
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur reagimit të fundit nga Byroja Kombëtare e Hetimit lidhur me një episod të ndodhur në Kryeministri. BKH në një reagim pak më herët deklaroi se hetuesit kanë zbatuar punën e tyre sipas rregullave të përcaktuara.
Ndërkohë në postimin e tij në “X”, Rama shprehet se ai në deklaratat që ka bërë nuk i ka kritikuar agjentët e BKH-së, për armëmbajtje pa leje, po për atë që ai e cilëson “padijen etike dhe ligjore që i shtyu të donin të hynin në kryeministri me armë”.
Sipas kreut të qeverisë, ky është një nga episodet ku agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit shfaqin mungesë shqetësuese etike dhe profesionale.
Reagimi i Ramës në “X”:
Qenka përgjigjur publikisht edhe BKH-ja ndaj njërit prej një sërë episodesh të mungesës së etikës profesionale të anëtarëve të asaj trupe, të cilin e ceka sot në podkastin FLASIM, duke folur për simptomat shqetësuese të sëmundjeve të vjetra në organizmat e drejtësisë së re!
Ata kanë cituar ligjin, sipas të cilit mund të mbajnë patllake, kur në fakt unë nuk i kritikova për armëmbajtje pa leje, po për padijen etike dhe ligjore që i shtyu të donin të hynin në kryeministri me patllake siç e thonë edhe vetë në deklaratë.
Sikur të ishte ky një rast i veçuar, padiskutim që nuk do ta kisha cekur në kuadër të qëndrimit të sotëm mbi simptomat e lartpërmendura, por fatkeqësisht ky ishte më i ëmbli i episodeve që munda të gjej, për trimoshat e BKH-së që shfaqin shpesh boshllëqe shqetësuese etike e profesionale - thënë kjo shumë ëmbëlsisht për këtë pjesë të problematikës së sëmundjeve të vjetra në organizmat e drejtësisë së re.
Gjithësesi, po e përsëris, ka ardhur koha e një reflektimi serioz, profesional dhe ndërinstitucional, për të ndarë beben e sapolindur të nga ujërat e pistë, në një proces historik ku duhet të garantojmë suksesin e Reformës në Drejtësi, duke garantuar medoemos pavarësinë e gjyqësorit, po ku po ashtu, nuk mundet kurrësesi të lejojmë që kura te bëhet problem më i madh se sëmundja, duke rrezikuar liritë e të drejtat dhe frymëmarrjen e administratës e të ekonomisë së vendit. /CNA
Qenka përgjigjur publikisht edhe BKH-ja ndaj njërit prej një sërë episodesh të mungesës së etikës profesionale të anëtarëve të asaj trupe, të cilin e ceka sot në podkastin FLASIM, duke folur për simptomat shqetësuese të sëmundjeve të vjetra në organizmat e drejtësisë së re!
— Edi Rama (@ediramaal) December 14, 2025
Ata…
After 40 days in prison, Alti Nallbati, brother of Democra...
The National Bureau of Investigation has reacted to the st...
Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në T...
The Archbishop of Tirana, Durrës and all of Albania, His B...
The parish of Shkodra has turned on the festive lights, br...
Prime Minister Edi Rama discussed a number of important issu...
Traffic on the Qafë Plloçë-Qukës axis continues normally a...
Prime Minister Edi Rama shared today an episode that occur...
Prime Minister Edi Rama shared his position today, followi...
Prime Minister Edi Rama has shared a message regarding the...
Prime Minister Edi Rama has expressed his highest apprecia...
The Kakavija-Ioannina axis will be partially blocked today...
Jamarbër Malltezi has shared an old document today, in whi...
This Albanian peninsula hides Byzantine mosaics, under a p...
Prime Minister Edi Rama has emphasized that the waste trea...
The reconstruction of the "Dhimitër Orgocka" Community Cul...
A large nationwide protest, in support of KLA fighters and...
35 years ago, Shkodra became the first city to topple the ...
The election of Endrit Shabani to the position of Ombudsma...
We are introducing you to the main newspaper headlines for...
A mountain of documents for a flagrant case, in the na...
The Democratic Party has denounced a tender held by the Hi...
Since the summer of 2020, the Mayor of Tirana, Erion Velia...
The leader of the Democratic Party, Sali Berisha, denounce...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Following intensive controls and work based on police inte...
A road accident was recorded on Saturday morning on the Le...
A serious incident is reported to have occurred today in G...
A fatal accident has been recorded on the Fier-Lushnjë hig...
Today our country will be affected by stable weather condi...
Albania is leading a painful demographic process that plac...
On Friday, our country will be affected by stable weather ...
On Thursday, our country will be affected by stable weathe...
US President Donald Trump announced in a post on the Truth...
A serious rail accident occurred today in Munich, Germany....
The Iranian Central Military Command, Khatam al-Anbiya, an...
Four months of war have fundamentally changed relations be...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
In the Balkans, few tourism markets are expanding at the p...
Demographic experts Ilir Gëdeshi and Russell King conclude...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.8 lek and so...
Urban development, transport, energy, forestry and agricul...