web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Study: Self-regulation of online media in Albania, an urgent need

2022-08-30 22:36:29, Aktualitet CNA
Study: Self-regulation of online media in Albania, an urgent need
Researcher Afrim Krasniqi

In Tirana, the Institute of Political Studies announced that a large part of the online media are violating human rights, during their activity in informality.

In a special study on this field, the Institute emphasizes that online media have denounced corruption, as well as brought more freedom of expression and information, but defamation or fake news are just as disturbing.

The Institute called for self-regulation of the online media, to avoid these violations of freedoms and rights with a normal and legal functioning of them.

Instituti i Studimeve Politike thekson në studim se mungesa e një rregullimi ligjor mbi funksionimin e mediave online, u ka dhënë atyre mundësinë për abuzim e shkelje të të drejtave të njeriut.

Krahas pjesëmarrësve privatë, autorët pohojnë se edhe forcat politike po e shpërdorojnë fuqinë e mediave online, për të cilat mungon transparenca mbi burimin e financimeve dhe të dhëna themelore mbi pronësinë.

Studiuesi i njohur Afrim Krasniqi, drejtues i këtij projekti, thotë se mediat shqiptare online nuk bëjnë gazetari profesionale, por shumica ngjajnë deri tani me mitingjet partiake të mbyllura në rrjetet sociale, dhe tribuna ku denigrimi dhe fyerjet përzjehen me denoncimet e korrupsionit.

“Nuk kemi të bëjmë me një gazetari mirrëfilli, se sa me nevojën për të shpërhtyer, dhe për t’i thënë gjërat në mënyrë publike. Kjo ka sjellë dobi pozitive, sepse denoncon skandale, ose mbush boshllëqet e informacioneve, që institucionet qendrore mund edhe t’i fshehin. Qytetari mund të marrë informacion të bollshëm për këdo në një vend të vogël si Shqipëria, për tenderat, për skandalet. Por nga ana tjetër, është rritur mundësia e abuzimit, sepse nuk ekzistojnë institucione dhe mekanizma, që të parandalojnë apo frenojnë fake news-in në Shqipëri, nuk ka mekanizma rregullatorë midis vet medias” - thotë zoti Krasniqi.

Mediat online kanë marrë një përhapje të gjerë në Shqipëri, por lidhur me to mungojnë të dhëna fillestare mbi redaktorët, pronarët dhe autorët, dhe kjo veprimtari në fshehtësi ka sjellë shtimin e gjuhës së urrejtjes, shpifjeve, lajmeve të rreme, të cilat askush nuk ka se ku të drejtohet për t’i përgënjeshtruar.

Autorët e studimit pohojnë se vetë-rregullimi i mediave online është nevojë e ngutshme, për të rritur profesionalizmin dhe përgjegjshmërinë e kësaj gazetarie, dhe këtë, më mirë se kushdo mund ta bëjë vet komuniteti i mediave, sepse qeveria u provua se ka një qasje shumë të ashpër ndaj kësaj çështjeje delikate.

Studiuesi Krasniqi thotë se parlamenti, drejtësia dhe qeveria kanë dhënë shumë shembuj për mungesë transparence, dhe si burime lajmesh të rreme, ndaj rregullimet mund t’i bëjnë vet gazetarët në përputhje me kërkesat dhe standartet e Bashkimit Europian.

“Qeveria e ka humbur betejën për transparencën dhe nuk plotëson premtimet e saj për llogaridhënie. Nëse qeveria do të ishte transparente dhe llogaridhënëse, historia do të ishte krejt tjetër dhe vendi nuk do të kishte nevojë për kaq shumë media dhe hapësira për abuzime dhe fake news do të ishte jashtëzakonisht e vogël. Qeveria është modeli i fake news-it në Shqipëri, përfshi edhe stacionin zyrtar që përdor kryeministri, i cili është modeli negativ i një media abuzuese të pushtetit, pa transparencë në financim, në organizim, apo në njoftimet që përcjell. Gjithë strukutrat e tjera kanë përpara këtë model negativ dhe nuk kanë një model pozitiv, që t’i referohen” - thotë zoti Krasniqi.

Online media appear in Albania without identification of authorship, the ISP study points out, and the right to freedom of expression is confronted with the duty to respect human liberties.

In the current situation, when it comes to several tens and hundreds of such media, it is difficult to assess the quality of journalism, the accuracy of information, fake news and responsibilities when human rights are violated.

This fog of informality, the authors claim, is being best used by economic and political groups for blackmail and privileges, which continue to keep Albanian society under harsh political rhetoric and minimal respect for different opinions./ VOA





Lajmet e fundit nga