Safety for audiovisual media workers/ AMA holds roundtable discussion with journalists
The Audiovisual Media Authority held a roundtable discussi...

Nga të dhënat e dosjes hetimore, mësohet se i fundit që e pa gjallë Renisi rrëmbimin dhe më pas ekzekutimin e 23-vjeçarit Renis Dobra, trupi i të cilit u gjet në liqenin e Shkopetit, ishte një i afërm i tij i cili pavarësisht orëve të vona të mbrëmjes, dhe dritave të gjata të makinës që kishte ndaluar në anë të rrugës, arriti të shquajë makinën e Renisit, teksa ishte e ndaluar vetëm pak metra larg banesës së tij nga një tjetër automjet, nga ku në rrugë dalloheshin dy persona të panjohur për ta.
Që në momentin e parë ata i identifikuan si efektivë policie.
Por ndërsa u përpoqën të mësonin mbi arsyet e ndalimit të njeriut të tyre, njëri prej tyre në formë urdhërore u kërkoi vizitorëve të padëshirur në këtë skenë, që të largoheshin menjëherë nga aty.
Më datë 8 Korrik unë bashkë me gruan dhe familjen kemi qenë duke udhëtuar nga Burreli drejt fshatit Zenisht. Me të shkuar te vendi i quajtur Kroi i Sucit, unë pashë makinën e Renisit të ndaluar në anë të rrugës.
Ishin ndaluar dhe dy makina të tjera. Ndalova të pyes se çfarë kishte ndodhur. Por njëri nga personat më tha: ‘Vazhdo, vazhdo, largohu shpejt’, është shprehur kushëriri i viktimës.
Por edhe pse në pamje të parë dukej si një shoqërim i rëndomtë policie, të afërmit e Renis Dobras, dyshuan se diçka nuk shkonte te uniformat dhe mjetet me të cilët të ashtëquajturit efektivë të policisë kishin mbërritur pranë fshatit dhe kishin ndaluar automjetin e njeriut të tyre.
Për këtë arsye ata ngritën alarmin dhe lajmëruan menjëherë babain e 23-vjeçarit, që ndërkohë ishte marrë me makinë dhe ishte larguar gjithmonë në mendimin e parë të atyre që ishin të pranishëm në vendngjarje, në rajonin e policisë.
Prindërit e Renisit të cilët me të mësuar lajmin se i biri mund të ishte ndaluar nga policia, rendën nga fshati Zenisht ku banonin drejt komisariatit të policisë në Burrel, për të mësuar arsyet përse djali i tyre ishte shoqëruar në polici.
Por trokitja në derën e komisariatit, përkoi me një përgjigje aspak të pëlqyeshme për ta. Të cilët mësuan nga posta e policisë në fjalë se nuk kishte pasur asnjë shoqërim qoftë më herët apo në ato orë me gjeneralitetet e të riut, që familjarët pretendonin se ishte ndaluar nga policia.
Sigurisht që ky informacion do të ngrinte menjëherë alarmin si te familjarët por edhe te vetë policia se mund të ishin përballë një ngjarje me një sfond kriminal. Ashtu siç në të vërtetë u mësua në orët në vazhdim.
Ku i pari që rendi në kërkim të fatit të të birit, pa pritur që policia të plotësonte afatin 48 orësh të zhdukjes së një personi, do të ishte Rufati, babai i Renisit i cili po atë natë, pa pritur të agonte mëngjesi, u nis në ndjekje të gjurmëve se ku kishte përfunduar djali i tij.
Gjurmë të cilët e çuan fillimisht në shenjat e një frenimi të fortë në rrugë, që më pas përfundonin në Liqenin e Shkopetit, Aty ku të nesërmen, në një pjesë me bimësi në breg të liqenit, u gjet trupi i pajetë i të riut që ishte zhdukur vetëm një natë më parë, në rrethana të çuditshme, ndërsa automjeti tip ‘Benz’ me të cilin Renisi udhëtonte kishte përfunduar në ujë.
Por që tashmë dyshimet më të forta si nga të afërmit ashtu edhe nga policia, ishin se kishin të bënin me një rrëmbim dhe më pas ekzekutim. Një ngjarje kriminale, e cila me kalimin e orëve, duke u zbardhur dalëngadalë, filloi të bëhej gjithmonë e më shumë makabër.
Ku pavarësisht se në fillim u tha se kishin të bënin me një rrëmbim të organizuar nga njerëz të veshur me rroba policie, detajet e mëtejshme treguan se pasi ishte rrëmbyer, Renis Dobra ishte torturuar dhe më tej mbytur, për t’u hedhur më pas me automjetin e tij në Liqenin e Shkopetit.
Ndoshta me mendimin e autorëve se duke e hedhur në liqen, ngjarja mund të ishte shënuar si një aksident rrugor dhe kësisoj dekompozimi i trupit mund të fshihte edhe gjurmët e torturave në trupin e tij. Gjë që duket se është llogaritur gabim nga ata./ Në Shënjestër
The Audiovisual Media Authority held a roundtable discussi...
Analyst Mentor Kikia spoke today regarding the issue of fo...
The last unauthorized building in Theth will be demolished...
Lawyer Gentian Serjani raised the alarm today that the exp...
The Special Prosecution Office against Corruption and Orga...
Starting today, all services of the e-Albania platform wil...
Tuesday afternoon found the Astir neighborhood in Tirana d...
The national action to free up public spaces is continuing...
Prime Minister Edi Rama's warning that every dairy product...
At around 11:00 PM on Monday, July 14, CNA showed through ...
During the last 24 hours, 19 fires have been reported, of ...
Today, work continues on the demolition of the last unauth...
Former Minister Ilir Beqaj has been admitted to the Univer...
A group of residents from Mirdita headed towards Theth, in...
The Special Prosecution Office has filed an indictment aga...
This Tuesday, we are introducing you to some of the main h...
Analyst Fatos Lubonja spoke today about the beginnings of ...
Amid debates and clashes with the owners due to a court de...
Bites in children from poisonous animals this year have be...
Economy expert Brisida Shehaj reacted this Monday regardin...
The leader of the Democratic Party, Sali Berisha, denounce...
In January 2026, CNA published a series of documents and f...
Erion Isufi is the man known in the media as Lulzim Basha'...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident occurred today on the Lezhë-Milot highway,...
Tirana police have criminally prosecuted 27 people in conn...
A stabbing occurred today in the "Ali Demi" area of Tira...
A serious incident occurred this Friday in Tala, Lezha. A...
On Friday, our country will be affected by stable weather ...
On Thursday, our country will be affected by stable weathe...
On Wednesday, our country will be affected by relatively s...
Meteorologist Tanja Porja shared some predictions today re...
A strong diplomatic clash has erupted between the Presiden...
Israel and Hezbollah reached a ceasefire agreement on Frid...
Andy Burnham is no stranger to Labour Party leadership con...
A fire broke out this Friday at an elementary school in ce...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Urban development, transport, energy, forestry and agricul...
The Minister of Economy and Innovation, Delina Ibrahimaj, ...
The draft law proposed by the Ministry of Finance for a ne...
It is not only Albanian consumers who pay more than the Eu...