullatës serbe për të legjitimuar shtetësinë e Kosovës.
Në mesin e protestave, serbët e Kosovës dhe policia kosovare u angazhuan në një përleshje të tensionuar më 31 korrik, e cila çoi edhe në shkëmbime me armë zjarri. Në kundërpërgjigje të tensioneve të shtuara etnike në Kosovë, zyrtarët serbë kërcënuan se do të hakmerren nëse qeveria e Kosovës vazhdon që të veprojë kundër dëshirës së serbëve të Kosovës.
Deputeti serb nga partia e Vuçiç, Vladimir Gjukanoviç, shkroi më 31 korrik në rrjetet sociale se Serbia “do të detyrohet të fillojë de-nazifikimin e Ballkanit”, duke iu referuar justifikimit të Rusisë për luftën e saj në Ukrainë.
Ndërsa situata po përshkallëzohej, Vuçiç u takua me Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe për të diskutuar opsionet e mundshme ushtarake, në përgjigje të “provokimeve” ndaj serbëve të Kosovës. Në përgjigje të këtij zhvillimi, Misioni i NATO-s në Kosovë, tha se do të ndërhynte nëse rrezikohej stabiliteti i vendit.
Në fund, qeveria e Kosovës pranoi kërkesën e serbëve, duke rënë dakord që të shtyjë për më vonë zbatimin e ligjit për ndalimin e targave serbe. Gjatë mosmarrëveshjes së Prishtinës me serbët e Kosovës, mediat ruse shkruan shumë artikuj që pretendonin se tensionet ishin faji i Perëndimi, ndërsa disa zyrtarë rusë shprehën mbështetjen e tyre për Serbinë.
Zëvendëskryetari i parë i Komitetit të Këshillit të Federatës për Çështjet Ndërkombëtare të Rusisë, Vladimir Dzhabarov tha më 1 gusht se Rusia mund ta ndihmojë Serbinë me mbështetje ushtarake nëse kjo do të ishte e nevojshme.
Mbështetja ruse për Serbinë do të vazhdojë ta inkurajojë Beogradin të vazhdojë qasjen e vet të ashpër për të marrë sa më shumë lëshime nga Kosova, duke e përkeqësuar kështu mjedisin e sigurisë. Në një farë mënyre, mbështetja e Rusisë për Beogradin gjatë gjithë konfliktit të saj me Kosovën e ka kthyer Serbinë në një “Rusi të vogël”, stabiliteti i brendshëm i së cilës është i lidhur me fitoret e politikës së jashtme.
Ashtu si Rusia, edhe rruga e Serbisë drejt demokracisë pengohet nga një autokraci e centralizuar që ka persekutuar figurat e opozitës dhe shtypin e lirë, dhe që ka vendosur tërësisht nën kontroll gjyqësorin. Për më tepër, mjedisi mediatik i Serbisë dominohet nga një grusht manjatësh pro Vuçiç, që u ngjajnë oligarkëve rusë që mbështesin regjimin e Putinit.
Si Rusia po ashtu edhe Serbia janë të zemëruara me “planet” e supozuara të Perëndimit kundër kombeve të tyre. Bazuar në këtë ankesë Rusia aneksoi ilegalisht Krimenë në vitin 2014 dhe nisi më 22 shkurt të këtij viti një pushtim të plotë të Ukrainës. Duke pasur parasysh vizitën e Vuçiç në Shtabin e Përgjithshëm të ushtrisë më 31 korrik, dhe postimin ogurzi të Gjukanoviç në Twitter, ndjenja militariste në mesin e zyrtarëve serbë në raport me Kosovën është dukshëm në rritje.
Përmes mbështetjes së Dodik në Bosnje dhe serbëve të Kosovës, Rusia tregoi me sukses aftësinë e saj për të shfrytëzuar ndarjet etnike ne synim ngrirjen dhe përshkallëzimin e konflikteve në Ballkan. Aktivitetet dashakeqe të Rusisë në Ballkan, po ia dalin ta nervozojnë Perëndimin dhe të ngadalësojnë demokratizimin në shtetet e prekura të rajonit.
Ndërsa Kremlini po kërkon mënyra për ta sulmuar Perëndimin, ndërhyrja e tij në Ballkan do të vazhdojë të shërbejë si një mundësi me rrezik të ulët dhe me shpërblim të lartë për Rusinë për të kërcënuar sigurinë e Evropës. Zyrtarët pro-rusë në Bosnjë dhe Serbi do të vazhdojnë të çojnë përpara interesat rajonale ruse në këmbim të mbështetjes diplomatike.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
To be a dictator you must have a special character. Having...
Turkey and Russia have more in common than one might think...
Writer Salman Rushdie is in hospital with serious injuries...
Nëse vazhdon trajektorja aktuale, miliarda dollarë në armë...
We may all have found ourselves in a situation where we ha...
Një gotë verë në ditë e mban larg mjekun, apo jo? Nga ...
Today, if a parent slaps their child in various parts of t...
To this day most people encounter robots in the pages of s...
Paraja nuk mund ta blejë lumturinë. Shumë nga ne e tho...
Kafeina është një stimulues i njohur. Por sipas një ekipi ...
Çarls Dikens Shkrimtari i njohur britanik me famë botër...
Mesfushori holandez, Frenki De Jong, është sulmuar nga tifoz...
For 3 decades, people have been bombarded with information...
In the common imagination of people, the transition from c...
The Flavian Amphitheater, known worldwide as the Colosseum...
Përgjatë historisë së saj, bota ka parë shumë figura me re...
When the Apollo 11 mission landed on the Moon, and Nei...
"Sticks and stones may break my bones, but words can n...
Although the bomb exploded, Hitler was still alive. Co...
Qeniet njerëzore, janë krijesat më inteligjente në planet....
Journalist Elton Qyno has made a complaint regarding the w...
After the first denunciation, the Plug show has continued ...
Today, CNA has published a complaint from residents of the...
A complaint from residents of the village of Gjashtë in Sa...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The Crime Investigation Specialists of the Shkodra Police ...
Tirana Police announce that 11 citizens have been identifi...
A police officer at Durres prison has been arrested in fla...
An accident occurred this afternoon on the Elbasan-Peqin a...
Today, mainly stable weather conditions. According to the...
Today, our country will be affected by almost the same met...
As climate change warms coastal waters in northern Europe,...
Today, our country will be affected by almost the same met...
A severe heatwave is expected to sweep across Central Euro...
At least 235 people have been killed and more than 4,300 i...
Is the Chancellor at a loss for words? What do experts say...
Multiple explosions are reported by foreign media in the U...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
This Friday, one US dollar is bought for 82.2 lek and sold...
Austria was the leading foreign investor in Albania in the...
Between 2015 and 2025, residential construction prices inc...
Oil prices have fallen to levels not seen since before the...