web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

SPAK kontroll në banesën e kreut të ARRSH-së, çfarë iu sekuestrua

2024-02-23 13:03:00, Aktualitet CNA
SPAK kontroll në banesën e kreut të ARRSH-së,
Evis Berberi

Prokuroria e Posaçme ka nisur hetime pas dyshimet e shkeljes së barazisë në tendera në institucionin e Autoritetit Rrugor Shqiptar. 

CNA mëson se hetuesit e BKH-së kanë kryer kontrolle në banesën e kreut të ARRSH-së, Evis Berberi. Burimet bëjnë me dije se në banesë i janë gjetur zyrtarit të lartë, 13 mijë euro dhe 3 mijë paund. 

Ndërkohë hetuesit e BKH-së i kanë sekuestruar edhe telefonin Evis Berberit. 

Hetimet po ndiqen nga prokurori i SPAK, Dritan Prençi. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga SPAK në lidhje me këto hetime./CNA





Lajmet e fundit nga