February 20, 1991/ 34 years since the toppling of the statue of dictator Enver Hoxha
Today marks 34 years since the toppling of the statue of f...

Në muajin shtator të vitit të kaluar, shtetasi Dritson Kurti u arrestua nga policia e Korçës pas njoftimit nga materniteti për një 13-vjeçare që kishte sjellë në jetë një foshnjë. Ndonëse e mitura dhe familja e saj deklaroi se nuk bëhej fjalë për abuzim seksual por për një martesë sipas traditës së komunitetit rom, prokuroria ka ngritur akuzën e veprës penale të nenit 100/2 që e dënon të akuzuarin me të paktën 25 vite burg.
Paraditen e sotme, familjarë të vajzës së mitur dhe përfaqësues të komunitetit rom kanë protestuar para Gjykatës së Korçës, duke bërë thirrje që të lirohet Dritson Kurti pasi sipas tyre, ai është martuar me konsensus me të miturën Adelajda Jonuzi, nga martesa e të cilëve erdhi në jetë një vajzë.
Vetë minorenia ka bërë thirrje për të liruar bashkëshortin e saj duke treguar se këto muaj për të kanë qenë shumë të vështira. Jonuzi tregon se Kurti mbante familjen dhe punonte ditë e natë për të siguruar të ardhura.
“Aman ju lutem më lironi burrin. Ai s’më ka marrë me zor, më ka marrë për të krijuar familje me mirëkuptimin e mamit dhe babit. Po e mbani kot, padrejtësisht. Ai rrugëve s’më ka nxjerrë mua. Dua të ma lironi. Prokuroria ka kërkuar 25 vite burg, çfarë ka bërë ai? Këto muaj kanë qenë shumë të vështira për mua. Gjyshja shkon në dyqan dhe merr borxh për të na sjellë për të ngrënë e për qumshtin e vajzës. Ai punonte dhe ditën dhe natën për të siguruar të ardhura”, ka thënë e mitura.
Gjyshja e Dritsonit ka kërkuar të drejtën e nipit të saj, duke treguar se me një pension prej 120 mijë lekësh të vjetra kujdeset për të edhe nusen minorene me foshnjën.
“Ai ishte kryefamiljar, punonte ditë e natë. E ëma ka ndërruar jetë dhe po e mbaj unë me një pension 120 mijë. Fëmija lindi mirë, nusja ishte mirë, kanë ardhur dhe donin të më merrnin nusen në befotrof bashkë me fëmijën. Dua të drejtën e nipit se jam plakë 73 vjeç e po e mbaj unë se s’ka njeri. Të vejë dorë qeveria, çfarë kemi bërë? E martuam me marrëveshje bashkë me familjen e vajzës”, u shpreh gjyshja e të arrestuarit.
Për përfaqësuesin e komunitetit rom, Dritsoni po mbahet në burg pa të drejtë për shkak se për këtë komunitet është traditë që të martohen të vegjël në moshë. Nëpërmjet kësaj proteste dhe fjalës në media, ai kërkon lirimin e Dritsonit.
“Dritson Kurtin që po e mbajnë në burg pa të drejtë dhe ne e kemi si traditë që na e kanë lënë pleqtë. Ne martohemi që në djep. I bëj me dije gjykatës e prokurorisë që djali të vejë në familje se kanë vajzë të porsalindur. E ëma i ka vdekur, i ati e ka braktisur prandaj ju lutem të mendojë për komunitetin rom që edhe statusin që e kemi që në 2001 që u miratua në parlament thotë “Komuniteti rom është i paarsimuar dhe martohen të vegjël””, u shpreh përfaqësuesi.
Protesta e sotme ka nisur prej qendrës së qytetit me një marshim deri te Gjykata e Korçës ku protestuesit kërkuan drejtësi për këtë rast. Ndonëse komuniteti rom e ka traditë martesën në moshë të vogël, ligji nuk parashikon asnjë masë lehtësuese por sipas nenit të vendosur për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur", Dritson Kurti rrezikon të dënohet me të paktën 25 vite burg./ CNA
Today marks 34 years since the toppling of the statue of f...
Zhvillohet në Gjykatën e Posaçme seanca paraprake për depu...
Tax authorities have frozen the accounts of the state-owne...
On the front page of the newspaper "Panorama" you will rea...
Safet Bajri, a well-known name in the police, due to his p...
The appeal has rejected Ajola Xoxa's complaint, leaving in...
After yesterday's operation in Shkodër by Renea in Shkodër...
The Special Prosecution Office has published its report fo...
Judge Ilirjana Olldashi appears to have withdrawn, she has...
Ajola Xoxa's mother has left the SPAK premises. Valbona X...
Ajola Xoxa's mother, Valbona Xoxa, appears before SPAK for...
CNA has secured footage of Mayor Erion Veliaj from the cag...
Expert Gent Progni has made a strong statement regarding t...
On the front page of the newspaper "Panorama" you will rea...
The European Union's external borders recorded more than 1...
The owner of ACTV television in the US, Albert Spahi, pass...
Yesterday, on the occasion of the 17th anniversary of Koso...
The "Challenge" hackathon was held on February 10, 12 and ...
Një protestë po zhvillohet te Ministria e Shëndetësisë për...
The Central Election Commission has shared important infor...
After the first denunciation, the Plug show has continued ...
Today, CNA has published a complaint from residents of the...
A complaint from residents of the village of Gjashtë in Sa...
A complaint to CNA also led to the publication of several ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A person was killed yesterday evening by his brother in th...
A serious accident occurred near the Milot bridge on the L...
A tragic event occurred this evening in the village of Ago...
A truck overturned today on the Librazhd-Prrenjas axis, in...
Today, our country will be affected by almost the same met...
As climate change warms coastal waters in northern Europe,...
Today, our country will be affected by almost the same met...
Turkish police said on Tuesday they had arrested more than...
NATO's five most powerful member states in Europe gathered...
Iceland's opposition leader, Gudrun Hafsteinsdottir, has s...
Wednesday's earthquake was the largest to hit Venezuela i...
A severe heat wave sweeping across Western Europe has brou...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
From Iceland to North Macedonia, consumer prices vary dram...
The Albanian government's forecasts for public investments...
This Thursday, one US dollar is bought for 82.3 lek and so...
In 2025, agriculture made a negative contribution to econo...